16 filma te sukseshem qe jane bazuar ne histori te verteta krimesh

Lidhur me artikullin:

Filmat qe bazohen ne ngjarje te verteta jane te shumte, por kemi perzgjedhur 16 filma qe kane korrur sukses dhe kane fituar cmime te shumta. Jane filma te vleresuar dhe nga kritiket dhe kane sjelle perfitime te medha per producentet e tyre

Nga “Ujku i Wall Street”, “American Gangster” te “Goodfellas”, keta jane disa nga historite e jetes reale qe inspiruan filma.

leo

Ujku i Wall Street

Ky eshte nje nga filmat e krimit nga jakat e bardha, por qe ka me pak skena te dhunshme se çdo film tjeter. I bazuar ne jeten reale te Jordan Belfort, filmi me protagonist Leonardo Di Caprio-n tregon ngritjen meteorike te pasurise se shefit ekzekutiv qe beri miliona ne menyre te paligjshme.

Monster

Ky film tregon jeten e Aileen Wuornos (e luajtur nga Charlize Theron) nje prostitute qe vret nje seri klientesh duke pretenduar se ata donin ta perdhunonin. Ajo rrefehet kur merr vesh se e dashura e saj Tyria Moore ka marre pjese ne krime. Wuornos u ekzekutua ne vitin 2002.

american-ganster-300x199

American Gangster

Denzel Uashington e luan mjaft mire mjeshtrin krimnal Frank Lucas, ne drejtimin e nje bande krimi masive ne Harlem ne biznesin e droges. Ne jeten reale, Lucas ne te vertete arriti te beje perfitime te medha nga importimi i heroines nga Azia Juglindore

Goodfellas

Filmi klasik i Skorcezes tregon disa momente nga jeta e Henry Hill, por jeta e gangsterit nga Nju Jorku i luajtur nga Ray Liota ishte me te vertete pjese e familjes kriminale Lucchese. Si ne film, ai ishte pjese i grabitjes se Air France dhe vrasjen e Billy Batts. Vdiq ne vitin 2012.

Black Dahlia

Filmi merr si pikenisje vrasje ende te pazgjidhur te vitit 1947 te Elizabeth Short, trupi nudo i se ciles u gjet i prere ne dysh ne nje parking ne Los Anxheles. Nga aty nisen plot komplote vrasjesh grash qe i shtyjne oficeret e policise te hetojne.

bling-ring-300x210

The bling ring

Nje grup adoleshentesh fillojne te plaçkisin njerezit e famshem, duke hyre ne shtepite e tyre e duke i marre bizhuterite, veshjet si dhe para cash. Emrat e krimineleve u nderrua nga filmi i Sofia Coppola-s, por nje nga te famshmet qe u vodh, Paris Hilton, la qe te xhirohej ne shtepine e saj.

Zodiac

Ceshtja e vrasesit Zodiac mbetet e pazgjidhur, por filmi i David Fincher fokusohet me shume tek investigatoret se sa tek krimi. Detektivet e policise dhe gazetaret perpiqen te gjejne te dhena nga shifrat qe i jep vrasesi pas vrasjeve te shumta ne Kalifornine veriore ne mesin e viteve ’60.

The FoxCatcher

Filmi i Steve Carell, Channing Tatum dhe Mark Ruffalo-s dramatizon marredhenien mes John du Pond dhe dy mundesve qe u trajtuan me objektet e tij. Ai qellon per vdekje nje nga vellezerit. Ne jeten reale, du Pont u denua per vrasje, por ndryshojne detajet e marredhenies se tij me vellezerit Schultz.

american-hiust-300x200

American Hustle

Emrat dhe disa detaje jane te ndryshme, por si histori filmi i David O. Russell eshte ngjarje reale e operacionit Abscam. eshte e vertete qe FBI-ja perdori nje mashtrues per te kapur politikanet qe merrnin ryshfete.

Bully

Nje grup te rinjsh komplotuan hakmarrjen ndaj nje miku dhe nje personi qe i kishte perdhunuar te dy ata. Ata e çuan objektivin e tyre Bobby-n ne nje moçal ku disa anetare te grupit te tyre moren pjese ne vrasjen e tij te dhunshme. Ne jeten reale, 7 vrasesit e Bobby-t u ndoqen penalisht dhe moren denime te ndryshme

Bernie

Jack Black luan rolin e Bernie Tiede, nje drejtor funeralesh teper sharmant ne Teksas, qe miqesohet me nje grua te ve te vjeter milionere, Marjorie Nugent. Ai e qellon ate dhe e fsheh trupin e saj ne nje dhome frigoriferike. Ne jete reale Bernie u denua me 17 vite burg.

apha-300x195

Alpha Dog

Emrat u ndryshuan per filmin e Nick Cassavetes, por historia ndjek te njejten rrjedhe: Johnny Truelove eshte nje shperndares droge ne Los Anxheles qe ushtron ndikim te madh tek debitoret e tij. Kur Jake Mazurksy, nuk i paguan parate qe i ka borxh, ai dhe shoku i tij rrembejne vellain e Jake, Zack. Por çuditerisht, Zack-ut i pelqen koha ne roberi dhe nuk ben asnje perpjekje per te shpetuar.

Blue Caprice

Filmi tregon marredhenien midis adoleshentit Lee Boyd Malco dhe babait te tij John Allen Muhammad, qe terrorizoi Uashingtonin me te shtena ku vrau 10 persona dhe plagosi shume te tjere ne sulmet me snajper ne vitin 2002. Malvo eshte duke vuajtur disa denime te njepasnjeshme te perjetshme ndersa Muhammad u ekzekutua ne vitin 2009.

Bronson

Kjo biopsi tregon historine e Charles Bronson, nje krimineli britanik qe merr pjese ne luftime brutale ne burg dha jashte tij me rojet dhe te burgosurit e tjere. Ai u zhvendos ne dhjetera burgje per sjellje te keqe dhe e shpenzoi pjesen me te madhe ne izolim. Konsiderohet krimineli me i rrezikshem i Britanise

Catch me if you can (Me kap nese mundesh)

Leonardo Di Caprio luan ne rolin e Frank Abgnale, nje te ri qe eshte ne gjendje te beje miliona duke falsifikuar identitetin, duke u hequr si pilot, mjek e avokat. Nje agjent i FBI-se e ndjek ate derisa e kap. Ne film dhe jeten reale, Abagnale behet me kalimin e kohes keshilltar i FBI-se, duke ndihmuar ne parandalimin e te njejtit mashtrim qe ai beri

in-cold-blod-300x200

In Cold Blood

Nje film i inspiruar nga novela e Truman Capote tregon historine e dy krimineleve Richard Hickock dhe Perry Edward Smith, qe vrane familjen Clutter ne shtepine e tyre ne nje qytet te qete ne Kansas ne vitin 1959. Te dy perfunduan me varje ne vitin 1965.