3.2 miliarde leke demi i administrates publike ndaj taksapaguesve shqiptare

Kontrolli i Larte i Shtetit raportoi se administrata publike u shkaktoi taksapaguesve 3.2 miliarde leke ose 26 milione dollare deme ne kater muajt e pare te vitit. Buletini i sapopublikuar i Auditit perfshin periudhen janar-prill te ketij viti.

KLSH thote se pjesa me e madhe e ketij demi, rreth 1.9 miliarde lekesh vjen nga mosarketimi korrekt i te ardhurave qe duhet te shkonin ne arken publike, ose nga abuzimi me shpenzimet e kryera nga administrata, ndersa pjesa e mbetur lidhet me shkelje te disiplines financiare, te cilat kane patur ndikimin negativ ne performancen financiare te institucioneve te audituara.

I ndare sipas fushave, pjesa me e madhe e demit prej 877 milione leke vjen nga abuzimet ne fushen e prokurimeve dhe institucioni me abuzimet me te medha eshte Autoriteti Rrugor Shqiptar. Sipas KLSH ne kater muajt e pare te vitit prane ketij autoriteti, jane konstatuar mbi 600 milione leke deme ndaj buxhetit.

Ne vend te dyte, nder fushat me abuzimet me te medha renditet ajo e tatim-taksave me 461 milione leke dhe ne vendin e trete renditen doganat me rreth 364 milione leke.

KLSH thote se per keto deme ka kryer kallezim penal ndaj 7 zyrtareve, prej te cileve 5 jane aktualisht ne hetim, ndersa dy te tjera jane ne vleresim nga prokuroria. Organi kryesor i Auditit njofton se paralelisht ka kerkuar zhdemimin e demit te shkaktuar ne masen 1.7 miliarde leke.

/Top-Channel