30 grabitesit me te famshem te bankave ne histori

Kush ishin grabitesit qe shpeshhere u shpallen “armiku numer nje” ne vendet ku shtrinin veprimtarite e tyre. Jeta e tyre personale dhe planet e detajuara per vjedhjen e bankave. Arratisjet nga burgjet dhe shumat spektakolare qe rrallehere u kthyen ne depozitat bankare.

1. Albert Spaggiari

I thirrur nga shoket Berti, krimineli francez njihet si truri i grabitjes se bankes “Societet Generale” ne Nise, ne vitin 1976. Megjithese ai kishte krijuar nje jete komode, ajo i dukej e merzitshme dhe prandaj i hyri rruges se krimit. Me ane te nje tuneli dhe te bashkepunetoreve te tij, ne nje fundjave, kur Franca festonte “Diten e Bastilles”, ai grabiti ne “Societete Generale” 400 kuti depozite dhe vodhi rreth 60 milione franga. Ne disa kuti, Spaggiari dhe njerezit e tij gjeten edhe fotografi nudo te VIP-ave te vendit, te cilat i ngjiten ne muret e bankes, keshtu kushdo qe hynte mund t’i shihte. Ata lane edhe nje mesazh ne muret e bankes: “Pa urrejtje, pa dhune, pa arme”. Ky ishte mesazhi i Spaggiarit per boten, dhe ai e konsideronte veten me shume se nje hajdut ordiner. Pas arrestimit te nje prej bashkepunetoreve te tij, policia arrin edhe tek Spaggiari. Ate e arrestojne sapo kthehej nga Lindja e Larget, ku kishte shkuar si fotograf gjate vizites te kreut te bashkise se Nises. Me pas arratiset nga dritarja e gjykates, ndersa i kishte çuar gjykatesit nje dokument te kodifikuar duke i terhequr vemendjen me te. Ne vitin 1989, trupi i tij i dorezohet se emes dhe vdekja e tij cilesohet ne rrethana te mistershme.

2. Andreas Bernd Baader

Ai ishte nje nga lideret e pare te organizates gjermane te Fraksionit te Ushtrise se Kuqe. I lindur ne Mynih, Baader, i kishte lene studimet dhe i ishte futur rruges kriminale para se te perfshihej ne organizate. Ai ishte nje nga te paktet anetare te levizjes terroriste, i cili nuk e kishte ndjekur universitetin. Ai pershkruhej si tip i dhunshem dhe provokativ. Ne ’68-en, ai arrestohet se bashku me te dashuren e tij dhe denohen per vendosjen e nje bombe ne nje dyqan ne Frankfurt. Pas denimit, ai arratiset nga burgu, por kapet serish ne prill te vitit 1970. Baader bashke me banden e tij kaluan disa kohe ne kampin e trajnimit ne Jordani dhe me pas u kthyen ne Gjermani. Ai merrej me vjedhje bankash dhe me vendosjen e bombave ne ndertesa ne vitet 1970-1972. Me 1 korrik 1972 ai dhe shoket e tij u kapen pas nje shkembimi zjarresh ne Frankfurt. Pas nje greve te gjate ne ’74-en, ku njeri prej grevisteve vdiq, filozofi Zhan Pol Sartri e vizitoi Baader ne Stammheim. Me vone ai e pershkruante ate si nje njeri “tmerresisht budalla”. Ne vitin 1977, sipas policise lokale, Baader dhe dy bashkepunetoret e tij u vetevrane. Ne 2002-in, drejtori Christopher Roth beri nje film rreth Baaderit dhe i dha emrin e kriminelit famekeq.

3. Attila Ambrus

Attila Ambrus njihet per nje sere vjedhjesh ne Hungari. Vjedhjen e pare e kreu ne nje zyre poste ne vitin 1993. Pas ketij “suksesi”, Ambrus kreu 27 vjedhje bankash, zyrash postare, agjenci udhetimi, te cilat u mbyllen me arrestimin e tij ne vitin 1999. E shprehur ne vlere monetare, vjedhjet e tij arrinin vleren e 1 milione dollareve amerikane. Ai u be i njohur me nofken “Grabitesi Whiski”, sepse shpesh ai shfaqej duke pire ne nje pab para se te kryente vjedhjen. Megjithese me vone ai mbante arme, Ambrus nuk e perdori ate asnjehere gjate grabitjeve. Ai ishte i famshem per maskimin qe bente, per lulet qe u dergonte femrave para se te kryente vjedhjet dhe per shishet me vere qe ua dergonte policeve. I njohur gjeresisht ne popull, ne kohen e arrestimit te tij ne 15 janar te vitit 1999, nje flamur me stampen “Grabitesi Whiski” valevitej ne stadiume edhe disa vite me vone. Ai u denua me 17 vjet burg, por u arratis gjashte muaj me pas me ane te çarçafeve, telave elektrike dhe lidheseve te kepuceve. Ai u kap serish pas nje vjedhjeje, ndersa u kthye te merrte qenin. Historia e Ambrus eshte bere subjekt i nje libri i nje filmi.

4. Banka e Amerikes

Ne vitin 1998, nje gangster i quajtur Ralph Guriano vendosi te grabise Qendren Tregtare Boterore te Bankes se Amerikes. Ai kishte nje person te brendshem me te cilin bashkepunoi, te quajtur Salvatore Calciano, i cili kishte punuar ne kete vend per 20 vjet. Keshtu nje kamion u parkua ne garazhin e bankes, dy persona qendruan ne kamion, ndersa te tjeret te armatosur dhe te maskuar sulmuan dy roje te sigurise, te cilet ishin duke transportuar parate e nga kati i 11-te i nderteses ne parkingun e saj. Sulmi ndodhi ne ashensor kur banditet arriten ta ndalonin ate dhe te futeshin brenda tij, duke i neutralizuar dy rojet. Pas kesaj grabitesit moren 10 çantat e mbushura me para dhe i ngarkuan ne kamionin qe ishte duke i pritur ne garazhin e nderteses. Sasia e parave qe ndodheshin brenda çantave ishte gati 3 milione dollare.

5. Banda Ioanid

Banda rumune, Ioanid, e ka marre emrin nga dy prej anetareve te grupit, Alexandru dhe Paul Ioanid. Me 28 korrik 1959 ata kryen grabitjen me te madhe qe kishte ndodhur ndonjehere ne nje banke te nje vendi komunist. Nje grup i armatosur prej gjashte intelektualeve çifute, rumune dhe rekruteve te Partise Rumune Komuniste (Alexandru Ioanid, Paul Ioanid, Igor Sevianu, Monica Sevianu, Saşa Muşat and Haralambie Obedeanu). Ata arriten te vidhnin rreth 250 mije dollare amerikane nga Banka Kombetare e Rumanise. Çeshtja u mor nen hetim nga Sekuritia (sherbimet sekrete komuniste) dhe autoret e dyshuar te krimit u arrestuan brenda dy muajve. Ata u mblodhen te gjithe gjate nates dhe u gjykuan brenda dyerve te mbyllura, ku, te gjithe, perveç njerit, u denuan me vdekje. Ekzekutimet gjithashtu u kryen ne menyre sekrete ne vitin 1960. Monica Sevianu, e vetmja femer e bandes u denua me burgim te perjetshem per arsyen e vetme se kishte femije.

6. Grabitja e Bankes Qendrore ne Brazil

Cilesohet si nje nga grabitjet me te medha ne bote. Nje bande grabitesish, ne fundjaven e 6-7 gushtit te vitit 2005, u futen me ane te nje tuneli ne Banken Qendrore ne Fortaleza te Brazilit. Ata moren 5 konteniere me bankenota, me nje vlere prej 70 milione dollaresh, ose 61 milione eurosh. Grabitesit, tre muaj me pare ngjarjes, kishin marre me qira nje shtepi boshe ne qender te qytetit dhe qe atje hapen nje tunel 78 metra te gjate. Shtepine ata e kishin kthyer ne nje dyqan me lule natyrale dhe dheun qe nxirrnin nga toka, e justifikonin me nderrimin e plehut te luleve. Tuneli ishte ndertuar mire, 4 metra nen siperfaqe te tokes. I veshur me materiale druri dhe plastike, ai ishte ndriçuar mire dhe kishte sistem me ajer te kondicionuar. Pas futjes ne banke, grabitesit çaktivizuan gjithe sistemin e alarmit te brendshem dhe sensoret. Gjate fundjaves, ata paten kohen e duhur per te nxjerre bankenotat, te cilat peshonin rreth 3.5 kuintal. Rreth 50 persona jane arrestuar ne lidhje me ngjarjen, ne mes tyre te aferm te rojeve te sigurise, police. Disa prej te dyshuarve jane gjetur te vrare.

7. Boni dhe Klajd

Ky çift ka qene subjekt i shume filmave e kengeve. Me e fundit eshte ajo e kenduar nga kengetarja Beoynce me te fejuarin e saj Jay-z. Bonnie Parker (1910 – 1934) dhe Clyde Barroe (1909 – 1934) ishin grabites bankash me nam, te cilet udhetuan neper pjesen qendrore te Shteteve Bashkuara gjate periudhes se Depresionit te Madh. Aktet e tyre ishin te njohura ne mbare vendin. Ata terhoqen vemendjen e shtypit amerikan dhe lexuesve gjate asaj periudhe, e cila shpesh here cilesohet si “era e armikut publik” ndermjet vitit 1931-1935. Edhe pse ata mbahen mend si grabites bankash, Bonnie dhe Clyde zakonisht preferonin te grabisnin dyqane te vegjel apo qendrat e karburantit te vendosura buze rruges. Ka shume versione per njohjen e tyre, por mbi nje pike te gjithe bien dakord: ishte dashuri me shikim te pare. Bonnie dhe Clyde u vrane me 23 maj 1934, ne nje rruge te shkrete, prane Luizianas nga kater police teksane e dy nga Luiziana.

8. Brenden James Abbott

Australiani i njohur si “Banditi i kartolinave”, gjate karrieres se tij kriminale mendohet se ka vjedhur 5 milione dollare australiane gjate thyerjeve te disa bankave. Ai ka lindur ne vitin 1962 ne Melburn dhe aktualisht vuan denimin prej 23 vjetesh burg ne Qendren e Korrigjimit “Arthur Gorrie”. Abott eshte arratisur disa here nga burgu duke perdorur metoda te ndryshme. Ne nentor te vitit 1989 ai beri uniforma te ngjashme me rojet e burgut dhe arriti te largohej. Ne ’97-en, ai u arratis bashke me 4 kriminele te rrezikshem fale nje bashkepunetori te jashtem, dhe pasi preu kater gardhe hekurash qe rrethonin burgun. Abott ka qene njeriu me i kerkuar i Australise ne vitet 1989-1995. eshte quajtur “Banditi i kartolinave”, pasi media raportonte ne vitet ’90 se Abott u dergonte kartolina te udhetimeve te tij policeve te cilet e ndiqnin ate. Por, sipas te dhenave, kjo ishte vetem nje shpikje e medias. “Banditi i Kartolinave” u be film ne vitin 2003 dhe eshte hedhur ne DVD ne vitin 2005-n.

9. Butch Cassidy

Butch Cassidy (1866-1908) eshte nje prej grabitesve me te njohur te bankave e trenave ne SHBA. I lindur me emrin Robert LeRoy Parker ne Utah, ai u largua nga shtepia qe ne vitet e adoleshences per te punuar ne nje ferme bulmeti, ku dhe u njoh me mikun e tij, Mike Cassidy, nje hajdut kuajsh. Ai me pas punoi ne shume ferma si kasap (butcher) nga ku dhe mori nofken e tij “Butch”, e cila shume shpejt u pasua nga mbiemri i mikut e mbrojtesit te tij “Cassidy”. Ai filloi qe ne moshen 14-vjeçare te kryente vjedhjet e para, te cilat me kohe u kthyen ne grabitje dhe hyrje-dalje nga burgu. Ne vitin 1905 ai kreu nje grabitje, e cila cilesohet si me e madhja e kryer prej tij. Se bashku me dy persona te tjere ai arriti te grabiste banken “Trapaca y Argentino” ne Rio Gallegos ne Argjentine, duke marre prej aty 100 mije dollare. Pas kesaj, i lodhur nga jeta qe bente, Cassidy vendosi te hiqte dore e te jetonte si nje fermer i respektuar, megjithese ai dyshohet edhe per disa grabitje te tjera bankash, por nuk u mor vesh asnjehere.

10. Edward Ned Kelly

Edeard Ned Kelly, eshte grabitesi i bankave i kthyer ne legjende ne Australi. Ai jetoi ne vitet 1855-1880 dhe perveçse nje hero popullor per mosbindje ndaj autoriteteve koloniale, ai njihej si Robin Hudi i koheve moderne. Altruist dhe kavalier, ai kishte fituar famen e Robin Hudit. Qe femije ai kishte probleme me ligjin. Ne moshen 14-vjeçare u arrestua per here te pare, pasi ofendoi nje pronar ferme. Nje vit me vone u arrestua serish, pasi u akuzua si bashkepunetor i nje grabitesi bankash. Por kete “talent” te tij ai e perdori me vone bashke me banden e tij qe quhej “Banda e Nedit” dhe qe perbehej nga vellezerit e tij me te vegjel. Keshtu ne vitin 1878, ai bashke me banden e tij grabiti banken “Euroa” me metoden e pengjeve. Nje vit me pas, ata thyejne banken “Jerilderie”, nje ngjarje e cila eshte cilesuar si me e guximshmja dhe me nje plan shume te zgjuar. Banda hyri ne policine e Sidenit dhe futi ne qeli dy police. Me veshjet e tyre, dy anetare te bandes, Nedi dhe Joe Byrne shkuan ne banke dhe vodhen 2 mije paund. Nderkohe, pjesa tjeter e grupit kishte terhequr vemendjen e policise dhe te njerezve, duke mbajtur disa pengje ne nje hotel. Ne vitin 1880 Nedi kapet dhe denohet me varje. Qelia e tij, sot eshte kthyer ne muzeun “Ned Kelly”.

11. Edwin Alonzo Boyd

Edwin Alonzo Boyd ishte nje kriminel kanadez dhe kryetar i “Bandes Boyd”. Ai lindi ne Kanada ne vitin 1914. Ne femijeri babai i tij, polic, ishte perpjekur per ta bere violinist, perveç shume gjerave te tjera, por Edi, siç e therrisnin per shkurt miqte, u be taksist. Por kjo jo per shume kohe. Nje dite, pasi u merzit, ai mori nje pistolete gjermane dhe me te vodhi nje banke. Boyd me pas u bashkua me nje tjeter grabites dhe bashke me te thyen disa banka ne Toronto. Ai shquhej per levizjet e shpejta dhe per mbajtjen e pistoletave. Partneri i tij, Hoeard Gauld u kap nga policia dhe i tregoi te gjitha. Te dy u burgosen ne Toronto. Ne te njejten kohe, atje u burgosen edhe dy grabites te tjere bankash: Lennie Jackson dhe eillie Jackson. Keta te fundit s’kishin asnje lidhje mes tyre, po se shpejti do te bashkoheshin me Edin ne nje arratisje nga burgu. Bashke me Valent Lesso, nje tjeter grabites bankash, ata do te benin nje bande. Lesso ishte nje muzikant i talentuar, i cili s’gjente pune. Ata bene nje seri vjedhjesh dhe u quajten nga media “Banda e Boyd”, duke e cilesuar Edin si trurin e organizates. Ata u arrestuan disa vite me vone dhe prape u takuan ne te njejtin burg. Organizuan nje arratisje spektakolare dhe pas disa vitesh u burgosen serish. Lennie Jackson dhe Valent Lesso u denuan me vdekje, pasi kishin vrare police, ndersa Willie Jackson dhe Edi Boyd u liruan ne 1966-n. Boyd vdiq ne vitin 2002 ne moshen 88-vjeçare.

12. Emmett Dalton

Emmett Dalton ishte nje prej grabitesve me te medhenj te bankave ne Amerike. Ai arriti qe se bashku me banden e tij, te quajtur Dalton Gang, te grabise ne vitin 1892 dy prej bankave me te medha ne Kansas, SHBA. Sasia e parave te grabitur prej bandes ishte shume e madhe, duke u quajtur ne ate kohe si nje prej grabitjeve me te medha. Banda e Daltonit vazhdoi te vepronte perseri, por ne nje tentative tjeter te tij per te grabitur nje banke ne Teksas, ata u rrethuan nga policia dhe nga shkembimi i zjarrit vdiqen kater nga pjesetaret e bandes. Emmett Dalton u plagos rende dhe u kap nga policia. Gjykata e denoi Daltonin me 14 vjet burg. Pas perfundimit te denimit ai u transferua ne Kaliforni, ku u be skenarist dhe aktor i disa prej filmave te realizuar nga Hollivudi. Ne vitin 1931 ai botoi nje biografi te tij. Emmett Dalton vdiq ne vitin 1934 ne moshen 66-vjeçare.

13. Grabitja e “Dunbar Armored”

Grabitja e “Dunbar Armored” eshte me e madhja e kryer ndonjehere ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ka ndodhur ne vitin 1997 ne Los Anxhelos, Kaliforni. Grabitesit arriten te merrnin nga “Dunbar Armored” 18.9 milione dollare. Truri i kesaj grabitjeje gjigande ishte Allen Pace, i cili punonte ne Dunbar si inspektor rajonal i sigurise. Gjate kohes se sherbimit ai kishte mundesi qe te fotografonte dhe ekzaminonte depon e blinduar te makinave te kompanise. Ai rekrutoi pese prej shokeve te tij te femijerise dhe me 13 shtator 1997 Pace perdori çelesat e tij per te hyre ne ndertese. Ai i kishte kronometruar kamerat e sigurise dhe kishte percaktuar se si duheshin shmangur. Sapo hyne brenda grabitesit priten ne barin e stafit duke sulmuar rojet nje nga nje. Pace e dinte qe te premteve ne darke kasaforta depoja kryesore ishte e hapur per shkak te shumave te medha te parave qe zhvendoseshin. Ai dinte saktesisht se cilat çanta duhej te merreshin. Policia e kuptoi menjehere se kjo ishte nje grabitje e kryer nga persona te brendshem dhe ekzaminuan Pace por s’munden t’i gjenin asgje. Por nje prej anetareve te bandes Lamar Hill gaboi kur i dha nje personi nje shume parash te mbeshtjella akoma me shiritin e kompanise. Personi ne fjale shkoi menjehere ne polici dhe Hill u arrestua. Ai shume shpejt rrefeu emrat e bashkepunetoreve te tij dhe Allen Pace u denua me 24 vite burg. Por nje pjese e parave prej 14 milione dollaresh akoma nuk jane gjendur.

14. Grabitja ne Norrmalmstorg

Grabitja ne Norrmalmstorg njihet gjithashtu edhe si origjina e termit “Sindroma e Stokholmit”. Eshte rasti kur nje prej pengjeve u afeksionua me grabitesin e saj. Kjo grabitje ka ndodhur ne Stokholm ne vitin 1973. Jan Erik Janne Olsson, i cili sapo kishte dale nga burgu, drejtohet drejt bankes “Kreditbanken” ne Norrmalmstorg, ne qender te Stokholmit. Policia, e cila u lajmerua menjehere, shkoi ne vendngjarje, por tashme Olsson ndodhej aty dhe kishte hapur zjarr, duke plagosur nje polic. Me pas ai urdheroi nje polic tjeter qe te ulej ne karrige dhe te kendonte nje kenge. Ai filloi te kendonte kengen “Lonesome Coeboy”. Me pas Olsson mori kater persona peng dhe kerkoi qe aty te mberrinte miku i tij, Clark Olofsson se bashku me 730 mije dollare, dy arme, jeleke antiplumb, helmeta dhe nje makine te shpejte. Kjo zgjati per disa dite deri sa me ne fund policia arriti te çlironte pengjet e te kapte dy personat pergjegjes.

15. Great Brinks

Vjedhja me arme e Great Brinks, ne grataçelen “Brinks” ne Boston, Massachusetts, me 7 janar 1950, eshte cilesuar si nje nga krimet e shekullit ne SHBA. Grabitesit arriten te vidhnin rreth 1.2 milione dollare ne kesh dhe gati 1.5-milione dollare te tjera ne forme çeqesh. Banda e perbere nga gashte persona studioi per gati dy vjet nga nje ndertese fqinj te gjitha levizjet e punonjesve ne depot e grataçeles ku mbaheshin parate. Ata arriten te vidhnin kopjet e çelesave te kasafortave si dhe sistemet e alarmit te depove. Pas dy vjetesh, me 7 janar 1950, banda vendosi te veproje. Te veshur me uniformat e punonjesve te sigurise se nderteses grabitesit u futen ne ndertese ne oren 6.50 te mengjesit dhe pasi eliminuan disa punonjes te sigurimit, hapen kasafortat dhe moren andej te gjitha sasite e parave. Policia amerikane arriti te zbuloje disa anetare te bandes grabitese vetem disa vjet me vone.

16. Hans Gruyters

Hans Gruyters eshte nje grabites holandez, qe ka jetuar ne vitet 1925-1980. Pseudonimi i tij ishte “Kaloresi i Zi” per arsye se ne nje rast ai u shfaq ne nje feste i veshur teresisht me te zeza. Ai ka kryer disa grabitje bankash rresht njera pas tjetres. Fillimisht Gruyters ishte shites makinash me profesion. Por nga mesi i viteve 50’ ai filloi aktivitetet e tij te jashteligjshem. Ne vitin 1954 ai qelloi fillimisht nje oficer policie. Me pas me 16 nentor ai grabiti nje banke dhe me 31 dhjetor ai grabiti edhe shtepine e famullitarit ne Vokel. Ndersa po largohej nga skena e grabitjes se fundit, ai perplasi me makine nje burre qe po udhetonte me biçiklete, duke shkaktuar vdekjen e tij. Ne ate kohe policia kishte rene ne gjurmet e tij, por kjo s’e parandaloi ate qe te perpiqej te vidhte nje banke tjeter ne Oss disa dite me vone. Ai u arrestua me 5 janar 1955 dhe u denua me 15 vite burg. Ai u arratis pas nje viti, por policia arriti ta kapte e ta kthente serish ne qeli nga doli ne vitin 1966.

17. Banka Qendrore e Irakut

Afersisht 1 miliard dollare jane vjedhur me 18 mars te vitit 2003, vetem disa ore pas fillimit te bombardimeve amerikane ne Bagdad. Kjo vjedhje eshte cilesuar nga CNN si vjedhja me e madhe e bankave ne histori. Rreth 650 milione dollare u gjeten nga trupat amerikane te fshehura ne muret e pallatit te Sadam Huseinit. Ne mars 2003, nje urdher me shkrim i firmosur nga Sadami, i kalonte 920 milione djalit te tij, Qusay. Sipas zyrtareve te bankes, Qusay dhe nje tjeter njeri i paidentifikuar kane ngarkuar per pese ore ne kamion kutite me prerjet 100 dollareshe. Qusay me vone u vra nga trupat amerikane.

18. Jaba Ioseliani

Jaba Ioseliani nuk ishte nje grabites bankash ordiner. Ai ishte gjithashtu nje politikan gjeorgjian dhe lider i organizates paramilitare “MKhedironi”. I lindur ne Khashuri ne vitin 1926, Ioseliani studioi ne Universitetin e Leningradit, por nuk u diplomua. Ai vuri ne skene vjedhjen e nje banke ne Leningrad ne vitin 1948, per te cilen u denua me 17 vjet burg. I liruar ne vitin ’65, ai u denua serish per vrasje pa paramendim. Me pas u kthye ne Gjeorgji dhe u diplomua ne Institutin Gjeorgjian te Artit te Teatrit, ku u be profesor dhe shkruajti nje numer te konsiderueshem pjese teatrale. Dominimi i tij u rrit si lider i organizates paramilitare, te cilen e themeloi ne vitin 1989. Dy vjet me vone, organizata e tij u shpall e jashteligjshme. Ai u burgos, por me vone u arratis dhe u bashkua me forcat rebele, te cilat synonin nje grusht shteti ndaj presidentit te asaj kohe, gje qe u realizua me sukses nga guerilet. Ioseliani u be nje nga tre lideret kryesore te “Keshillit Ushtarak”, qe qeverisi Gjeorgjine nga janari ne mars te vitit ’92. Kudo qe shkonte rrethohej nga mbeshtetesit e tij te armatosur. Ioseliani u akuzua per nje sere vrasjesh si dhe nje tentative per vrasjen e nje politikani. Ai u denua me 11 vjet burg per terrorizem dhe komplote, por vdiq ne vitin 2003 nga nje atak ne zemer.

19. Jacques Mesrine

Jacques Mesrine ishte nje kriminel francez, i cili pati aktivitet te shkurter edhe ne SHBA e Kanada. Per here te pare Mesrine u arrestua ne vitin 1962 me tre bashkepunetore para nje tentative per te vjedhur nje banke. Nderkohe ai ishte bere kriminel profesionist prej disa vitesh. U denua me 18 vjet burg dhe u lirua ne vitin 1963. U arrestua serish per pengmarrje, dhe pas arratisjes, Mesrine filloi te vidhte banka ne Montreal te Kanadase. Stili i tij ishte vjedhja e dy bankave ne te njejten dite. Ne fund te ’72-it, Mesrine u kthye ne France dhe merrej vetem me vjedhje bankash. U arrestua, por arriti te largohet nga gjykata pasi mori peng nje gjykates. U arrestua me pas, ku dhe shkruajti “Instikti i vdekjes”. Ne ’78-en ai u arratis me tre te denuar te tjere, e cila u be skandal ne France. Mesrine vazhdoi te vidhte dyqane argjendarie, banka, te kryente pengmarrje etj. Ne total kreu 39 vrasje dhe ngaqe maskohej shume mori nofken “Njeriu i 100 fytyrave”. Ne ’79-en, Mesrine mori peng milionerin Herni Lelievre, te cilit i caktoi gjoben 6 milione franga. Ai u be “Armiku numer 1 i Frances”. Mesrine u vra po ne kete vit pas rrethimit nga policia.

20. John Dillinger

Kur Xhon Dillinger u qellua nga agjentet federale ne vitin 1934, ai ishte cilesuar nga Departamenti i Drejtesise “Armiku Nr. 1”. I lindur ne vitin 1903, ne Indianopolis, Indiana, ai eshte legjende e vjedhjes se bankave ne Shtetet e Bashkuara. Ne maj te vitit 1933, Dillinger u lirua me kusht nga burgu i shtetit Indiana, ku kishte kaluar mbi 8 vjet ne qeli i denuar per grabitje bankash. Ne shtator, ai ishte serish ne burg, duke pritur gjykimin per vjedhje bankash. Ne tetor te ’33-shit, ai arratiset nga burgu dhe me banden e tij vazhduan thyerjet e bankave ne Indiana dhe me pas u largua per ne Florida dhe Arizona. Pas kapjes ne kete te fundit, u depertua per ne Indiana, ku perseri arriti te arratisej. U drejtua per ne Çikago, duke terhequr vemendjen e investigatoreve federale (nje sektor qe me pas u quajt FBI). Me reputacionin qe gezonte, tashme ai e kishte fituar statusin e nje heroi popullor. Me nje informacion te Ana Cumpanas, te quajtur nga media “Lady in red”, per shkak te veshjes se saj, agjentet federale i zune prite Dillinger jashte Teatrit ne Çikago, ku ai sapo kishte pare “Melodramen e Manhatanit”. Pas shkembimit te zjarrit, Dillinger u vra.

21. Kenneth Noye

Nje prej grabitjeve me te medha ne bote eshte edhe ajo e vjedhjes se 10 tone shufrave ari dhe 3 milione sterlinash ne aeroportin “Heathroe Airport” ne Londer, me 26 nentor 1983. Ideatori dhe organizatori i kesaj grabitje eshte anglezi Kenneth Noye, i cili se bashku me gjashte bashkepunetore te tjere arriti te hape magazinen sekrete ne aeroport, duke realizuar keshtu nje nga grabitjet me spektakolare. Policia angleze arriti te zbuloje autoret e kesaj grabitje dhe te arrestoje bashkepunetoret e Kenneth Noye. Ky i fundit arriti te fshihej, dhe vetem ne vitin 1986 policia arriti ta arrestoje ate. Ai u denua me 14 vite burg, nga te cilet kreu vetem tete. Aktualisht Kenneth Noye eshte duke vuajtur denimin me burgim te perjetshem qe gjykata angleze i dha ne vitin 1998 per vrasjen e nje te riu.

22. Lufthansa Heist

Nje nga grabitjet me te medha qe eshte bere ne Amerike eshte edhe ajo e depozitave te kompanise ajrore gjermane “Lufthansa” ne aeroportin “Kenedi” ne Nju Jork. Grabitja u krye nga familja mafioze Lukeze, e cila vepronte ne Amerike dhe ishte nje nga pese familjet me te medha mafioze. Me 11 dhjetor te 1978, ne oren 15.00, te armatosur deri ne dhembe banda mafioze me ndihmen e nje punonjesi te sigurise te aeroportit arriti te futet ne depozitat e aeroportit. Me ndihmen e bashkepunetorit te tyre ata arriten te hapin depozitat e sigurise dhe te merrnin 6 milione dollare. Por megjithese grabitja u realizua me sukses, pjesetareve te bandes grabitese telashet u erdhen me vone. Shume prej anetareve te saj u vrane nga pjesetare te tjere familjes mafioze. Historia e grabitjes u be skenari i filmit “Djemte e mire”, me aktore kryesore Robert De Niro dhe Joe Pesci

23. Monica Proietti

Monica Proietti, grabitese bankash ne Montreal, njihet me pseudonimin “Vajza e mitralozit”. Ajo lindi ne 25 shkurt te vitit 1940 dhe vdiq ne shtator te vitit 1967. Monika vinte nga nje familje e varfer ne Montreal, anetaret e te ciles kishin probleme me krimin. Gjyshja e saj ishte arrestuar disa here per vjedhje dhe ishte kthyer ne nje shkolle krimi per femijet e lagjes. Ne vitin 1956, ne moshen 17 vjeçare, Monika u martua me nje gangster skocez, qe ishte 33 vjeç. Pas deportimit nga Kanadaja te bashkeshortit te saj, me vone ajo u lidh me Viateur Tessier, i cili u burgos ne vitin 1966 per vjedhje me arme. Monika dhe bashkepunetoret e saj grabiten me shume se 20 banka, duke vjedhur mbi 100 mije dollare. Ne shtator te vitit 1967, Monika u vra gjate nje shkembimi zjarri me policine. Filmi i vitit 2004 “Monika, vajza e mitralozit”, eshte bazuar ne jeten e saj. Filmi u pershtat nga libri “Kujtimet e Monikes” te autorit Georges-Hebert Germain.

24. Naomi Betts

Vetem tete muaj zgjati liria e grabiteses se bankes “Fifth Third Bank” ne Indianapolis, SHBA. Megjithese ishte vetem 22 vjeç, Naomi Betts nuk nguroi qe me nje pistolete ne dore dhe pa asnje lloj maske ne fytyre te grabiste ne mes te dites, me 9 tetor 2003, nje prej bankave me te medha te Amerikes. Ajo arriti te grabise atje nje shume te madhe dollaresh dhe pastaj u largua nga banka me nje makine qe kishte parkuar para saj. Por vajza grabitese nuk u shpetoi dot kamerave te sigurise, te cilat filmuan çdo veprim te saj. Me 27 maj te vitit 2004 policia amerikane arriti te arrestoje Naomi Bettsin, ne qytetin e Misurit. Per kapjen e saj policia amerikane kishte vene nje shume prej 500 mije dollaresh. Kjo beri qe kapja e saj te hynte tek policia amerikane si arrestimi me i kushtueshem ne historine e saj.

25. Norsk Kontantservice

Norsk Kontantservise (NOKAS) eshte nje kompani norvegjeze qe ofron zgjidhje per menaxhimin, kontrollin dhe shperndarjen e parave ne bankat norvegjeze. Qendra NOKAS e vendosur ne Stavanger u grabit ne 5 prill 2004. Shuma e parave qe u grabit arrinte ne 9.5 milione dollare, duke e bere ate grabitjen me te madhe ne historine e Norvegjise. Gjithashtu ishte hera e pare ne shume vite qe nje polic norvegjez ne sherbim humbet jeten. Te trembedhjete personat e perfshire ne grabitjen e NOKAS u gjykuan dhe moren nje denim total prej 181 vitesh burgim, me 10 mars 2006. Lideri i bandes, David Toska mori denimin me te larte, dhene bandes, 19 vite. Ne gjyqin final qe u zhvillua me 19 janar 2007 juria shpalli fajtore dymbedhjete anetare te bandes, perveç njerit prej tyre. Por gjykatesit nuk e moren parasysh kete vendim te jurise dhe kerkuan nje gjykim te ri.

26. Roger Caron

Roger Caron, i quajtur ndryshe “Qeni i zemeruar”, eshte nje grabites bankash kanadez dhe autori i librit “Kujtimet e nje jete pas hekurave”. Ai ishte vetem 40 vjeç kur shkroi librin, dhe 23 vjet te jetes se tij i kishte kaluar ne burg. I rritur nen dhunen e vazhdueshme te te atit alkoolist, ferkimet e para me ligjin te Caron-it filluan qe ne moshen 12-vjeçare, kur bashke me nje bande te rinjsh vodhen nje vagon. Ne moshen 15-vjeçare, lista e bemave te tij ishte bere mjaft e gjate dhe kryesohej nga vjedhja e depos se zjarrfikesve dhe tre fuçive te barotit. Ne librin e tij jepen detaje te jetes se Caron, i cili me shume eshte rritur burgjeve dhe instituteve te shendetit mendor. “Karriera” e tij ne burg rritej vazhdimisht pas gjykimeve si dhe zemerimit qe shpesh Caron shfaqte pa u permbajtur dot. Caron eshte arratisur nga 30 burgje apo institute riedukimi, duke mbajtur rekordin e arratisjeve ne historine kanadeze.

27. “Securitas depot”

Qyteza Tonbridge, ne Angli, u trondit nga ajo qe u quajt si grabitja me e madhe qe kishte ndodhur ne Britanine e Madhe. Mengjesin e 22 shkurtit 2006, nje bande e armatosur arriti te grabise me shume se 53 milione paund nga nje depozite sigurie ne Kent. Hajdutet e maskuar si police rrembyen menaxherin e depozites se sigurise ne Tonbridge se bashku me familjen e tij. Pas rrembimit te menaxherit grabitesit e kane marre me vete dhe e kane detyruar te hape depoziten ne Vale Road, madje ata e kane detyruar drejtuesin e bankes edhe t’i ndihmoje ata ne ngarkimin e parave ne kamionin qe ata kishin marre per te transportuar sasine e madhe te paundeve. Por grabitesit nuk kishin llogaritur mire edhe kamerat e sigurise qe, megjithese ne menyre te dobet, kishin arritur te filmonin te gjitha veprimet e grabitesve. Per te zbuluar grabitesit policia angleze ofroi 2 milione paund. Brenda nje kohe te shkurter policia arriti te arrestoje pjesen me te madhe te anetareve te bandes, ku ne te cilen bente pjese edhe shqiptari Jetmir Buçpapa.

28. Banda Bonnot

“Banda e Bonnotit” ishte nje grup kriminal francez qe vepronin ne France dhe ne Belgjike ne vitet 1911-1912. E perbere nga anetare, te cilet identifikoheshin si ilegale, banda perdorte teknologji te fundit, perfshire automobila dhe pushke te avancuara, te cilat ende s’ishin futur ne policine franceze. Shtypi u referohej atyre thjesht si “Banditet e makinave”, por me pas banda u quajt “Banda e Bonnotit” pas nje interviste qe dha Jules Bonnot ne zyrat e gazetes me popullore te perditshme “Petit Parisien”. Dominimi i Bonnotit brenda grupit, me vone u riforcua nga vdekja e tij e bujshme gjate nje shkembimi zjarri me policine. Grabitja e pare e bandes ishte ne banken “Societe Generale” ne Paris, ne dhjetor 1911. Ata i iken policise me nje makine qe e kishin vjedhur 1 jave me pare. Grabitesit, Bonnot, Octave Garnier, Eugene Dieudonne, ndane se bashku 5126 franga. Banda kishte “nderin” te ishte e para qe perdorte makine ne skenen e krimit. Me pas vazhduan me te tjera vjedhje e krime. Shperblimi i policise per informata rreth tyre shkoi ne 800 mije franga. Historia e bandes u pershtat si film ne kinema ne vitin 1969.

29. Tyrone Conn

Tyrone Conn grabiti banken e pare ne jeten e tij, ne moshen 16-vjeçare. Po aq sa zgjati edhe “karriera” e tij kriminale, ne te cilen u ballafaqua me te pakten 30 akuza dhe mori denimin me 47 vite burg. Conni ishte 24 vjeç ne ’91-shin, kur u arratis nga burgu ne Kanada, pasi la shenimin ne qeline e tij “Kam shkuar per peshk”. Ne maj te 1999-es, i armatosur me nje pistolete Conni vodhi banken “Colborne”, te njejten banke qe po vidhte pas arratisjes ne ’91-shin. Por “fluturimi” i Connit nga drejtesia mbaroi dy jave pas arratisjes. Policia e rrethoi ne shtepine e nje mikut te tij te burgosur. Uniformat blu u perpoqen te negocionin me Connin per 90 minuta. Nderkohe, ai pergjigjej se nuk do te dorezohej per asnje lloj arsye. Sipas policise, Conni vrau veten per te mos u dorezuar. Ne ate moment ai ishte ne telefon me gazetaren e CBC-se, Theresa Burke, me te cilen kishte nje shoqeri prej 5 vitesh, qe kur ajo i kishte bere nje interviste ne burg. Nje dyshim tjeter mbi fundin e tij lidhet me mundesine qe arma t’i jete shkrepur nga pakujdesia.

30. Valerio Viçei

Grabitesi italian hyri ne historine si autori i nje prej vjedhjeve me te medha te bankave. Ne 12 korrik 1987 ai eshte autori i grabitjes se depozitave bankare “Knightsbridge Security Deposit” ne Londer, Angli. Ai arriti te grabise gati 40 milione sterlina angleze dhe 68 milione dollare, shume qe e barabarte me kursin e sotem eshte gati 200 milione dollare. Vjedhjen ai e realizoi ne saje te bashkepunimit me te fejuaren e drejtorit te bankes, te cilen ai kishte vetem pak kohe qe e kishte zene te dashur. Valerio Viçei u arrestua vetem nje muaj pas grabitjes se tij, me 12 gusht 1987, pas nje ndjekje spektakolare me makina midis tij dhe policise angleze. Gjate ndjekjes se policise Valerio Viçei ishte nen drejtimin e nje “Ferrari Testarossa”. Pas vendimit te gjykates angleze, ai u ekstradua ne Itali, ku me 18 prill te vitit 2000 ai vritet nga policia italiane gjate nje tentative tjeter te tij per te grabitur.