10 arsye pse Reali mund ta mposht Barcelonen ne El Clasico

Lidhur me artikullin:

Lojtaret e Real Madridit jane te bindur se rezultatet dhe paraqitjet pozitive do te rikthehen shume shpejte.

Rikthimi nga demtimi i Sergio Ramos dhe Luka Modric i kane dhene ekipit nje shtytje morale.
Me poshte mund t’i lexoni 10 arsyet se pse Reali mund te rikthehet ne formen me te mire dhe te mposhte Barcelonen ne El Clasico.

1. “Lideri brenda dhe jashte fushes, Sergio Ramos, eshte rikthyer.

As vet Ancelotti nuk e kishte imagjinuar se ekipi do ta ndjente kaq shume mungesen e Sergio Ramos. Sapo u demtua Ramos ekipi u poshterua ne Calderon, barazoi ndaj Villarreal dhe humbi ndaj Athletic Bilbaos deh Schalkes”.

2. “Pa asnje dyshim, Ramos dhe Pepe do te bashkohen perseri ne qender te mbrojtjes. Ata jane zgjedhja e pare ne mbrojtje. Tekniku italian ka besim tek Varane, edhe pse francezi nuk ka bere shume mire gjate kohes sa bashkelojtari i tij, Ramos ishte i demtuar”.

3. “Modric rikthehet me ekipin pas 4 muajve. Paraqitja e kroatit ne pjesen e dyte ishte lajmi me i mire ne ate humbjen turperuese kunder Schalkes. Modric pritet te luaje 60 minuta ndaj Levantes dhe nese çdo gje shkon mire, ai do ta ruaj vendin e tij ne El Classico”.

4. “Ndryshimi i sistemit do ta forcoje ekipin. Lojtaret deshirojne sistemin me solid 4-4-2. Ancelotti eshte i gatshem per ta bere kete ndryshim, veçanerisht ne El Classsico”.

5. “Lojtaret jane te bashkuar nen-urdhrat e Carlos. Arma me e forte per ta kaluar krizen neper te cilen po kalon Real Madridi eshte harmonia ndermjet lojtareve dhe trajnerit. Ekipi ka besimin e Ancelottit i cili beson se do te rikthehen ne me te miren e tyre”.

6. “James do te jete i gatshem per çerekfinalet e Liges se Kampioneve. Rikuperimi i tij eshte ne fazen e fundit dhe do te jete ne 100 %-shin e tij per çerekfinalet e Liges se Kampioneve”.

7. “Me rikthimin e lojtareve nga demtimi mundesia per zevendesime do te jete shume me e madhe, pra do te kete rritje opsioni ne stol. Ancelotti edhe njehere do te kete nje skuader me te balancuar dhe te plote”.

8. “Real Madridi nuk ka asnje ndeshje ne mesjave perpara ‘El Clásico’, ndersa Barcelona do te luaje te merkuren kunder Man City. Ancelotti do te kete ne dispozicion 3 dite me shume se homologu i tij, Luis Enrique per te pergatitur skuadren per super perballjen”.

9. “Pas shume diskutimeve, Ancelotti ka ende besim te Casillas”.

10. “Florentino Pérez ka kerkuar nga tifozet mbeshtetje. Lojtaret shpresojne se mesazhi i presidentit te kete ndikuar tek tifozet qe t`i zevendesojne vershellimat ne brohoritje”.

Burimi: Supersport.al