20 fakte interesante per Izraelin

Lidhur me artikullin:

Duke marre parasysh prezencen enorme ne media dhe peshen e madhe qe ka ne politiken boterore – ndersa, duke e ditur faktin se behet fjale per nje shtet te vogel, qofte me siperfaqe, qofte dhe me numrin e popullsise – shumekush mendon se, Izraeli eshte nje shtet i mbiçmuar. Megjithate, Izraeli eshte diçka me shume se nje rrip i vogel shkretetire ne harten e botes.

Pa marre parasysh nese i takoni grupit te njerezve qe mendojne se shteti i Izraelit eshte gjeja me e keqe qe i ka ndodhur njerezimit ne kohet moderne, apo grupit te njerezve qe çmojne ate si shtetin e krijuar me vete deshiren e Zotit – eshte fakt i pakontestueshem qe Izraeli eshte nje shtet qe luan rol te jashtezakonshem ne skenen boterore.

I rrethuar me shtetet armike nga te kater anet, Izraeli po arrin te mbijetoje dhe te tregoje fuqine e tij, madje, edhe atehere kur i mungon mbeshtetja e duhur e aleateve perendimore. Andaj, ne vijim ju sjellim 20 fakte interesante dhe me pak te njohura qe lidhen me kete shtet sa kontravers aq dhe unik ne bote.

1. Perkunder peshes se madhe ne politiken boterore, Izraeli eshte nje shtet i vogel, te cilin mund ta pershkoni, prej lindjes ne perendim, brenda vetem dy oreve – apo nga veriu ne jug, brenda 9 diteve.

2. Izraelitet jane i vetmi komb ne bote ku edhe femrat obligohen me sherbim ushtarak.

3. Robert F Kennedy ishte vrare per shkak te mbeshtetjes se tij ndaj Izraelit. Ky mendohet te jete akti i pare i dhunes politike ne SHBA qe ka te beje me konfliktin arabo-izraelit.

4. Ne vitin 1963, ne Izrael eshte zbuluar nje kavanoz me fara te vjetra 2,000 vjet. Keto fara u mbollen ne vitin 2005, ndersa mbiu nje lloj i palmes antike.

5. Disa qindra femije, mbesa dhe nipa, te ish-nazisteve, jane konvertuar ne judaizem dhe kane vendosur te jetojne ne Izrael.

6. Filmi “Borat” eshte pelqyer shume ne Izrael, sepse, disa nga fjalet e tij “kazake”, ne fakt, ishin fjale hebraike.

7. Ne pasaportat e Pakistanit qendron nje mbishkrim ku theksohet: “Kjo pasaporte vlen per te gjitha shtetet, perveç Izraelit”.

8. Te gjithe hebrejt e botes, te moshes 18-26 vjeçare, mund te bejne vizite 10 ditore falas ne Izrael.

9. Krahas hebraishtes, edhe gjuha arabe eshte gjuhe zyrtare ne Izrael.

10. Ne vitin 1997, nje grua hebreje me emrin, Tatiana Suskin (imigrante nga Rusia), ishte denuar nga nje gjykate ne Izrael sepse e kishte pershkruar profetin Muhamed si derrkuc. Ajo ishte akuzuar per rrezikim te jetes dhe provokim religjioz.

11. Ne Jerusalem, çdo vit mberrijne mijera letra – qe njerezit ia dergojne Zotit nga te kater anet e botes.

12. Kartmonedhat ne Izrael (sikur dhe ne Kanada, Rusi, Indi, Meksike dhe Zvicer) permbajne shenjat e brajlit per njerezit e verber.

13. David Ben-Gurion, themeluesi dhe kryeministri i pare I Izraelit, ka qene ateist.

14. Pergjate historise, Jerusalemi, nje prej qyteteve me te vjetra ne bote qe ende ekziston, ishte shkaterruar 2 here, ishte rrethuar 23 here, ishte sulmuar 52 here, dhe ishte pushtuar e ripushtuar 44 here.

15. Presidenti egjiptian, Anwar Sadat, ishte i pari udheheqes qe kishte arritur paqe me Izraelin (ne vitin 1979). Si rezultat i kesaj, Sadat ishte nderuar me çmimin Nobel per Paqe – mirepo, kjo pati dhe pasoja, sepse Egjipti u perjashtua nga Liga Arabe, ndersa Sadat u vra.

16. I punuar nga rrenojat e Qendres Boterore te Tregtise, ne Jerusalem ekziston nje memorial kushtuar viktimave te sulmeve terroriste ne SHBA – 9/11.

17. Shkencetarit te famshem, Albert Einstein, njehere ia kishin ofruar postin e presidentit te Izrealit, por ai e kishte refuzuar ate ne menyre te kulturuar.

18. Izraeli ka 137 plazhe, por vetem 273 km vije bregdetare.

19. Izraeli, bashke me Britanine e Madhe dhe Zelanden e Re, jane demokracite e vetme ne bote qe nuk e kane Kushtetute te shkruar.

20. Ekziston nje sekt hebraik i njohur si “Neturei Karta”, qe mbeshtet Palestinen dhe qe kerkon shperberjen paqesore te shtetit te Izraelit.