10 fakte interesante mbi diktatorin Stalin

Lidhur me artikullin:

Kryetari sovjetik (diktatori) Josif Visarionoviç Stalin pothuajse gjithmone ka qene objekt i miteve dhe i legjendave. Nen pushtetin e tij miliona ruse kane humbur jetet, madje edhe bashkepunetoret me te aferm te tij.

Stalini e ka shpikur thenien: “Nuk i besoj askujt, madje as vetes!”…

“Spastrimi” i tij i gjeneraleve ruse ka marre permasa aq te medha sa qe ne fillim te Luftes se Dyte Boterore kane mbetur veten disa komandante me pervoje ne krye te Armates se Kuqe. Ne vijim, lexoni dhjete fakte interesante mbi jeten (sekrete) te Stalinit…

Njeri i hekurt
Emri i Stalinit ka qene Josif Visarionoviç Xhugashvili Stalin . Ne vitin 1910 filloi te perdore emrin Stalin, qe ne perkthim fjale per fjale do te thote “njeri i hekurt”. Disa historiane konstatojne qe i biri i zdrukthetarit ka filluar te perdore kete emer per t’u larguar nga rrenjet e tij gjeorgjiane.

Teologjia dhe Stalini
Ndonese Stalini me vone kur u be kryetar i Rusise, ka qene ithtar i madh i ateizmit dhe i qendrimit antireligjioz te marksizmit, ka studiuar teologjine kur i eshte bashkuar levizjes revolucionare. E ema e tij ka deshiruar qe i biri te behej prift, sepse ajo zgjedhje e profesionit do te duhej ta nxirrte nga varferia dhe mjerimi. Djaloshi inteligjent Stalin ka marre burse te plote ne Universitetin Teologjik ne Tbilis, ne menyre qe me vone te hynte ne Kishen Ortodokse Ruse. Shpesh ka lexuar libra te Karl Marksit para se t’i bashkohej levizjes revolucionare.

stalin1

Stalini e ka pasur me te shkurter doren e majte
E ka pasur doren e majte me te shkurter se te djathten, mirepo kete gje me shkathtesi e ka fshehur ne portretet e tij zyrtare. Per dallim nga “Kaiseri”, deformimet e te cili ti kane shkaktuar veshtiresi gjate ecjes, Stalini kur i ka pasur 12 vjeç ka pesuar fatkeqesi me karroce kuajsh. Dora i eshte “drejtuar” me nje operacion te veshtire.

Arti ka qene vuajtje e tij e heshtur
Stalini shpesh ka vuajtur per shkak te pamjes se vet fizike. Ka qene i semure nga lia kur ka qene femije, andaj ka mbetur me shenja vragash tere jeten. Fotografite zyrtare te diktatorit kane qene te retushuara. Stalini ka vrare disa artiste te cilet e kane paraqitur shtrember ne pikturat e tyre.

Gjithmone i fundit ka qeshur
Ka ditur qe shpesh t’i eliminoje kundershtaret dhe njerezit e tij te cilet nuk i kane pelqyer. Ndonese shumica e krimeve, te cilat i ka bere Stalini kurre nuk jane hetuar, femrat dhe meshkujt, d.m.th. populli rus, jane zhdukur ne rrethana te pasqaruara. Shume me e tmerrshme eshte qe Stalini ka vrare njerez nga kenaqesia. P.sh., per te pastruar fushat e minuara, i ka derguar ushtaret e tij duke marshuar neper to – drejt ne vdekje. Dihet se nuk i ka lejuar rojtaret e vet qe te hyjne ne hapesirat e tij private. Nje dite, per t’i testuar rojtaret e vet, ka bertitur ne agoni, sikur ishte duke vdekur. Te gjithe rojtaret e tij personale, te cilet kane hyre ne dhomat e tij private, jane denuar me vdekje, sepse nuk i kane respektuar urdhrat e tij qe askush nuk guxon te hyje ne dhoma te tij. Kur Stalini vertet ka mbetur i paralizuar ne dhomen e tij, asnje nga truprojat nuk ka marre guximin te hynte ne lokalet private per t’i ofruar ndihme. Me vone ne dysheme te dhomes e ka gjetur Petar Lozgaçev, zevendeskomandant i Kuntsevit. Ka vdekur pas shtate ditesh.

Njeri i paqes
Edhe pse ne Perendim ka qene i njohur si tiran, Stalini ka qene i nominuar dy here per çmimin “Nobel” – ne vitet 1945 dhe 1948, sepse ka kontribuar ne perfundimin e Luftes se Dyte Boterore. Edhe pse nuk i eshte dhene çmimi “Nobel”, nderkombetarisht eshte i njohur. Per dallim nga Çerçili, i cili ka promovuar harmonine globale, Stalinin revista “Time” e ka shpallur person i vitit ne vitet 1939 dhe 1942.

stalin2Mbret i komunizmit
Shume ngjashem me tregimin “Dr. Frankeshtajn”, Stalini ka urdheruar shkencetaret ruse te fillojne te punojne ne hibridin e njeriut majmun. eshte cituar ne gazetat e Moskes: “Deshiroj qenie te pamposhtura njerezore, te pandjeshme ndaj dhembjes, te rezistueshme dhe indiferente ndaj cilesise se ushqimit qe e hane”. Majmunet antropoide te Stalinit eshte dashur te ndertonin rruge, hekurudha dhe te zhvillonin luftera. Eksperimentet i ka udhehequr Ilya Ivanov. Nuk ka pasur sukses dhe eshte internuar ne Kazakistan.

Genjeshtrat dhe statistikat
“Vdekja e nje njeriu eshte tragjedi, vdekja e miliona njerezve eshte statistike”. Logjika e ftohte e diktatorit eshte treguar me vetem nje fjali. Edhe pse ajo fjali i pershkruhet Stalinit, me meritori per te ka qene shkrimtari dhe pacifisti gjerman – Erik Maria Remark.

Filma kauboj
Stalini ka qene adhurues i madh i filmave kauboj amerikane. Shpesh ka organizuar shikime te perbashketa te filmave ne kinemane e tij private, ku gjithmone ka qene edhe perkthyesi i tij personal.

Sozite e Stalinit
Stalini ka qene goxha i ndergjegjshem per rivalet e tij. Armiqte politike kane qene shpesh te perjashtuar nga jeta politike. Mirepo, Stalini njehere ka bere leshim. Mikheil Gelovani ka qene njeri nder sozite te cilin Stalini e ka lejuar ta imitonte. Ne vitin 1938 Gelovani, aktor filmi me rrenje fisnikesh gjeorgjiane, aq shume i ka lene pershtypje Stalinit sa qe menjehere e ka angazhuar per sozi te tij.