105 Vjetori i Pullës së Parë Shqiptare

 

Aktiviteteve të shumta që po zhvillohen në Shqipëri, me rastin e vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, do t’i bashkohet edhe Posta Shqiptare, e cila në datën 5 Maj 2018, ora 19:00, në sallën Atrium të Muzeut Kombëtar, do të festojë 105- vjetorin e emetimit të pullës së parë shqiptare.

Posta Shqiptare sh.a, me atributin e institucionit, i cili ka ekskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit të pullës postare, i dedikon vitit të Skënderbeut një pullë me simbolikën e Tij.

Pulla postare konsiderohet si dëshmitarja më besnike e historisë së një vendi, që shërben si simbolikë kombëtare për çdo situatë politike dhe ekonomike të saj.

Aktivitetet do të zgjasin tre ditë, duke filluar nga data 3-5 Maj 2018, të cilat do të përfshijnë ekspozitën e pullave dhe eventin.

Ekspozita e pullave postare shqiptare do të hapet në datën 3 Maj, ora 18:00, ku ju ftojmë të merrni pjesë për ta vizituar, ndërsa në datën 5 Maj organizohet eventi i rëndësisë së veçantë.

Më poshtë do të gjeni agjendën e plotë të aktivitetit që do të organizohet më 5 Maj 2018:

  • Ora 19:00 – Hapja e aktivitetit.
  • Fjala hapëse e Administratorit z.Laert Duraj mbi strategjinë e zhvillimit 2018-2022 të Postës Shqiptare.
  • Ora 19:30 – Fjala përshëndetëse e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë z Arben Ahmetaj.
  • Ora 19:45 – Fjala përshëndetëse e Kryeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama.
  • Ora 20:00 – Dokumentari artistik “Historia e Pullës Shqiptare, si dëshmitarja më besnike e historisë shqiptare”.
  • Ora 20:30 – Koncert, Kuartet Violinë nga Ina Kosturi.
  • Ora 21:00 – Happy Hour – Posta Shqiptare Staf & Partners