20-vjetori i ProCredit Bank, perurohet zona e vetesherbimit ne Tiranen e Re

ProCredit Bank ka inauguruar Zonen e vetesherbimit 24/7, ne Agjencine ProCredit Tirana e Re. Ky eshte nje investim qe ka per synim te sjelle risi ne tregun bankar shqiptar ne menyren e kryerjes se transaksioneve bankare rutine si per kliente biznesi, ashtu edhe kliente individe.

Zonat 24/7 jane te pozicionuara prane çdo Agjencie ProCredit dhe klienteve te bankes iu mundesohet perdorim i sherbimeve bankare 24 ore, gjate 7 diteve te javes. E veçanta e ketyre zonave eshte se ne to jane te vendosura pajisje te tilla te teknologjise se larte, te cilat ju mundesojne te kryeni vete nje game te gjere sherbimesh bankare, shpejt dhe pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankes, apo ditet e pushimit.

Sherbimi i depozitimit te parase eshte nje nder funksionet me te spikatura qe ofrohet si nje risi ne tregun bankar shqiptar nga kjo banke.

Nje investim kaq i madh i bankes ProCredit ne teknologji, vjen si nje koncept i ri bankimi per tregun bankar shqiptar, qe ka ardhur si rezultat i nevojes dhe kerkeses se vazhdueshme qe klientet e bankes ProCredit kishin per sherbime bankare kur per ta eshte me e pershtatshme, pa u limituar nga orari zyrtar i bankes.

“Eshte kenaqesi per mua qe te jem ketu dhe te konfirmoj perkushtimin e vazhdueshem te ProCredit Holding-aksionerit te vetem te ProCredit Bank Shqiperi dhe theksoj se “Zona 24/7” pasqyron vizionin qe udheheq punen tone – ofrimi i sherbimeve bankare me te avancuara si dhe keshillim i vazhdueshem financiar per zhvillimin e klienteve tane”- thesoi Z. Borislav Kostandinov (Kryetari i Keshillit Drejtues te ProCredit Bank).

ProCredit Bank-ceremoni-businessmag

Fokusi strategjik i bankes ProCredit eshte forcimi i marredhenieve me klientet e saj nepermjet ofrimit te nje sherbimi cilesor, te specializuar per bizneset SME. Implementimi i sherbimeve elektronike rrisin efiçencen dhe ne anen tjeter te zhvillojme dhe me tej rolin e ProCredit si Keshillues, duke siguruar qe klientet te marrin keshillim profesional dhe cilesi me te mire te sherbimeve.

Sjellja e sherbimeve bankare moderne qe sjellin efiçence dhe sigurojne zhvillim te qendrueshem te bizneseve, eshte dhe ne perputhje me misionin e bankes per zhvillimin e bizneseve vendase qe ndikojne pozitivisht dhe ne zhvillimin ekonomik te vendit.

Pa diskutim qe nevojat e klienteve te biznesit SME qe ProCredit Bank i sherben jane shume komplekse dhe per t’i sherbyer sipas standardeve me te larta gjermane dhe plotesuar te gjithe gamen e nevojave te tyre, kemi sjelle 19 Zona 24/7, te pozicionuara prane te gjitha agjencive te ProCredit Bank, ne qytete te ndryshme te Shqiperise.

Keto zona jane te dedikuara per te ofruar per mbushjen e nevojave rutine te klienteve me lire dhe me shpejt, pa pritur ne radhe, gjate 24 oreve ne 7 dite te javes” – u shpreh gjate ceremonise se Inaugurimit Znj. Adela Leka (Drejtuese e Drejtorise Ekzekutive se ProCredit Bank, Shqiperi).

ceremoni-ProCredit Bank-businessmag

Takimin e pershendeti dhe Ambasadori Gjerman Z.Hoffmann, i cili vleresoi kontributin e ProCredit Bank, si e vetmja banke gjermane ne Shqiperi, ne sjelljen e risive ne tregun bankar shqiptar. Kjo risi duhet pare si nje arritje e madhe ne industrine bankare, nje standard i ri i sjelljes se klientit me banken qe ProCredit Bank sjell per klientet e saj ne kete 20 vjetor te saj.

ProCredit Bank eshte nje banke tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Ajo eshte e vetmja banke me 100 % kapital gjerman ne Shqiperi dhe qe operon ne vende te ndryshme te rajonit dhe Gjermani. Aksioneri i vetem eshte ProCredit Holding, me qender ne Frankfurt, Gjermani. Ajo mbikeqyret nga autoritete te lata te supervizimit gjerman, Bundesbank dhe BaFin qe sigurojne besueshmerine dhe qendrueshmerine e saj.