30 theniet me te bukura mbi jeten nga Gabriel Garcia Marquez

Gabriel Garcia Marquez konsiderohet si shkrimtari qe popullarizoi realizmin magjik, nje zhaner qe nderthur pershkrime te jetes se perditshme me elemente fantastike.

Ai kujtohet me se shumti per veprat “100 Vjet Vetmi” dhe “Dashuri ne Kohen e Koleres”.

Gabriel Garcia Marquez konsiderohet si shkrimtari me popullor ne gjuhen spanjolle qe nga Miguel de Cervantesi.

Veprat e tij letrare kane qene shkrimet me te shitura ne spanjisht, perveç Bibles. Romani i tij epik “100 Vjet Vetmi” eshte shitur ne mbi 50 milione kopje ne 25 gjuhe te ndryshme.

García Márquez fitoi çmimin Nobel ne letersi ne vitin 1982 per tregimet dhe romanet e tij. Ne fjalen e falenderimit kur mori çmimin, ai u shpreh “Amerika Latine eshte nje burim i pashtershem krijimtarie, deshperimi dhe bukurie”.

‘Gabo’ siç thirrej shpesh, pionieri i zhanrit te realizmit magjik i dhane nje perspektive teresisht te re letersise dhe botes se fjales se shkruar.

Por puna e tij gjithashtu mbart grimca mençurie rreth dashurise, luftes dhe jetes, te cilat jane bere tashme te perjetshme ne veprat “Njeqind vjet vetmi”, Dashuria ne koherat e koleres, dhe klasiket e tjere

Ja disa nga leksionet e “Gabos” perzgjedhur nga librat e tij qe do te jetojne pergjithmone:

1- Une nuk besoj ne Zot, por i frikesohem Atij.

2- Jeta nuk eshte ajo qe jetojme, por ajo qe ti kujton dhe si e kujton ate.

3- Ai qe pret gjate ka pritshmeri te vogla.

4- Nje person nuk vdes kur duhet, por kur mund.

5- Seksi eshte ngushellimi kur ju nuk mund te keni dashurine.

6- Kam zbuluar per kenaqesine time, se eshte jeta, jo vdekja, ajo qe nuk ka kufij.

7 – Asnje ilaç nuk mund te sheroje ate qe s’mund ta sheroje lumturia.

8- Nje burre e kupton kur plaket, sepse ai nis t’i ngjaje babait te tij.

9- Liria eshte shpesh viktima e pare e luftes.

10- Mençuria vjen tek ne ne ate moment kur nuk na hyn me ne pune.

11- Mbetet gjithmone diçka per t’u dashur.

12- Te gjitha qeniet njerezore kane tri jete: publike, private dhe sekrete.

13- Trillimi u shpik diten, kur profeti hebre Jonah u kthye ne shtepi dhe i tha gruas se ishte tri dite me vonese sepse ishte pertypur nga nje balene.

14- Problemi me martesen eshte se perfundon çdo nate pas aktit te dashurise dhe duhet te rindertohet çdo agim perpara vaktit te mengjesit.

15– Nuk do t’i kembeja kenaqesite e vuajtjes sime per asgje ne bote.

16- Sekreti i nje moshe te madhe nuk eshte asgje tjeter perveç nje pakti te ndershem me vetmine.

17- Nuk eshte e vertete qe njerezit ndalojne se ndjekuri endrrat kur plaken, ata plaken sepse ndalojne se ndjekuri endrrat.

18- Zemra ime ka me shume dhoma se nje bordello.

19- Asgje nuk e perfaqeson nje njeri me shume sesa menyra sesi vdes.

20- Jo, nuk jam pasur. Une jam nje njeri i varfer me para, por kjo nuk eshte e njejta gje.

21- Kur nje grua vendos te fleje me nje burre, nuk ka asnje mur qe ajo nuk mund te ngjise, asnje fortese qe s’mund ta shkaterroje, asnje konsiderate morali qe ajo nuk do injoroje dhe mbi te gjitha: nuk ka Zot per te cilin t’ia vleje te shqetesohesh.

22- Thuaji atij po. Edhe nese po vdes nga frika, edhe nese do te te vij keq me vone, sepse çfaredo qe te besh, do te pendohesh per gjithe jeten nese thua jo.

23- Ne qofte se Perendia nuk do te pushonte dielen, do te kishte pasur kohe per te perfunduar boten.

24- Vjen gjithmone mengjesi dhe jeta ne na jep prape mundesi t’i bejme gjerat si duhet.

25- Kur te vdes, te vetmen keqardhje do ta kem eshte nese ne vdekje nuk do te ekzistoje me dashuria.

26- E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, i ri apo i vjeter. Sonte mund te jete e fundit here qe i shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre.

27- Nevoja e ka fytyren e nje qeni.

28- Askush nuk i meriton lotet e tu, por ai qe i meriton ata, nuk do te te beje te qash.

29- Ne gazetari vetem nje fakt i rreme, e ve ne dyshim te gjithe punen e bere, ndersa ne fiksion vetem nje fakt i vertete e legjitimon te gjithe punen e bere

30- Ne fund te fundit, letersia nuk eshte tjeter vetem se zdrukthtari. Me te dyja ju keni pune me realitetin, me nje material po aq te veshtire sa druri.