12 fakte interesante mbi nje nga shtetet me te medha ne Bote, Kanada

Kanadaja eshte nje prej ekonomive me te zhvilluara, nje prej vendeve me te pastra dhe, nje prej shteteve me standardin me te larte jetesor ne bote. Po ashtu, Kanadaja – shteti i dyte me i madh ne bote – eshte nder vendet me te preferuara per turistet.
Por, sa dini ju per Kanadane? T’ju ndihmojme pak. Ne vijim ju sjellim 12 fakte te pabesueshme per ekonomine, kulturen, pasurine dhe konsumin ne kete vend madheshtor.

1. Kanadaja kampion ne prodhimin e shurupit te panjes

Kanadaja prodhon aq shume shurup panje – sa qe, sasia vjetore e tij do te mjaftonte te mbusheshin 14 pishina olimpike. 9,486 milione gallone te ketij shurupi jane prodhuar vetem ne vitin 2014

2. Quebec, “Arabia Saudite e shurupit”

Quebec mbulon 71% te tregut boteror te shurupit te panjes. Madje, revista prestigjioze “The Economist”, e ka quajtur ate, “Arabia Saudite e shurupit”.

3. Ne Kanada gjerat peshojne me pak se ne pjeset tjera te botes

Ne Gjirin Hudson ne Kanada, graviteti eshte me ulet se ne pjeset tjera te globit. Keshtu, nese nje person 68 kilogramesh matet ne kete gji – do te peshoje disa grame me pak se ne pjeset tjera te botes.

4. Kanadaja ka 348 milione hektare pyje

Pyjet e Kanadase do te mund te mbulonin Japonine, Italine, Kamboxhian, Nikaraguan, Francen, Gjermanine, Ganen, Kamerunin, Suedine, Korene e Jugut, Uruguain dhe Mbreterine e Bashkuar.

5. Qindra aksidente me dreret

Reth 500-600 aksidente te goditjes se drereve me mjete motorike raportohen çdo vit ne ishullin Newfoundland te Kanadase – ku ka dhe me se shumti drere ne bote. Pese deri ne dhjete aksidente i takojne grupit te aksidenteve serioze, nderkaq shenohet dhe 1 vdekje ne vit.

6. Emri Kanada ka lindur nga nje keqkuptim gjuhesor

Ne vitin 1536, eksploruesi francez, Jacques Cartier, i kishte keqkuptuar pjesetaret e fisit Iroquois – te cilet vendbanimeve te tyre u thoshin “kanata”, qe ne fakt ishin fshatrat e tyre, ndersa ai kishte menduar se ashtu quhej treva ku ata jetonin.

7. Rezervat gjigante te naftes

Rezervat e naftes se paperpunuar ne Kanada zene siperfaqe qe mund te krahasohet me 26,100 ndertesa “Empire State Buildings”, ne New York. Kanadaja ka 172 miliarde barele te naftes se papaperpunuar – qe eshte sasia e trete me e madhe ne bote.

8. 15 % e kanadezeve vizitojne zinxhirin e kafeve “Tim Hortons” çdo dite

Tim Hortons shet rreth 2 miliarde filxhana te kafese ne vit, respektivisht 8 nga 10 te shitura ne total.

9. 75% e kanadezeve jetojne ne zonen 100 mile larg kufirit me SHBA

Kanadaja eshte nje prej vendeve me se paku te populluara ne bote. Pjesa veriore e saj eshte pothuajse e pabanuar per shkak te temperaturave te uleta.

10. Me shume njerez jetojne ne Kaliforni te SHBA-ve se ne gjithe Kanadane

Edhe pse Kanadaja ka siperfaqe me te madhe se SHBA-te – ajo numeron 36 milione banore, nderkaq vetem ne Kaliforni jetojne 39.14 milione banore. (SHBA-te ne total kane 324 milione banore)

11. Kanadaja ka qytetin e katert me te madh ne bote ku flitet gjuha frenge

Tre qytetet me te medha ne bote ku flitet gjuha frenge jane: Parisi (France), Kinshasa (Republika Demokratike e Kongos) dhe Abixhani (Bregu i Fildishte). Menjehere pas tyre vjen Montreali, ne Kanada, me 4 milione banore.

12. Kanadaja ka nje park nacional qe eshte me i madh se Zvicra

Parku nacional “Wood Buffalo”, ne Alberta, ka siperfaqe prej 44,807 km katrore, ndersa Zvicra 41,284 km katrore.