10 filmat qe do te shfaqen ne kinema dhe nuk duhen lene pa u pare

Lidhur me artikullin:

Shume filma te rinj do te shfaqen ne kinema ne kete fillim vit, te cilet pritet te zgjojne interesim te madh. Ne vazhdim ju sjellim nje liste me 10 prej filmave qe do te fillojne se shfaquri gjate muajit janar.

“The Hateful Eight”

“The Hateful Eight” eshte projekti i ri i regjisorit te njohur, Quentin Tarantino, i cili perbehet nga nje kaste aktoresh yje te Hollywoodit, te tille si: Samuel L. Jackson, Kurt Rusell, Jennifer Leight, Chaning Tatum, Tim Roth etj. Filmi i takon zhanrit Western, dhe e sjelle historine e nje grupit burrash te panjohur, te cilet i bashkon nje stuhi e rrezikshme. Filmi i cili ka zgjuar interesim te madh te publiku, dhe ka marre kritika te mira nga kritiket e filmit, ka filluar se shfaquri neper kinemate boterore nga 1 janari.

“The Revenant”

“The Revenant” eshte nje tjeter film i cili duhet shikuar patjeter. Regjine e ketij projekti e ka bere regjisori i shperblyer me Oscar, Alejandro Gonzalez Inarritu, si dhe ne rolin e protagonisteve vijne dy aktore shume te dashur per publikun, Leonardo DiCaprio dhe Tom Hardy. Filmi i takon zhanrit triler eshte xhiruar ne kushte te veshtira ne malet me debore te Kanadase dhe ne disa lokacione te Argjentines. Ai bazohet ne histori te vertete dhe flet per mbijetesen, duke e rrefyer historine e Hugh Glass-it, i cili braktiset ne mal nga shoket e tij te gjuetise, kjo pasi qe sulmohet brutalisht nga nje ari. “The Revenant” do te filloje se shfaquri neper kinema nga 8 janari.

“Anesthesia”

“Anesthesia” eshte nje tjeter projekt i ri i cili do te lansohet gjate janarit, dhe vjen ne regjine e skenaristit, regjisorit dhe aktorit Tim Blake Nelson. Filmi i cili i takon zhanrit drame, e rrefen historine e tmerrshme te vjedhjes brutale te nje profesori te Universitetit te Kolumbise. E ne rolet kryesore, ky film i sjelle aktoret Sam Waterson, Kristen Stewart, Glenn Close dhe Gretchen Mol.

“Anesthesia” do te filloje se shfaquri neper kinema nga 8 janari.

“The Benefactor”

Ka kohe qe ekranit te madh i ka munguar aktori veteran, Richard Gere, i cili kohet e fundit ishte fokusuar me shume ne angazhimet bamirese sesa ne karrieren e tij. Por ja qe me 15 janar do te lansohet filmi i tij i ri “The Benefactor”, i cili i takon zhanrit triler dhe vjen ne regjine e Andrew Renzi-t. Filmi e rrefen historine e nje çifti te sapomartuar, te portretizuar ne film nga aktoret Dakota Fanning dhe Theo James. Personazhi i Gere-t qe eshte nje pasanik filantropt, pas vdekjes se nje çifti si pasoje e nje aksidenti me veture, vendos ta ndihmoje me te holla vajzen e tyre shtatzene dhe bashkeshortin e saj. Filmi pritet te pelqehet shume nga publiku dhe te shenoje suksese ne arkat filmike boterore.

“13 Hours: The Secret Soldiers of Benghazi”

“13 Hours: The Secret Soldiers of Benghazi” titullohet nje tjeter film i cili duhet shikuar gjate ketij muaji. Ai vjen i realizuar nga regjisori i njohur boteror, Michael Bay, dhe e sjelle historine e gjashte anetareve te nje grupi te sigurise, te cilet e mbrojne me çdo kusht Konsullaten Amerikane ne Bengazi, nga sulmet e militanteve islamike. Ne rolin e protagonisteve vijne aktoret, John Krasinski, Pablo Schreiber dhe Max Martini, ndersa filmi do te filloj se shfaquri neper kinema nga 15 janari.

“The 5th Wave”

I gjashti ne kete liste eshte filmi “The 5th Wave” me regji te J Blakeson-it. Filmi i cili i takon zhanrit fantastik shkencore, e rrefen historine e nje vajze te re, e cila me çdo kusht mundohet ta shpetoje vellane e saj te vogel ne nje bote te pushtuar nga jashtetokesoret.

Ne rolin e protagonisteve ne kete projekt vinen aktoret Chloe Grace Moretz dhe Nick Robinson. “The 5th Wave” do te filloje se shfaquri neper kinema nga 22 janari.

“Dirty Grandpa”

“Dirty Grandpa” eshte nje tjeter film i cili vlen te shikohet gjate ketij muaji. Ai i takon zhanrit komedi dhe vjen ne regji te Dan Mazer-it, nderkaq ne rolin e protagonisteve i sjelle aktoret, Roberto De Niro dhe Zac Effron. Ngjarja e filmit shtjellohet rreth nje djaloshi i cili eshte ne prag te marteses, por e gjen veten te obliguar ta dergoje gjyshin e tij aventurist ne nje udhetim per ne Floride.

Dhe keshtu gjate rruges ata perjetojne momente te shumta qesharake. “Dirty Grandpa” do te filloje se shfaquri neper kinema nga 22 janari.

“Jane got a Gun”

“Jane got a Gun” titullohet filmi i cili mori 3 vjet per t’u realizuar. Ai ne rolin e protagonistes se sjell aktoren shume te dashur Hollywoodiane, Natalie Portman, e cila e portretizon nje femer qe detyrohet ta luftoje nje grup problematikesh, te udhehequr nga aktori Ewan McGregor. Pritet te shihet nese ia ka vlejtur te pritet 3 vjet per realizimin e ketij projekti, me te filluar se shfaquri neper kinema me 29 janar.

“Kung Fu Panda 3”

Femijet dhe te rinjte do t’i kenaqe filmi “Kung Fu Panda 3”. Panda i njohur rikthehet serish ne ekran te madh, me nje tjeter aventure, dhe si gjithnje ne shoqerine e miqve te tij luftetare. Ky film i cili ia ka edhe dy vazhdime te meparshme, ka shenuar suksese te kenaqshme ne arkat filmike boterore, dhe nje gje e tille pritet te perseritet serish. “Kung Fu Panda 3” do te filloj se shfaquri neper kinema nga 29 janari.

“The Finest Hours”

Top dhjeteshen e kesaj liste e ploteson filmit “The Finest Hours”, me regji te Craig Gillespie. Ky film i cili fokusohet ne nje ngjarje tragjike ne oqean, ne rolet e protagonisteve i sjell aktoret yje te Hollywoodit, si: Chris Pine, Casey Affleck, Ben Foster, Erik Bana dhe Holliday Granger. “The Finest Hours” do te filloje se shfaquri per publikun mbareboteror nga 29 janari.

Pra per te gjithe ju qe jeni adhurues te filmave, do te kete lansime te larmishme gjate muajit janar, duke filluar nga filmat fantastik- shkencore, drame, triler, komedi dhe filma te animuar.