25 fakte interesante mbi ‘Big Apple’, ose New York

Lidhur me artikullin:

Me 26 korrik 1788, New York u be shteti i 11-te ne Shtetet e Bashkuara. Ishte Giovanni da Verrazano, lundrimtar italian ne sherbim te Frances, i cili zbuloi Gjirin e New Yorkut me 1524.

Pastaj, Henry Hudson, anglez i punesuar nga holandezet, arriti aty me 1609 dhe lundroi deri ne lumin qe tani mban emrin e tij, Hudson. Po ate vit, pjesa veriore e New Yorkut u eksplorua per Francen nga Samuel de Champlain. Ne vitin 1624, i pari vendbanim i perhershem hollandez, u themelua ne Fort Orange (tani Albany).

Nje vit me vone Peter Minuit bleu Ishullin Manhattan nga indianet per pak para dhe themeloi kolonine holandeze te Nju Amsterdamit, e cili iu dorezua anglezeve me 1664 dhe mori emrin New York.

Sot shteti New York renditet i gjashti ne SHBA per prodhim; industrite kryesore jane shtypi dhe botimi, pajisjet elektronike, dhe instrumentet. Konventat e biznesit dhe turizmi jane gjithashtu burim i rendesishem te ardhurash. Shteti i New Yorkut eshte i pasur me ferma bujqesore e blegtorale, dhe eshte prodhues kryesor veres.

Pse New Yorku quhet ”Big Apple”?

Emri “Big Apple” (Molla e Madhe) u permend per here te pare nga Xhon Fitzgerald, redaktor i sportit te hipizimit ne gazeten “New York Morning Telegraph”, sipas shprehjes se dy stalliereve afroamerikane nga Nju Orlinsi, qe i referoheshin ne kete menyre hipodromit te New Yorkut. Ishte janari i vitit 1920. Fitzgerald e pelqeu shprehjen dhe e perdori ate ne gazete, duke iu referuar gjithmone hipodromit. Dhe ai e quajti rubriken e tij te garave me kuaj “Rreth Molles se Madhe”.

Nje origjine e diskutueshme

Ne vitin 1930, nje grup muzikantesh zezake te xhazit filluan te quanin “Big Apple” lagjen e Harlemit dhe me ne pergjithesi qytetin e New Yorkut, per shkak se ishte kryeqyteti i xhazit ne bote. Ne vitin 1971, Çarls Zhille, presidenti i zyres se turizmit, e perdori kete term ne fushaten per promovimin e metropolit. Megjithate origjina nuk eshte e qarte: disa besojne se ajo eshte nje shprehje tipike mes muzikanteve te xhazit, te tjere se qe nje vallezim.

Vetem kohet e fundit i eshte dhene autoresia e plote e ketij pseudonimi gazetarit Xhon Fitzgerald. Ne vitin 1997, kryebashkiaku i atehershem Xhuliani kerkoi ta rikujtoje duke e quajtur “Big Apple Corner”, qoshen ne jugperendim te rruges 540 West dhe Broadway, ku pati jetuar gazetari ne vitet 1934- 1963.

25 fakte interesante qe duhet te dini qytetin e New York

Por New York eshte me shume se Big Apple, Statuja e Lirise dhe Parku Qendror. Me poshte jane disa fakte qe nuk i keni degjuar per New Yorkun.

1 – New Yorku mund te jete nje xhungel betoni, por ka me shume hapesire te gjelbert nga sa besoni ju. Rreth 29 mije akra, apo 14% e qytetit eshte me parqe.

2 – Qyteti gjithashtu ka 14 milje vije bregdetare.

3 – Nese ndonjehere e keni menduar, eshte e ligjshme te ecesh neper New York topless.

4 – Ne fillim te shekullit te 19, sistemi i kanalizimeve te New Yorkut kryesisht permbante plot derra qe hanin plehra.

5 – Pse taksite ne New York jane te verdha? Sepse ne vitin 1907, nje shites makinash sugjeroi te verdhen pasi ishte ngjyra me e lehte per t’u pare ne distance.

6 – Banka Federale e New Yorkut eshte depozita me e madhe monetare e arit ne bote.

7 – Ne vitin 2011, turistet sollen rreth 31 miliard dollare ne ekonomine e qytetit.

8 – Ne vitin 2003, nje burre u arrestua pasi po perpiqej te rikrijonte Kopshtin e Eden-it ne apartamentin e tij ne Harlem. Ai kishte marre nje krokodil te gjalle dhe nje tiger.

9 – Kur Philippe Petit eci ne nje litar te tendosur mes kullave te Qendres Boterore te Tregtise ne vitin 1974, nuk e beri vetem nje here, por plot tete here.

10 – Manhattan do te thote “ishull i kodrave”.

11 – Kur Parku Qendror u ndertua, u kerkua shume barut per pastrimin e zones, me shume se sa ishte perdorur ne Betejen e Getisburgut.

12 – Sot, afro 40% e njujorkezeve kane lindur jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

13 – Qyteti eshte nje nga vendet me te larmishme gjuhesore ne planet. Aty fliten me shume se 800 gjuhe.

14 – Nje here u sugjerua qe New Yorku te merrte emrin Brimaquonz – bashkim i 5 emrave te njesive bashkiake.

15 – Kur u ndertua Ura e Bruklinit, njujorkezet ishin te frikesuar se do te shembej. Per t’i qetesuar qytetaret, vune 21 elefante te kalonin mbi ure.

16 – Bruklin ishte vendi i Betejes se Ishullit te Gjate, nje nga disfatat me te medha te Shteteve te Bashkuara gjate Luftes Revolucionare.

17 – Ne vitin 1625, Peter Minuit bleu majen jugore te Manhattan per me pak se 1000 dollare nga amerikanet vendas. Ndersa qiraja atje s’ka qene kurre me e lire.

18 – Nese ju hani ne nje restorant te ri çdo dite per 12 vjet, akoma nuk do t’i kesh vizituar te gjitha restorantet ne qytetin e New Yorkut.

19 – Square Park ne Uashington mund te njihet si qendra e kampusit te Universitetit te New Yorkut, por me pare kane qene varreza pas ekzekutimeve te shumta publike qe jane bere kohe me pare.

20 – Mes viteve 1980 dhe 2000, rreth 2000 fikese zjarri ne Manhattan nuk punonin.

21 – Bronks u themelua nga Jonas Bronck ne vitin 1636 si toke bujqesore.

22 – Performuesit qe degjohen neper metro, nese duan te njihen zyrtarisht nga MTA, duhet te bejne audicion.

23 – Me 34 linja dhe 468 stacione, pista e metrose se qytetit eshte me e gjate se njeqind milje.

24 – Spektatoret ne Times Square lene pas rreth 50 ton plehra.

25 – Nese Bruklin do te ishte qytet me vete, do te kishte popullsise e katert me te madhe ne vend.