3 arsyet pse duhet të vizitoni Zakynthos këtë verë

 

Plazhe spektakolare dhe sporte ujore ekstreme

Nëse plazhi është një ndër prioritetet e listës suaj të pushimeve, atëherë nuk duhet t’i mohoni vetes një zgjedhje të tillë si Zakynthos. Plazhi i famshëm i Navagios ne të cilin gjendet edhe anija e rrënuar, të jep idenë e të qenit pjesë e një pikture. Rëra e bardhë, e lëmuar si pudër, krijon një kontrast ngjyrash fantastik me rrënojat e anijes, me shkëmbinjtë koralorë dhe me detin ngjyrë turkuaz.

Pjesa veri-perëndimore e ishullit është ideale për ata që kërkojnë adrenalinë, por edhe për familjet me fëmijë të cilët kërkojnë qetësi dhe privatësi njëkohësisht. Gerakas 18 km nga jugu i qendrës së Zakynthos, ka një rërë thuajse të paprekur dhe të butë që zbret këndshëm drejt detit dhe është ideale për fëmijët. Plazhi i madh me rërë të jep ndjenjën e izolimit në një parajsë, megjithatë sportet ujore janë të kufizuara për të mos shqetësuar breshkat e ujit që kanë foletë aty. Plazhi Laganas, i famshëm për netët e fuqishme të party-ve, gjithashtu është distancuar nga pjesa e plazhit që i përket Parkut Kombëtar Detar, për të mos shqetësuar breshkat e ujit. Notoni këtu duke shijuar masazhimin qetësues, që të ofron krijimi i xhepave me rrymat e nxehta dhe të ftohta të ujit.

Një parajsë e natyrës në tokë

Për shumë njerëz, tërheqja kryesore në ishull është mundësia për të parë nga afër breshkat Caretta të cilat janë specie të rrezikuara. Bashkohuni me grupin e vullnetarëve entuziastë të Shoqerisë për Mbrojtjen e Breshkave të Detit në Greqi, Archelon, të cilët çdo agim mbikëqyrin rrethe të caktuara të plazhit ku edhe ju do të keni mundësinë të shikoni vezë që çelin. Vetëm 1 në 1000 breshka të tilla arrin të mbijetojë ose të rritet, pasi shumica prej tyre humbin orientimin nga dritat e shumta të bareve, sulmohen nga kafshë të tjera grabitqare, ose mbyten nga qeset plastike të hedhura me pakujdesi. Ju gjithashtu do të mund të zbuloni gjithçka rreth këtyre specieve, duke vizituar Muzeun e Breshkave në Daphne.

Parku Detar Zakynthos mbron plazhet fole (Gerakas, Daphne, Sekania, Kalamaki, Laganas, Marathonissi) dhe po ashtu edhe zgjatimet e Liqenit Keri ku strehohen zogjtë migrues, pa lënë pas edhe ishujt e vegjël të Strofadisë.Të tjera specie në rrezik përfshijnë edhe fokën mesdhetare Monachus dhe po ashtu edhe delfinët që ndonjëherë shoqërojnë udhëtimet me anije duke shijuar bashkëveprimin e tyre me njerëzit.

Zakynthos zotëron një natyrë të pasur. Nga Venecianët jo më kot e kanë quajtur këtë ishull “Lulja e Lindjes”. Fushat të japin përshtypjen e një qilimi të qëndisur me lule ngjyra-ngjyra dhe të llojeve të ndryshme. Përveç qytezës që shpërthen në lule të kuqe në qershi, anët e paprekura përreth janë të mbushura me barishte të egra me veti kuruese, me pemë fiku dhe ullinjsh dhe një shumëllojshmëri bimësh të tjera të cilat çelin vetëm në zemrën e një parajse. Vizitoni Parkun Askos i cili ka më shumë se 200000 pemë, shkurre dhe bimë endemike ose njihuni me trashëgiminë natyrore të ishullit duke vizituar Muzeun e Historisë Natyrore të Helmi-t.

Kuzhina e pasur me përbërës të një cilësie të lartë

Banorët e ishullit i kushtojnë një rëndësi të veçantë cilësisë së përbërësve të tyre. Pemët e ullirit pothuajse janë dyfishuar në numër gjatë viteve të fundit, kryesisht me të ashtuquajturën pemën “dopia” të ullirit, e cila është rreth 2000 vjeçare. Pema e vjetër e “elefantit”, në qendër të Exohorës-një fshat i vogël në mes të një vendi të humbur, është kthyer në një atraksion për turistët.

Vendasit janë të mahnitur nga mënyra sesi udhetarët arrijnë ti gjejnë këto vende, dhe si shpërblim ata i gostitin me një fetë djathi të bërë nga qumështi i dhisë, i cili ruhet në vaj ulliri për të pasur një shije unike të kripur. Aristeon Ecological Press, është një muze ku vizitorët mund të mësojnë gjithçka rreth vajit të ullirit vendas dhe çdo gjë rreth procesit të mbledhjes dhe shtypjes së ullinjve që i bën ata unikë në llojin e tyre.

Kuzhina e ishullit është e gjitha e bazuar në përdorimin e vajit të ullirit, dhe kjo i jep pjatave greke vlerën e vërtetë tradicionale. Duhet të provoni patjetër pjatat e famshme me lepur të mbushur në tavernat greke, Papatolin dhe Sofigadoura tradicionale, pa harruar shoqërimin me verën Verdea, verë vendase e ndikuar nga kultura veneciane.

Prenoto udhetimin tend per ne Zakynthos.