10 fakte interesante per Perandorine Bizantine

Lidhur me artikullin:

Origjina e emrit, si lindi Perandoria dhe roli i fese ne ndarjen nga Roma dhe perandoret ilire.

Perandoria Bizantine ekzistoi per rreth 1125 vjet, dhe eshte nje nga perandorite me te medha te te gjitha koherave. Rruga e krijimit te saj filloi me te qenit kryeqytet i pjeses Lindore te Perandorise Romake, qyteti i Kostandinopojes – me pas Bizanti, dhe sot Stambolli – u be kryeqendra e nje shoqerie qe ruajti traditat greke dhe romake, nderkohe qe pjesa me e madhe e Perendimit kaloi ne Periudhen e Erret (e konsideruar si periudha e injorances, supersticionit dhe kaosit social). Perandoria Bizantine mbrojti trashegimine kulturore te Europes Perendimore deri ne zhdukjen e barbarizmit, kur me ne fund pjeset e çmuara greke dhe romake u hapen syte europianeve dhe hodhen bazat e Rilindjes. Shume historiane pranojne se nese Bizanti nuk do e kishte mbrojtur Europen, ajo do ishte sunduar nga pushtuesit islamike. Ne kete kendveshtrim sot po iu sjellim dhjete fakte te rralla nga historia e kesaj perandorie qe u drejtua edhe nga iliret.

Origjina e emrit te Perandorise

Origjina e Bizantit nuk eshte shume e qarte, por megjithate eshte pranuar versioni i njohur gjeresisht. Rreth vitit 660 Para Krishtit, nje qytetar grek, Bizas, nga qyteti Megara i Athines, u konsultua me orakullin Delfi. Bizas, kerkoi nje keshille se ku mund te themelonte nje koloni te re, duke qene se Greqia po mbipopullohej. Orakulli thjesht peshperiti, “perballe te verbrit”. Ai nuk e kuptoi mesazhin, por lundroi pergjate detit Aegean. Kur ai arriti ne Bosfor, ai kuptoi se çfare kishte dashur te thonte Orakulli. Duke pare qytetin grek te Kalkedonise, ai mendoi se banoret do kishin qene te verber, pasi nuk kishin vene pamjen e bukur qe ishte perballe anes se rruges. Keshtu ai themeloi kolonine e tij, dhe e quajti Bizantin sipas emrit te vet.

Gjeopolitika favorizuese e Bizantit

Bizanti kishte nje port te madh dhe shume vende peshkimi ne afersi te tij. Ai kishte nje pozicion strategjik ndermjet Detit te Zi dhe Detit Mesdhe, dhe shume shpejt u be nje port i rendesishem dhe qender tregtare, duke lidhur kontinentin e Europes me ate te Azise. Zaptimi, shkaterrimi dhe rigjenerimi u bene rregulla per qytetin. Ne 590 Para Krishtit, Bizanti u shkaterrua nga Persia. Me vone ai u rindertua nga Sparta. Nga 336 deri me 323 Para Krishtit, ai ishte nen kontrollin e gjeneralit grek, Aleksandri i Madh. Pas vdekjes se Aleksandrit te Madh, Bizanti me ne fund fitoi pavaresine e tij. Ne vitet ne vazhdim, pak para se te behej kryeqyteti i nje prej perandorive me te medha, ai u sulmua nga pushtues te shumte si Skifet, Keltet dhe sigurisht Romaket.

Lindja e Perandorise Bizantine

Pas vdekjes se Krishtit me 324, Kostandini i I, mposhti perandoret e Lindjes. Kostandini u be perandori i pare kristian i Perandorise Romake, edhe pse konvertimi i plote i romakeve ne kristiane nuk u be gjate udheheqjes se tij. Pa dyshim, gjate udheheqjes se tij, Krishterimi u be feja dominante e Perandorise. Keqardhja me e madhe e tij ishte qe nuk arriti te ndertonte nje Kishe te unifikuar kristiane. Megjithate, ndertimi i qytetit te Kostandinopojes ishte nje nga triumfet e tij me te medha. Nderkohe qe perandoret e vjeter greke dhe romake ndertuan shume qytete gjate mbreterimit te tyre, Kostandinopoja i kaloi ata ne permase dhe madheshti. Ai u be kryeqyteti i Perandorise Bizantine, duke sjelle lindjen e nje periudhe te re.

Shperberja e perandorise

Historianet sot, kane probleme ne percaktimin se cila ngjarje apo date shenon renien e Perandorise Romake. Nje nga perfundimet me te pranuara eshte se kur perandoria u nda ne dy pjese, nuk do ishte ne gjendje te fitonte serish lavdine e dikurshme. Ka akoma debate mbi fene e kohes, qe mendohet se ishte faktor vendimtar ne ndarjen e Perandorise Bizantine nga Roma Klasike. Theodhori I ishte perandori i fundit qe udhehoqi Perandorine Romake;ishte personi qe e ndau ate ne dy pjese, duke i dhene Romen (Perendimin) djalit te tij Honorius dhe Kostandinopojen (Lindjen) djalit tjeter Arkadius. Pjesa me klasike, perendimore, e Perandorise Romake u dobesua kur ajo u nda, nderkohe qe greket influencuan pjesen Lindore qe te zhvillonin aspektet orientale te kultures se tyre.

Periudha e Arte e Justinianit I

Nje nga kontributet me te njohura te Justinianit I (perandor me origjine nga Iliria ishte reformimi i ligjeve bizantine, i njohur si “Kodi i Justinianit”. Nen udheheqjen e tij Perandoria Bizantine lulezoi dhe perparoi ne shume aspekte. Justiniani fitoi pushtet dhe fame per ndertimet dhe arkitekturen e tij. Nje nga ndertesat e tij me te famshme ishte katedralja Hagia Sofia, e cila u ndertua ne 538 pas vdekjes se Krishtit. Ajo u be qendra e Kishes Ortodokse Greke per shume shekuj. Kjo katedrale madheshtore edhe sot gjendet ne Stamboll, dhe mbetet nje nga kishat me te medha dhe me madheshtore ne bote. Justiniani i madh i Ilirise gjithashtu inkurajoi krijimin e muzikes, artit dhe drames. Si nje ndertues i famshem, ai gjithashtu urdheroi ndertimin e rrugeve te reja, urave, kanaleve, banjove dhe shume puneve te tjera publike.

Mbizoterimi i elementit grek

Historianet pranojne se pas ardhjes ne fronin bizantin te Herakliut ne 610 pas vdekjes se Krishtit, Perandoria Bizantine u be kryesisht greke. Herakliu e beri greqishten gjuhen zyrtare te perandorise, dhe menjehere ajo u be gjuha me e folur e popullates bizantine. Perandoria Bizantine, duke patur origjinen ne Perandorine Lindore Romake, tashme evoluoi ne diçka te re, ndryshe nga paraardhesi i saj. Ne 650 pas vdekjes se Krishtit, vetem disa elemente te kultures romake mbeten se bashku me influencen dominuese greke. Sipas burimeve te ndryshme historike, nje pjese e madhe e popullates bizantine, nga 650 pas vdekjes se Krishtit dhe me tej kishte kulture greke. Per me teper, ushtria bizantine luftoi me teper sipas stilit antik te Athines dhe Spartes se sa te stilit romak.

Flota ushtarake e Bizantit perdor “zjarr grek”

Flota ushtarake e Bizantit ishte e para qe perdori lengje te djegshme ne betejat detare. Lengu hidhej ne anijet e kundershtareve duke perdorur sifone te medha qe ishin montuar ne pjesen e perparme te anijeve bizantine. Ai do shperthente sapo te vihej ne kontakt me ujin e detit dhe mund te shuhej me shume veshtiresi. Perberesit e “zjarrit grek” perzgjidheshin me kujdes, por historianet besojne se ai ishte nje perzierje vajguri, zifti, sulfuri, litiumi, kaliumi, natriumi metalik, fosfor kalçiumi dhe baze nafte. Kombe te tjera, menjehere pas kesaj, filluan te perdorin versione te ngjashme te kesaj arme, por fakti ishte se ky ishte nje mjet i rrezikshem edhe per trupat e tyre, duke bere qe te mos perdorej me si mjet ushtarak, rreth mesit te shek. XV.

Kuzhina bizantine

Kur degjojme termin “greko–romak” menjehere mendojme mbi kulturen, arkitekturen, filozofine apo lojerat olimpike, por jo per kuzhinen bizantine. Ajo perfshinte nje kombinim te praktikave greke me ato romake. Shijet e gatimit te Bizantit te fokusuara ne rajonet ku lulezoi helenizmi: djathe, fik, veze, vaj ulliri, arra, bajame, molle dhe dardha, ishin te gjitha elemente kryesore te ushqimit Bizantin, tradite e vendasve dhe te vleresuara nga aristokracia. Bizantet gjithashtu preferonin mjaltin, dhe e perdornin ate si embelsues, duke qene se nuk kishte sheqer. Perveç ketyre, perberesit e tyre plotesoheshin me perimet qe mblidhnin ne kopshtet e tyre. Edhe pse kemi pak informacion per kuzhinen bizantine, ushqimi grek dhe mesdhetar na jep idene se si ai mund te kete qene.

Ekonomia bizantine ishte me e fuqishmja ne Europe

Perandoria Bizantine ishte kryesisht e perbere nga qytete te vogla dhe porte detare qe kishin nje infrastrukture te zhvilluar. Prodhimi ishte shume i larte, dhe kishte nje rritje ne zoterimin e tokave. Bizantinet ndoqen nje stil jete kristiane qe lidhej me shtepine, ku grate ju dedikuan rritjes se femijeve. Gjithashtu kishte dhe vende te ndryshme publike ku burrat mund te pushonin ne kohen e lire. Nga 500 deri me 1200 pas vdekjes se Krishtit, Bizanti ishte kombi me i shendetshem ne Europe dhe Azine Perendimore. Standardet e tij te jeteses ishin te pakrahasueshme me asnje vend tjeter te Europes, dhe ishte sunduese e botes ne art, shkence, tregti dhe arkitekture. Mund te thuhet se “endrra Bizantine” ka ekzistuar shume perpara “endrres Amerikane”.

Perçarja e madhe

Nje pjese e historianeve pranojne se trashegimia me e madhe e perandorise ishte lindja e krishterimit ortodoks grek. Ai u krijua si nje pjese me vete e krishterimit pas “Perçarjes se Madhe” ndermjet Botes se Krishtere Lindore dhe Perendimore. Per shekuj me radhe ka patur dallime te medha fetare, kulturore dhe politike ndermjet kishave Lindore dhe Perendimore. Shume historiane deklarojne se feja ishte arsyeja kryesore pse kultura romake humbi influencen e saj mbi Perandorine Bizantine. Kulturalisht, greket e lindjes kane qene gjithmone me filozofike dhe mistike ne menyren e te menduarit; nderkohe qe latinet perendimore ishin me pragmatike. Keta faktore u bene kritike, kur me 1054 pas vdekjes se Krishtit Papa Leo IX ç’kisheroi Patriarkun e Kostandinopojes, qe ishte lideri i Kishes Ortodokse Greke