1.4 trilione $ te fshehura “offshore” nga Google, Apple dhe gjigante te tjere

Korporata gjigante amerikane, te tilla si Apple, Walmart dhe General Electric kane fshehur 1.4 trilione dollare ne parajsat fiskale.

Eshte organizata e bamiresise “Oxfam” qe ben nje denoncim te tille, pikerisht ne kohen kur skandali financiar i “Panama Papers” ka trazuar ujerat ne te gjithe boten.

Sipas organizates, nje shume e tille parash, me e larte se sa GDP-ja e Rusise, Korese se Jugut dhe Spanjes, ruhet ne nje rrjet hermetik prej 1,608 filialesh “offshore”.

“Oxfam” pretendon se raporti i titulluar “Broken at the Top” qe analizon te dhenat financiare te 50 prej kompanive me te medha amerikane, ishte nje ilustrim i metejshem i abuzimeve masive sistematike te sistemit global te taksave.

Gjiganti i teknologjise Apple, kompania e dyte me e madhe ne bote, kryeson listen me 181 miliarde dollare te fshehura ne tri filiale “offshore”.

Konglomerati General Electric, per te cilin organizata bamirese thote se ka marre 28 miliarde dollare nga taksapaguesit, pozicionohet ne vend te dyte me 119 miliarde dollare te fshehura ne 118 filiale te parajsave fiskale.

Me pas vjen Microsoft me 108 miliarde dollare.

Ne “Top 10” perfshihet gjithashtu gjiganti i farmaceutikes Pfizer dhe kompania Alphabet dhe Exxon Mobil e lidhur me Google.

Perdorimi i parajsave fiskale ka lejuar kompanite amerikane te reduktojne normat efektive te tatimit me 4 trilione, mes vitit 2008 dhe 2014.

Sipas organizates kjo i ka ndihmuar ato te shpenzojne miliarda ne nje ushtri lobistesh qe kerkojne me shume mbeshtetje nga shteti ne formen e kredive, paketave te shpetimit dhe garancive, te financuara nga taksapaguesit.

“Oxfam” vlereson se shmangia e taskave nga korporatat amerikane i ka kushtuar ekonomise boterore rreth 111 miliarde dollare ne vit.

/Telegrafi