13 euro per ne BE?

BE-ja do t’i intensifikoje ne menyre masive kontrollet ne kufi. Kush do te udhetoje,. duhet te regjistrohet ose te aplikoje per vize. Qellimi eshte per me shume siguri. Por qytetaret e BE-se nuk do te regjistrohen.

Australia e ka prej kohesh ndersa SHBA-ja qe nga viti 2007. Fjala eshte per nje sistem elektronik per udhetaret, qe nuk kane nevoje per vize. Kete sistem do ta aplikoje tani edhe BE-ja, per te kontrolluar me mire se kush hyn e del ne kufijte e saj.

Ne SHBA sistemi i regjistrimit elektronik permes internetit quhet “ESTA”. Ne Evrope ai do te emertohet “ETIAS” (European Travel Information and Authorisation System). Komisioni i BE- se nderkohe po provon ne nje studim fizibiliteti, se si “ETIAS” mund te instalohet ne qindra aeroporte dhe kalime kufitare te BE-se. Ne fund te vitit do te nise procesi i hartimit te ligjit.

Ngjashem si ne sistemin amerikan, udhetaret qe nuk kane nevoje per vize ne BE, duhet te regjistrohen ne internet. Per kete, ashtu si ne SHBA, do te aplikohet nje pagese, qe sipas te dhenave te nepunesve te BE-se mund te jete rreth 13-50 Euro. Nga rreth 30 milione udhetare nga vendet jo anetare te BE-se qe kane nevoje per vize, keto te ardhura do te jene te konsiderueshme nga 390 milione deri ne 1,5 miliarde euro ne vit.

Numri i njerezve qe nuk kane nevoje per vize, por megjithate duhet te paguajne tarifen e “hyrjes”, vitin e ardhshem mund te rritet ndjeshem. Miliona britanike, qe pas BREXIT-it do te vijne ne BE per pushime ose me sherbim pune, duhet te paguajne per t’u regjistruar ne sistemin “ETIAS”. Po ashtu edhe udhetaret nga Turqia apo Ukraina, ne rast se BE-ja do t’u garantoje atyre qarkullimin pa viza.

“ETIAS” eshte vetem nje komponent i nje iniciative ne shkalle te gjere te Komisionit te BE-se, per te siguruar kufijte e jashtem pas sulmeve terroriste dhe migracionit te pakontrolluar te vitit te kaluar. Zemra e ketij sistemi te ri per sigurimin e kufijve do te jete sistemi i regjistrimit te te gjitha hyrje-daljeve te udhetareve ne BE nga vende jo anetare. I ashtuquajturi rrjeti “EES” duhet te vendoset deri ne fund te vitit. Nderkohe jane duke u perpunuar detajet teknike.

Nga viti 2020 çdo hyrje-dalje ne BE do te regjistrohet ne nje banke te dhenash. Njekohesisht duhet te verifikohet vlefshmeria e pasaportave dhe e vizave. Perveç kesaj do te kete edhe nje pyetesor te rregullt, te ashtuquajturin “Schengen-Informations-System” (SIS), ne te cilin do te regjistrohen te dhena per hetimet dhe rreziqet e mundshme terroriste. Do t’i jepet fund kesisoj edhe ekzistences se nje sere bankash europiane te te dhenave, premtoi komisari pergjegjes i BE-se Dimitris Avramopoulos javen e kaluar ne Parlamentin Europian ne Strazburg. Te dhenat per hyrje-daljet do te ruhen per pese vjet. Aktivistet e mbrojtjes se te dhenave e kritikuan sistemin e planifikuar si nje “tumor te dhenash”.

Derisa te vihen ne funksion keto sisteme te reja do te duhen te pakten kater vjet qe te instalohen skaneret dhe bankat e te dhenave.

Ky artikull u publikua se pari tek www.businessmag.al