10 shkencetaret me te keqinj ne historine e njerezimit

Lidhur me artikullin:

Pergjate te gjithe koherave, shkencetare te nje shkolle apo nje shkolle tjeter kane kontribuar me risite dhe shpikjet e tyre ne boten e mjekesise, alkimise, kimise, fizikes e keshtu me radhe. Shumica e ketyre dhuratave qe ata i kene bere botes, kane qene jashtezakonisht shume te dobishme dhe ato kane krijuar kushtet e domsodoshem per perparime me te medha ne fushen perkatese. Megjithate, ashtu si ndodh shpesh, medalja ka edhe nje tjeter ane… nje ane shume me gjememadhe dhe egoiste, e cila ne nje fare menyre perdredh deri edhe vete mendjet e shkencetare, duke i bere ata qe te deshirojne te shkaktojne me shume deme, sesa te ndihmojne. Shpeshhere, mendjet e medha te shkences kane besuar se te keqiat qe ata prodhone jane ne fakt nje gje e mire, dhe eshte pikerisht kjo, qe i ben me se te marre keta lloj njerezish.

Ja dhjete prej mendjeve shkencore me diabolike

PARAKELSI – 1493-1541
Kontributet e Parakelsit ne toksikologji bazoheshin ne pjesen derrmuese te tyre ne astrologji dhe ai eshte me se i famshem, per faktin se i ka ofruar komunitetit nje game te gjere idesh dhe risish shume te dobishme. Megjithate, pavaresisht gjithe dobive, mendohet se ai eshte gjithashtu njeriu qe krijoi Homunculet, ose njerezit e vegjel, te cilet nuk ishin me shume se 30 centimetra te gjate dhe kryenin veprime qe ishin shume te ngjashme me ato te Golemeve. Thuhet se krijesat e tij u larguan pasi u vune te gjithe bashke ne kundershtim te njeriut qe i krijoi. Krijimi i homunculusit u krye duke perdorur pjese qeniesh njerezore, duke perfshire spermatozoide dhe floke.

DR. J. ROBERT OPPENHEIMER – 1904-1967
I vene ne krye te Projektit Manhatan, pikerisht grupit pergjegjes per krijimin dhe perdorimin e bombes atomike, Dr. Oppenheimer ishte nje fizikan berthamor brilant. Oppenheimer thoshte se ai ishte “nje anetar i çdo lloj organizate te Frontit Komunist ne bregun perendimor te Amerikes”, nje njeri qe ishte anetar me tesere i Botes se Popujve, nje organ i Partise Komuniste dhe ai me vone ka deshmuar se “une kam qene i lidhur me levizjen komuniste”. Ai pretendonte se kish mbetur i tmerruar nga rezultatet e punes se projektit. Nje bashkepunetor i tij ne projekt, Viktor Vaiskopf ka thene: “Ai nuk e drejtonte projektin qe nga zyra kryesore. Ai ishte intelektualisht, e madje edhe fizikisht i pranishem ne çdo hap vendimtar qe ndermerrej. Ai ishte i pranishem ne laboratore ose ne sallat e seminareve, atehere kur kryheshin matjet per nje efekt te ri, apo kur niste e konceptohej nje ide e re. Jo se ai kontribuonte me kaq shume idera apo sugjerime; ndonjehere edhe e bente kete gje, por ndikimi i tij kryesor vinte nga diçka tjeter. Ishte prania e tij e vazhdueshme dhe intensive e cila shkaktonte nje ndjesi pjesemarrjeje tek te gjithe ne te tjeret; ajo krijonte tek ne ate atmosfere unike entuziasmi dhe sfide, qe perhapej ne vendin ku punonim gjate te gjithe kohes.

ALFRED NOBEL 1833-1897
Duke zbuluar perdorimin e nitroglicerines ne shpikjen e tij te dinamitit, Nobeli i dha botes per here te pare mundesine e perdorimit ne menyre masive te eksploziveve vdekjeprures. Duke vrare ne fillim vellane e tij Emil si dhe shume te tjere ne nje fabrike pas nje aksidenti me lenden shperthyese, ne te ardhmen numri i viktimave qe shpikja e tij do te shkaktonte, do te arrinte ne qindra dhe ne mijera. Me vone, ai perdori pasurine e madhe qe erdhi prej punes se tij per te financuar Çmimin e pervitshem Nobel, gje qe ka larguar disi vemendjen e njerezve nga shpikja e tij. Dhe nje prej arsyeve perse vendosi te financoje Çmimin Nobel, ishte se ai kishte lexuar nekrologjine e tij (e cila ishte botuar gabimisht, ne nje kohe kur ai ende nuk kishte vdekur) ne te cilen Alfred Nobelin e quanin “Tregtari i Vdekjes”.

TROFIM LYSENKO
Nderkohe qe eksperimentet e tij nuk rezultuan ne vdekje njerezish ne mase, Lysenko duhet qe te vendoset ne kete liste per shkak te mungeses se ndershmerise se tij, ne fushen e shkences gje qe ne fund e ktheu Bashkimin Sovjetik disa dekada prapa ne kohe, sa i perket kerkimeve. Lysenko ishte Drejtor i Institutit te Gjenetikes dhe ishte i specializuar ne kerkime ne fushen e bujqesise. Ai kishte nje zakon qe raportonte vetem per sukseset. Rezultatet e tij bazoheshin ne mostra jashtezakonisht shume te vogla, te dhena te pasakta dhe ne nje mungese thuajse totale te grupeve te kontrollit. Nuk mund te kete asnje dyshim se asnjehere ne historine e njerezimit, nuk ka patur abuzim me te madh ne emer te shkences, se sa ai i Lysenkos. Ja nje citim i tij: “Me qellim qe te arrish nje rezultat te caktuar, duhet qe patjeter te deshirosh te arrish saktesisht ate rezultat; nese deshiron te arrish nje rezultat te caktuar, mos ki asnje dyshim qe do ta arrish… mua me nevojiten vetem ata njerez me te cilet arrij rezultatet qe dua”. Me sa duket, zoteria thjeshte donte te paguante faturat…

DR. JACK KEVORKIAN 1928
Kevorkian njihet me se shumti per faktin se u be avokat i idese qe nje pacient qe ndodhej ne grahmat e fundit kishte te drejte qe te vdiste permes nje vetevrasjes te ndihmuar nga mjeku dhe ai ka deklaruar se ka asistuar 130 paciente per te arritur kete qellim. I burgosur ne vitin 1999, ai kreu tete nga denimi i tij me 25 vite burgim per vrasje te shkalles se dyte pas helmimit ne vitin 1998 te Thomas Youk, 52 vjeç, nga Oakland County ne Michigan. Gjykatesi qe e denoi tha: “Ju ishit i detyruar nga vendimi i nje gjykate si tjeter kur kryhet kete krim, ju nuk ishit i licencuar qe te praktikonit mjekesine kur kyet kete krim dhe ju nuk kishit qene i licencuar per tete vjet. Dhe ju patet guximin qe te dilni ne televizionin kombetar, t’i tregonit botes se çfare kishit bere dhe te sfidonit sistemin ligjor qe t’ju ndalte. Epo, zoteri, konsiderojeni veten te ndalur tani”.

PJESETAR TE STUDIMIT TUSKEGEE
Per dyzete vite ne periudhen mes 1932 dhe 1972, Sherbimi Publik Shendetesor ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kreu nje eksperiment mbi 399 burra me ngjyre (shumica e te cileve ishin korres te varferuar dhe me nje arsim te manget) te cilet ndodheshin ne fazat e vonshme te Sifilizit. Thelbi i eksperimentit ishte qe te grumbulloheshin te dhena gjate semundjes, kur kjo lihej e patrajtuar nga mjeket. Ata qe po kryenin studimin e kuptuan qe ne fillim se subjektet qe do t’i nenshtroheshin testimit do te ofronin pjesen me te madhe te informacionit te dobishem ne formen e autopsive, keshtu qe u be kujdes shume i madh per te garantuar qe subjektet e testimit nuk do te merrnin kurim mjekesor askund. Programi u ndal ne menyre te menjehershme ne vitin 1972, atehere kur ekzistenca e tij u be publike nga gazeta e perditshme Washington Star. Do te ishte e lehte qe te injorohej kjo gje thjeshte si nje rast racizmi nga nje institucion publik, por nuk eshte keshtu: Projekti mbeshtetej dhe organizohej ne menyre entuziaste nga Instituti Tuskeegee, nje kolegj historikisht per zezake, dhe shume prej pjesetareve kryesore, shkencetare dhe asistente te tyre ishin edhe vete me ngjyre.

JOHANN KONRAD DIPPEL 1673-1734
Dippel u lind ne Keshtjellen Frankenshtain dhe sipas shume zerave ai ka qene edhe frymezimi per doktorin e lig te shkrimtarit Shelley. Nje gje e tille eshte e diskutueshme, por ajo çfare nuk eshte e diskutueshme eshte fakti qe ky doktor brilant kreu viviseksione me shume subjekte. Duke punuar me nitroglicerine ai shkaterroi nje kulle, por edhe dalloi perdorimin mjekesor te saj. Thuhet se ai ka kryer edhe eksperimente shume te tmerrshem brenda kesaj kulle me te ashtuquajturat “kufoma”. Ndonese detajet reale te ketyre eksperimenteve nuk jane konfirmuar asnjehere, ka zera se ne veprimet e tij ai bente perpjekje per te transferuar shpirtin e njeres kufome, tek nje tjeter. Eshte interesant fakti qe nje prej kontributeve te tij me te medha per boten ishte vaji i kafsheve (vaji i Dippel: nje nenprodukt i azotit qe sherben per distilimin destruktiv te mbetjeve te kockave), qe njihet pergjithesisht si nje produkt vaze i bluse Prusiante – bojes ngjyre blu me kosto te ulet, e cila perdoret edhe sot e kesaj dite nga artistet; me pare, keto kane qene jashtezakonisht shume te shtrenjta per t’u krijuar.

DR. SIGMUND RASCHER 1909-1945
Rascher ishte nje shkencetar i neveritshem gjate kohes se perdorimit prej nazisteve te kampeve te perqendrimit gjate Luftes se Dyte Boterore. Eksperimentet e urryer te Rascherit ne kampin e perqendrimit ne Dachau perfshinin kerkime mbi hipotermine, ne te cilen 300 subjekte testimi perdoreshin kunder vullnetit te tyre (nje e treta e tyre u zhduken) ne eksperimente te nivelit te larte te malaries dhe mjekimit te saj. Ne Dachau, Rascher nisi te prodhoje edhe kapsulat standarde te cianidit, te cilat mund te gelltiteshin lehtesisht, qofte ne menyre te qellimshme e qofte aksidentalisht. Ironikisht, me vone nje prej miqve te Rascherit, Himmler do te kryente vetevrasje duke perdorur pikerisht njeren prej tyre.

DR. JOSEPH MENGELE 1911-1979
Mengele fitoi fame kryesisht per faktin se ishte nje prej mjekeve te SS i cili mbikeqyrte perzgjedhjen e ngarkesave qe mberrinin me te burgosur, duke vendosur se kush duhej vrare dhe kush duhej te shnderrohej ne nje punetor qe kryente pune te detyruar, si dhe per kryerjen e eksperimenteve ne qender te te cleve ishin te burgosurit e kampeve. Keta te fundit e therrisnin Mengelen Engjelli i Vdekjes. Ne shume raste ai i vriste subjektet e testimeve thjeshte per qellimin qe me pas te ishte ne gjendje te kryente vezhgime ne kufomen e tyre.

SHIR ISHII 1892-1959
Ishii ishte nje mikrobiolog dhe lejtnant gjeneral ne Njesine 731, nje njesi luftimesh biologjike ne Ushtrine Perandorake Japoneze gjate luftes se dyte sino japoneze. Ai kishte lindur ne ish krahinen Shibajama ne Distriktin Sanbu te Prefektures Chiba, dhe kishte studiuar per mjekesi ne Universitetin Perandorak te Kiotos. Ne vitin 1932, ai nisi eksperimentet e tij paraprake ne luften biologjike, si nje projekt i fshehte i ushtrise japoneze. Ne vitin 1936, u krijua Njesia 731. Ishii ndertoi nje kompleks shume te madh – me shume se 150 ndertesa te shtrira ne nje siperfaqe gjashte kilometra – jashte qytetit te Harbin, ne Kine. Disa prej krimeve te shumte te kryer ngha Ishii dhe te tjere nen komanden e tij ne Njesine 731 perfshijne: viviseksion i njerezve te gjalle (duke perfshire gra shtatzena qe kishin mbetur me barre prej doktoreve), te burgosurve u priteshin gjymtyret dhe me pas keto u ngjiteshin ne pjese te tjera te trupit, disa te burgosurve u ngrinin disa pjese te trupit dhe me pas ua shkrinin per te studiuar gangrenen e patrajtuar, qe rezultonte nga keto lloje eksperimentesh. Qeniet njerezore perdoreshin gjithashtu si raste testimesh te qenieve te gjalla per granata dhe flakehedhes. Per te studiuar efektet e semundjeve te transmetueshme, te burgosurit meshkuj dhe femra infektoheshin qellimisht me sifiliz dhe gonorre, permes perdhunimit dhe me pas studioheshin. Pasi iu ofrua imunitet nga Autoritetet Amerikane Pushtuese ne fundin e luftes, Ishii nuk beri asnje dite burgim per krimet e tij dhe vdiq ne moshen 67 vjeçare nga kanceri ne fyt.