14 mije dollare per nje telefon te sigurise teper te larte!

Nje telefon i zgjuar per perdorim specifik dhe me nje çmim marramendes. Behet fjale per “Solarin”, telefonin e prodhuar nga kompania me e re britanike “Sirin Labs”.

“Solarin” eshte i pajisur me nje proçesor Snapdragon 810 me 2Ghz shpejtesi dhe 8 berthama, 4 GB RAM, 128 GB memorie te brendshme, 5 antena me shpejtesi te larte interneti, kamere 23.8 mega piksele. Telefoni eshte i veshur me lekure italiane te cilesise se larte dhe ka sensore me shenja gishtat, te personalizuar.

14-mijë-dollarë-për-një-telefon-të-sigurisë-tepër-të-lartë-businessmag

 

Telefoni eshte hedhur tashme ne treg me çmimin e çmendur 14 mije dollare. Kompania thote se aparati ofron siguri te nivelit ushtarak. Ky telefon u sugjerohet biznesmeneve te cilet kane sekrete per te ruajtur.

Megjithese kane qene te shumta kritikat sa i perket dizajnit, deri ne tallje ne rrjetet sociale, celulari ka ngjallur besimin dhe ka terhequr investues qe kane ofruar 72 milione dollare per zhvillimin e metejshem te tij.

/Techsot.al