125 Shkencetare: “Lojerat Olimpike duhen shtyre ose zhvendosur ne nje qytet tjeter”

Lidhur me artikullin:

Zhvillimi i Lojerave Olimpike, Rio 2016 duhet te shtyhet, ose per te vazhduar sipas programit, duhet te ndryshojne vendin e organizimit. Ky eshte apeli i 125 shkencetareve, sipas te cileve rrezikohet perhapja e epidemise nga virusi Zika.

Por, Organizata Boterore e Shendetesise e hodhi poshte kerkesen e paraqitur nga shkencetaret. “Ne situaten aktuale te virusit Zika, qe qarkullon ne thuajse 60 vende te botes, nuk ekziston asnje justifikim rreth shendetit publik, qe Lojerat Olimpike te shtyhen apo te mos zhvillohen”, shkruante ne nje deklarate Agjencia e Kombeve te Bashkuara.

Ne letren e adresuar per drejtoren e pergjithshme OBSH-se, Margaret Chan, shkencetaret eksperte per shendetin publik, thane se nuk eshte etike qe Olimpiada te zhvillohet sipas parashikimeve, perballe nje rreziku kaq te lart te infeksioneve.

Zhvillimi i evenimentit ne Rio te Brazilit u cilesua nje rrezik i panevojshem per 500 mije turistet nga e gjithe bota qe do te jene te pranishem ne Lojera.

Kthimi i tyre ne vendet e origjines nga Brazili mund ti vendose shtetet e ndryshme perballe rrezikut te perhapjes se virusit Zika. Por, sipas Organizates Boterore te Shendetesise, menyra me e mire per te ulur rrezikun eshte qe te ndiqen keshillat e udhetimit per shendetin publik.

Sipas OBSH-se, grate shtatezena nuk duhet te udhetojne drejt zonave ku virusi po perhapet, duke perfshire edhe Rio de Janeiro-n, ndersa te gjithe turistet duhet te marrin çdo mase te nevojshme per te evituar qe te pickohen nga mushkonjat.