4-BROOKLYN BRIDGE. Perfunduar ne 1883, Brooklyn Bridge lidh Manhattan dhe Brooklyn mbi lumin East. Per disa vjet, ishte ura me e gjate ne bote dhe ishte bere nje pike e famshme referimi per Nju Jork.Ura ka nje vendkalim te gjere e te hapur per kembesoret dhe çiklisteve. Ky vendkalim merr nje rendesi te veçante ne kohe te veshtira kur mjetet e zakonshme te kalimit te lumit Lindor jane te padisponueshem si ka ndodhur gjate disa nderprerjeve si dhe pas sulmeve te 11 shtatorit, 2001

15 urat me te bukura ne bote. Mrekullite inxhinerike qe jane kthyer ne monumente

Gjate gjithe koherave, njeriu ka perdorur arkitekturen per te mbushur boshlleqet mes pengesave fizike, me qellim te ofrimit te nje pasazhu te lehte. Shumica e ketyre urave jane konsideruar si monumente dhe jane nje pjese jetike e infrastrukturave te rajoneve ne bote. Disa jane bere edhe ikona e qytetit per shkak te ndikimit te tyre aftesive inxhinierike. Si ura me e njohur e botes eshte Golden Gate Bridge. Kjo ure lidh Oqeanin Paqsor me Gjirin e San Françiskos. Projektuesi i saj eshte Joseph Baermann Strauss, e ndertuar midis viteve 1933-1937. Gjatesia e ures eshte 2 737 metra, lartesia 227 m mbi uje dhe gjeresia 27 m. Kur u inaugurua, Golden Gate Bridge ishte ura e varur, mbi uje, me e madhe e botes, nderkohe qe u kthye ne simbol te qytetit te San Françiskos. Perfundimi i ures u be ne prill te 1937 dhe me 27 maj ajo u hap per kalimtaret, ndersa nje dite me vone Presidenti Roosevelt nga Uashingtoni permes nje pulsanti zyrtarizoi levizjen e trafikut, qe prej asaj dite nuk eshte ndalur kurre. Duke qene e vetmja rruge per te dale nga San Françisko drejt veriut, ura eshte pjese si e U.S. Route 101, ashtu edhe California State Route 1 dhe ne nje dite normale pershkohet nga 120 mije automjete. Ka 6 korsi dhe trotuar per çdo ane. Sa i perket kembesoreve, ata lejohen prej ores 5 :00 te mengjesit deri me 21:00 te mbremjet gjate muajve maj deri ne tetor, ndersa muajt e tjere orari reduktohet prej ores 5:00 deri me 18.30. Hapja dhe mbyllja e ures behet automatikisht. Çiklistet po ashtu levizin ne trotuare duke u dhene prioritet kalimtareve, ndersa Skateboard nuk lejohen. Golden Gate Bridge eshte shpallur nga the American Society of Civil Engineers si nje nga Mrekullite e Botes Moderne, ndersa nga Frommer, nje nga botimet me te mira ne Amerike te Librave te Udhetimeve, the Golden Gate Bridge ka shume “mundesi qe te jete ura me e bukur ne rruzull, nderkohe qe eshte e sigurt se eshte me e fotografuarat ne bote