1 bilete per ne finalen e Champions League ne Lisbone – 1 miniere ari

1 bilete per ne finalen e Champions League ne Lisbone – 1 miniere ari

Real madrid dhe Atletico mund te arrijne nje marreveshje per te nxjerre nje deklarate te perbashket ne pergjigje te nje situate te veshtire ku e gjejne veten se fundi, persa i perket numrit te biletave qe do te shperndahen per finalen e Champions League.

“Ne do te dukemi keq ne sy te pjesetareve, fansave dhe shperndaresve te biletave ne pergjithesi, si edhe ne syte e sponsorve dhe subjekteve zyrtare, pasi nuk mund te arrijme te plotesojme as 10% te kerkesave per biletat”

Kjo nuk eshte hera e pare, dhe ndoshta nuk do te jete as e fundit qe kjo situate krijohet, por rrethanat e jashtezakonshme ne kete rast, qe jane dy skuadra nga i njejti qytet ne finale, dhe do te luhet ne distance jo shume te larget, qe ben qe fansat e qytetit te arrijne ne destinacion me lire.

Te dyja klubet i kuptojne angazhimet zyrtare te UEFAs persa i perket edhe shoqatave te tjera futbollistike per nje veniment te tille, pa lene menjane sponsorat, por Real dhe Atletico nuk mund te fshehin frustrimin e tyre ne menyren sesi jane shperndare biletat.

“Duke mos luajtur ne nje stadium me kapacitet per me shume se 70.000 fansa, ben qe gjerat te veshtiresohen edhe me te teper pasi La Luz (ne foto) ka vetem 60.000 vende – 24.000 prej te cilave jane per UEFAn”, thone perfaqesuesit e dy klubeve. Te dyja palet kane qene ne Lisbone me shpresen se mund te siguronin disa qindra bileta me teper.