25 vjetori i PD. Nuk ftohen anetare te PS dhe LSI

Partia Demokratike sot shenon 25-vjetorin e themelimit te saj dhe me kete rast do te zhvilloje nje ceremoni ne Pallatin e Kongreseve. Ne kete pervjetor do te jene rreth 700 te ftuar, personalitet te ndryshme, gazetare, perfaqesues te komuniteteve fetare, politikane etj.

Gazeta ‘Shqiptarja.com’ shkruan se ne ceremoni do te mungojne Kryeministri Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta si dhe deputetet e politikane te tjere nga radhet e PS e LSi, te cileve nuk u eshte bere ftese. E njejta gje ndodhi edhe nje vit me pare, kur Rama e Meta nuk ishin ftuar. Situata e tensionuar politike e diteve te fundit mes opozites dhe mazhorances, e qe u duk edhe ne protesten e fundit te 8 Dhjetorit, eshte pare nga organizatoret si arsye qe deputete nga PS e LSI mos te ftohen. Por, ne kete ceremoni do te jene te pranishem ish-Kryeministri Aleksander Meksi, kryetari i PDIU Shpetim Idrizi, kreu i PDK Nard Ndoka dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Te tjere te pranishem do te jene edhe ish-studente te Dhjetorit ’90 e ish-themelues te Partise Demokratike.