30 mafiozet me te famshem ne histori

 

Ja kush jane 30 mafiozet me te famshem ne histori

30. Jack Diamond
Gangsteri amerikano-irlandez Jack Diamond, me shume i njohur me nofken “Xhentellmeni Xhek”, ishte nje kontrabandist operimet e te cilit ishin te fokusuar kryesisht ne Filadelfia. Ai ishte mik i ngushte i nje gangsteri tjeter famekeq dhe lojtarit te pokerit, Arnold Rothstein. Ndersa ai mbikeqyrte shitjet e alkoolit ne Manhatan, Diamond pati nje konflikt me Dutch Schultz dhe bandat e tjera te qytetit. Ai u perfshi ne nje seri rrembimesh ne Manhatan. Diamond vdiq pasi u qellua nga armiqte e tij ne dalje te Nju Jorkut.

29. Tom Devaney
Nje kriminel me baze ne Nju Jork, Tom Devaney ishte nje njeri rendesishem per familjen kriminale Genovese ne vitet 60’ dhe 70’. Ai gjithashtu drejtoi luften kunder bandes se James Coonan, nje krimineli amerikano-irlandez ne Manhatan. George Barone, se bashku me Joe Sullivan, e vrane Tom Devany-n ne qender te Manhattan-it. Me vdekjen e tij, ishte Mickey Spillane ai qe do te merrte kryesimin.

28. James Coonan
Nje kriminel amerikano-irlandez qe operonte ene Nju Jork, Manhatan, “Jimmy C” u be gangster pasi ai vendosi te organizonte skuadren e vet kriminale per te marre hakun e te atit, qe u rrembye dhe u vra nga krimineli i mirenjohur ne vitet 60’, Mickey Spillane. Ai u denua me burgim per 75 vjet pasi u gjeten prova se ishte fajtor per vrasjen e Harlod Whitehead.

27. Dawood Ibrahim
Njeri qe fshihej pas sindikates se krimit te organizuar indian, i njohur si “D-Company”, Dawood Ibrahim eshte ne krye te nje perandori te madhe te jashteligjshme ne Indi. Ai besohet se ka organizuar dhe financuar bombardimet ne Bombei ne vitin 1993, nje seri me 13 shperthime qe lane 250 viktima secili. Ai kishte lidhje te ngushta me Osama bin Ladenin e Al Kaedes dhe aktualisht eshte njeriu me i kerkuar ne Indi.

26. Vellezerit Kray
Reginald Kray dhe Ronald Kray, ishin vellezer binjake dhe gangstere angleze te cilet organizua nje seri krimesh ne Londren Lindore. Fillimisht ata u perfshine ne grabitje te shumta, sulme, si edhe ne vrasjen e kriminelit te njohur ne Londer, Jack McVitie. Edhe pse ishin kriminelet me te frikshem te kohes se tyre, binjaket u bene persona shume te famshem ne SHBA ne vitet 60’.

25. Demetrius Flenory
I njohur si “Black Meech” ne disa qarqe te Atlantas, Demetrius Flenory, ishte nje nga themeluesit e Black Mafia Family, nje organizate e madhe e trafikimit te droges qe kryesisht operonte ne Detroit e me pas u zgjerua per ne Atlanta dhe Los Anxheles. Ai ishte nje trafikant kokaine i denuar ne SHBA per dy dekada dhe identifikohej si nje nga trafikantet me fitime me te medha ne historine e vendit.

24. Joaquin Guzman
Lordi meksikan i droges, Joaquin Archivaldo Guzman Loera kryesoi Kartelin Sinaloa, nje sindikate e krimit te organizuar dhe grup trafikues droge qe operonte ne Meksike. Karteli me pas u njoh edhe me emrin “Organizata Guzman”, pra me mbiemrin e liderit te saj. Para arrestimit ai ishte nje nga njerezit me te pushtetshem ne bote qe nga viti 2009, me nje vlere pasurie prej 1 bilion dollaresh. Revista Forbes e etiketoi ate si trafikanti me i fuqishem i droges ne bote.

23. James Burke
I njohur si “Irlandezi”, gangsteri amerikano-irlandez James Burke ishte kreu i familjes kriminale Luchesse ne vitet 70’ dhe u akuzua per perfshirje ne vrasjen brutale te nje numri te madh njerezish. Besohet se ai organizoi nje grabitje te madhe ne Aeroportin Nderkombetar John Kennedy ne vitin 1978 qe i shtoi llogarise se tij nje shume prej 2 mln dollaresh.

22. Vito Genovese
Gangsteri qe e arriti kulmin e popullaritetit te tij gjate Luftes Castellammarese ne vitin 1930, Vito Genovese ishte nje kriminel italo-amerikan qe kryesoi familjen mafioze Genovese. Ai ishte mentor i pasardhesit te tij ne udheheqjen e familjes, Vincent Gigante. Ne vitin 1931 gjate luftes, ai beri nje komplot per vrasjen e Salvatore Maranzano-s me ndihmen e Luciano-s. Ai u zhvendos ne Italia dhe udhehiqte operimet e tregut te zi te nje perandorie kumari.

21. Meyer Lansky
Gangsteri polak i cili njihet si llogaritari i organizaten kriminale, Meyer Lensky ishte nje nga figurat kryesore te krimit te organizuar qe zhvilloi Sindikaten Kombtare te Krimit ne SHBA. Ai ishte nje nga gangsteret me te pushtetshem dhe famekeq te shekullit 20 dhe luajti nje rol te madh ne operimet e Mafias Italiane. Ai zhvilloi dhe operoi ne disa nga perandorite me te medha te kumarit ne SHBA.

20. Jacques Mesrine
I njohur si krimineli modern i historise moderne te Frances, Jacques Mesrine u perfshi ne nje numer te madh vjedhje bankash, vrasjesh, rrembimesh ne SHBA, Kanada dhe France gjate shekullit 20. Ai gjithashtu njihej si “Njeriu me 1000 fytyra” per shkak te ndryshimit te fytyres ne çdo operim. Ai u burgos disa here por ai gjithnje arrinte te arratisej, maje edhe vrau gjykatesit qe e denuan ate.

19. James Whitey Bulger
Nje gangster famekeq i bazuar ne Bostonin Jugor, James Whitney Bulger ishte nje bandit social qe vepronte pak a shume si Robin Hood. Ai ia dedikoi jeten mbrojtjes nga krimi organizuar. Qellimi i tij ishte te vihej ne ndjekje dhe te vriste lordet e droges dhe kumarxhinjve ilegale. Ne vitin 2011, ai u arrestua per perfshirjen e tij ne nje konspiracion per kryerjen e mashtrimit te identitetit dhe ishte nje nder 10 me te kerkuarit e FBI-se.

18. Anthony Accardo
Me nofken Joe Batters ose Big Tuna, Anthony Accardo nga te qenurit nje vagabond i njohur u kthye ne kreun e sindikates se krimit ne Çikago. Kjo organizate kriminale e rritur ne pushtet gjate qendrimit te tij, zgjeroi operimet ne disa territore ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Disa muaj perpara vdekjes se tij, ai vrau tre hajdute qe u perpoqen ta vidhnin ate. Anthony i vari ata, dhe u preu fytet.

17. Bugsy Siegel
Bugsy Siegel ishte nje kriminel amerikan qe udhehoqi familjen mafioze Genovese. Ai eshte i njohur si nje nder gangsteret me te frikshem te kohes se tij, per shkak te mizorive kundrejt bashkepunetoreve. Ne vitin 1940 ai kontrolloi dhe financoi disa kazino ne Las Vegas dhe u be kontrabandist pijesh alkoolike. Bugsy vrau vellezerit Fabrizzo dhe rivalet e tij te kredise, vellezerit Amberg.

16. Carlo Gambino
Mafiozi Sicilian, Don Carlo Gambino ishte kreu i familjes se njohur mafioze Gambino. Ne vitin 1957, ai ishte gjithashtu ne krye te Komisionit te Mafias Amerikane, nje shoqeri kriminale italo-amerikane qe operonte ne menyre te ngjashme mafian siçiliane. Ai u ngrit kunder grupit Anastasia ne vitet 60 dhe e zgjeroi pushtetin e tij ne disa pjese te Shteteve te Bashkuara derisa arriti te kontrollonte 90% te porteve ne Nju Jork duke fituar miliona. Familja e tij kriminale ishte me e fuqishmja ne ate kohe ne Manhatan.

15. John Dillinger
Gjate jetes se tij, John Dillinger u perfshi ne disa krime te ndryshme. Midis tyre edhe grabitjen e 25 bankave dhe rajoneve policore ne Shtetet e Bashkuara. Ai u perfshi edhe ne vrasjen e disa njerezve ne Çikagon Lindore, Indiana. Dillinger e rriti popullaritetin e tij gjate periudhes se Depresionit te Madh ne SHBA, dhe konsiderohej si me famekeqi i te gjithe krimineleve ne vend. Ai organizonte krimin dhe luftonte koke me koke me FBI-ne.

14. Bernardo Provenzano
Per 40 vjet me radhe ka qene kapo misterioz i “Cosa nostra”. Bernardo Provenzano, ose i ashtuquajturi “zu Binnu”, por i njohur edhe me nofken “u tratturi”, super bos si dhe drejtuesi me me jetegjatesi ne historine e mafias eshte arrestuar para disa vitesh nga policia italiane. Fytyra e tij per afro nje dekade per drejtesine ka qene si nje fantazme. Pas arrestimit te Toto Rina, ne janar te 93, i ka takuar Provenzano, detyra e drejtimit te “Cosa Nostra”-s. Ai cilesohet si nje nga mafiozet me inteligjente qe ka pasur ndonjehere mafia.

13. Frank Costello
I njohur si “Kryeministri”, Frank Costello ishte bos i krimit dhe nje kriminel italian qe njihej per popullaritetin e tij si nje nder lideret e grupeve kriminale me te rrezikshem ne SHBA, veçanerisht ne Nju Jork. Ai gjithashtu kryesoi Banden e Zones Lindore ne Manhatan ndersa punonte per disa grupe te tjera te njohura. Costello, bashke me Lucianon, u bene pjese e Familjes se madhe Mafioze Siçiliane dhe u perfshine ne operacionet e prodhimit te rumit.

12. Joseph Bonanno
I lindur ne vitin 1905, Bonanno u rrit ne Sicili, ne vendlindjen e tij dhe ngeli jetim kur ishte 15 vjeç. Ai u largua nga Italia ne kohen e fuqizimit te Musolinit dhe beri nje qendrese te vogel ne Kube, para se te arrinte ne USA, ne moshen 19-vjeçare. Ai u bashkua me mafian si menyre per te luftuar Musolinin. Pseudonimi i tij ishte Joey Bananas. Ai u bashkua me Salvatore Maranzano. Bonanno u be kryetari i njeres prej familjeve mafioze. Ai e zgjeroi biznesin e tij te ligjshem me shume baxho djathi, punishte veshmbathjesh dhe sipermarrje funerale. Kjo e fundit ishte menyra perfekte per te zhdukur kufomat e armiqve. Por planet per te zhdukur familjet e tjera rivale u kthyen kunder tij dhe Bonanno u mor peng per 19 dite derisa ra dakord qe te dilte ne pension dhe te hiqte dore nga mafia.

11. Arnold Rothstein
Nje biznesmen dhe kumarist, gangsteri amerikan Arnold Rothstein ishte organizatori i korrupsionit ne boten sportive, sidomos ne fiksimin e ndeshjeve te Kampionatit Boteror te Bejsbollit ne vitin 1919. I njohur si “Truri” Rothstein ishte gjithashtu babai i nje prej grupeve kriminale hebre ne Nju Jork. Ai themeloi nje kazino dhe u perfshi edhe ne boten e kontrabandes.

10. Semion Mogilevich
I quajtur “Zoti Mençuria” (ai ka nje diplome Ekonomiku), gangsteri mafioz, eshte kryetari i krimit te organizuar ne Ukraine; dhe qe besohet nga agjencite nderkombetare se eshte “bosi i bosave” te mafias ruse ne bote. Ai ishte i perfshire ne gjithçka duke filluar nga nje kompani me baze ne Pensilvani qe mashtroi investitoret e Europes Lindore per nje tregti gazi me nje vlere prej 150 milion dollaresh. Krimet e tij perfshijne gjithashtu vrasje, tregti armesh dhe trafikim droge. Ai besohet se ka urdheruar vrasjen e shume kundershtareve te tij ne bote. Mogilevich u arrestua ne Moske ne 2008 per evazion fiskal; por ne saje te zgjuarsise dhe dinakerise se tij ai arriti te lirohej ne vitin ne vijim.

9. Jesse Woodson
Nje lider bande qe u perfshi ne disa grabitje bankash, trenash dhe vrasje, Jesse Woodson ishte anetari me i famshem i bandes qe mbante emrin e tij ne shekullin 19. Gjate Luftes Civile ai krahasohej me Robin Hudin e koheve moderne. Jesse besohet se ka qene i perfshire ne menyre aktive ne shume mizori te kryera kunder ushtareve te Unionit gjate Luftes Civile.

8. Enoch Johnson
I njohur si udheheqesi i makinerise politike qe sundoi qeverine e Atlantic City, Nju Xhersi, Enoch Lewis Johnson filloi te rrise pushtetin e tij kur u zgjodh sherif i Komitetit Meksikan i Republikes se Atlantic City. Ai udhehoqi nje organizate famekeqe te perfshire ne prostitucion dhe kumar dhe ishte avokat i industrise ne Shtete te Bashkuara.

7. Lucky Luciano
Nje kriminel amerikan, Lucky Luciano njihet si babai i krimit te organizuar modern ne SHBA, dhe ishte pergjegjes per ndarjen e vendit ne 5 familje te medha mafioze. Ai njihet edhe themelues i Komisionit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ishte kreu i familjes mafioze Genovese. Amerikanet e njohin sot si themeluesi i Sindikates se Krimit Kombetar ne SHBA. Ai u arrestua dhe u denua me 30-50 vjet burgim, por me pas u ekstradua ne Itali ne vitin 1936. Ai ishte aq i fuqishem sa qe inteligjenca e ushtrise amerikane, kur hyri ushtria amerikane ne Itali, gjate Luftes se Dyte Boterore, kerkoi ndihmen e tij. Ai vdiq nga nje infarkt ne vitin 1962

6. Salvatore Rina
Mafiozi siçilian Salvatore Rina u arrestua janar te 1993 per krimet e kryera per me shume se 20 vjet, si bos i mafias siçiliane. Ai kerkohej per vrasjen e me shume se 100 personave te kryera gjate kohes qe ngjiste shkallet e karrieres kriminale. I njohur si “Toto”, thuhet se ai e nisi karrieren si vrases me pagese. Ai u arratis ne 1969 pasi u akuzua per vrasje te trefishte. Por kjo nuk e ndaloi ate qe te vazhdonte aktivitetin kriminal dhe lufterat mafioze ne Siçili ne 1980, ku humben jeten mijera njerez dhe arriti te vendosej ne krye te organizates. Rina u denua me burgim te perjetshem; denimi me i rende i dhene ne Itali. Cilesohet si mafiozi me i madh i historise se Cosa Nostra-s italiane.

5. Ksie Kajping
Me siguri keni degjuar per Kumbarin. Tashme mund te njiheni dhe me Kumbaren. Ne Kongkuing, nje qytet i madh ne Kine, me nje popullsi prej afersisht 30 milion banoresh, Ksie Kajping ndikoi fuqishem ne vend, per shume vite. Nje operacion antikrim i Pekinit ne Kongkuing, ndaj mafias ne 2009 tregoi se si Ksie, per vite te tera, kishte drejtuar marreveshje ilegale kumari nderkohe qe ruante lidhjet me policine lokale dhe zyrtare qeveritare. Ajo zoteronte makina dhe vila te shumta luksoze dhe krenohej per haremin e saj ku qendronin 16 djem te rinj. Ksie, 46 vjeçare, qe ngjan me shume me nje kryeinfermiere se nje femer kriminele, eventualisht u denua me 18 vjet burg. Historite rreth pushtetit dhe fuqise se saj u bene pjese e programeve te shumta mediatike.

4. John Gotti
Ai eshte konsideruar gjeresisht si krimineli i fundit i stilit hollivudian, nje njeri qe shkonte ne sallen e gjyqit dhe dilte serish, i pafajshem. “Zoti i modes” ishte bosi kriminal i familjes Gambino ne mes te viteve ’80, dhe shpejt u be i njohur si “Zoti Rezistenca” per shkak te aftesise se tij per t’iu shmangur burgut. Akuzat, thuhej nga njerezit e thjeshte, nuk zgjidhnin gje ne rastin e tij. Kjo ishte deri ne momentin qe FBI–ja zbuloi nje kryqezate te organizuar nga Goti, duke bere qe ai te arrestohej dhe te akuzohej per krime te ndryshme, duke perfshire kontrabande dhe vrasje. Eventualisht ai u denua me burgim te perjetshem ne 1992 dhe qendroi ne burg deri ne diten e vdekjes se tij, te shkaktuar nga kanceri nje dekade me vone.

3. Al Capone
Me shume i njohur si “Njeriu me shenje”, Al Capone ishte nje gangster amerikan qe ia dedikoi jeten e tij kontrabandes se pijeve dhe prostitucionit. Ne nje moshe fare te re, ai u be anetar i nje bande ne Nju Jork dhe merrej me aktivitete te ndryshme ilegale. I njohur per inteligjencen e tij te jashtezakonshme, per deshiren per te qene i famshem, ai njihej gjithashtu edhe si nje person jashtezakonisht i rrezikshem dhe ekstremisht i dhunshem. Orkestrimi i masakres se Shen Valentinit ne vitin 1929, ne te cilin u vrane qindra mafioze rivale, e verteton kete tipar te tijin. Disa vite perpara se te vdiste, ai kryesoi nje sindikate te madhe krimi dhe u burgos nen akuzen e evazionit te taksave.

2. Griselda Blanco
E njohur si “Kumbara e Kokaines”, Griselda Blanco eshte nje pioniere e tregtise me te madhe te droges ne Majemi. Ajo e harxhoi femijerine dhe adoleshencen e saj si nje hajdute xhepash dhe prostitute. Kur u rrit, ajo u padit nen akuzen e konspiracionit te droges dhe u denua me 10 vjet. Brenda burgut te Majemit, ajo vazhdoi te drejtonte biznesin e saj te kokaines me ndihmen e anetareve sekret.

1. Pablo Escobar
Lordi kolumbian i droges, Pablo Escobar kontrolli disa perandori droge dhe vrau mijera njerez ne te gjithe boten. Ai udhehoqi nje nga organizatat kriminale me te fuqishme dhe me te frikshme ne histori. Pablo zoteronte pushtet ne disa rezidenca, linja ajrore dhe banda ushtaresh dhe kriminelesh. Ai punesoi disa vrares per te vrare oficeret e policise qe viheshin ne ndjekje te tij dhe i paguante ata me miliona. Norma e krimit ne Kolumbi u rrit ndjeshem gjate kohes se tij