33 shprehje te famshme te Henry Kissinger

Me 27 maj te vitit 1923, lindi Henry Kissinger, politikan amerikan dhe fitues i çmimit Nobel per paqe.

Me 22 shtator te vitit 1973 Henry Kissinger ben betimin si Sekretar amerikan i Shtetit. Kjo ishte hera e pare qe nje qytetar i natyralizuar (jo i lindur ne Amerike) merrte kete post. Fitues i Çmimit Nobel per Paqe, Kissinger kishte sherbyer me pare si Keshilltar i Sigurimit Kombetare.

Emri i tij eshte Heinz Alfred Kissinger – ai lindi ne Bavari, ne vitin 1923 ne nje familje hebrenjsh gjermane. Ne vitin 1938, per t’i shpetuar perndjekjeve naziste, familja e tij u zhvendos ne Londer, para se mberrinte ne Nju Jork me 5 shtator.

Henry Kissinger eshte sekretari me i famshem dhe me opozitar qe SHBA ka pasur ndonjehere. Ndersa intelekti i tij eshte respektuar gjeresisht, trashegimia e tij politike eshte e diskutueshme. Gjate viteve, jane bere perpjekje te perseritura per ta gjykuar ate per krime lufte.

Nga 1969-1977, Kissinger sherbeu per Presidentin Richard Nixon dhe Gerald Ford, fillimisht si keshilltar i sigurise kombetare dhe pastaj si sekretar shteti. Ne keto role, ai gjithashtu ka mbajtur pergjegjesi te pjesshme per bombardimet me napalm ne Vietnam, Kamboxhia dhe Laos me dhjetra mijera te vrare, apo te plagosur nga rrathet e civileve. Kisingeri gjithashtu mbeshteti puçin kunder Salvador Allende ne Kili dhe eshte akuzuar se ka pasur njohuri mbi komplotet per vrasje te CIA-s. Dokumentet e deklasifikuar vetem pak jave me pare, tregojne se Kissinger kishte hartuar plane te fshehta per te nisur sulmet ajrore kunder Kubes. Ideja u prish pasi u zgjodh demokrati Jimmy Carter ne vitin 1976.

Megjithate, Kisingeri mbetet nje njeri, prezenca e te cilit eshte e mirepritur ne Shtepine e Bardhe, ku ai vazhdon te keshilloje presidentet dhe sekretaret e shtetit edhe ne keto dite.

33 shprehje lidershipi nga Henry Kissinger

1- Mungesa e alternativave e boshatis mendjen mrekullisht.

2- Çfare udheheqesit politik vendosin, sherbimet inteligjente tentojne te e justifikojne.

3- Asnje shtet nuk mund te veproje me mençuri njekohesisht ne çdo pjese te globit ne çdo moment te kohes.

4- Lideri nuk e meriton kete emer nese nuk eshte i prirur qe rast pas rasti te qendroje edhe i vetem.

5- Nje lider qe e kufizon rolin e tij ne pervojen e njerezve te tij e denon vetveten me vendumero; nje lider qe i shperfill pervojat e njerezve te tij ka rrezikun te mos kuptohet.

6- Pranoje veten tende ne teresi – absolutisht ne teresi. Ti je ti fillim dhe mbarim – mos u shfajeso, mos te vije keq.

7- Arti eshte shprehje ne laborator e gezimit te njeriut.

8- Te bekuar jane njerezit lideret e te cileve mund ta shikojne fatin drejt e ne sy pa iu dridhur qerpiku, por gjithashtu po tentuar te luajne rolin e Zotit.

9- Diplomacia: art i frenimit te pushtetit.

10- Çdo sukses vetem blen nje bilete pranimi tek nje problem me i veshtire.

11- Edhe nje paranoid mund te kete armiq.

12- Postet e larta te mesojne vendimmarrjen, jo thelbin. Ato konsumojne kapital intelektual; nuk e krijojne ate. Zyrtaret me te larte largohen nga posti me mendimet dhe ndjenjat me te cilat hipen ne post; ata mesuan si te marrin vendime, por jo se çfare vendimesh te marrin.

13- Nese tetedhjete per qind e shitjeve tua vijne nga njezet per qind e mjeteve tua, atehere mbaji ato njezet perqind.

14- Nese do te kapesha rob ndonjehere, nuk dua bisedime – dhe nese do te kerkoja bisedime me pengmarresit, ata do ta shikonin kete si nje shenje shtrengimi.

15- Diçka qe ka per t’u bere publike, me mire te behet publike menjehere.

16- Nese nuk e di se ku po shkon, çdo rruge te çon ty ne askund.

Ne kriza linja me e guximshme eshte shpesh me e sigurta.

18- Lideret nuk jane pergjegjes per kryesimin e anketave te opinionit publik, por per pasojat e veprimeve te tyre.

19- Vetepermbajtja eshte nje virtyt vetem per ata qe mendohet se e kane nje alternative.

20- Shume politika te jashtme te cilat historia i ka çmuar lart, ne cilindo vend, e kane pasur zanafillen tek lidere te cilet i kishin kunder ekspertet.

21- Javen tjeter nuk mund te kete kriza. Une do te jem i zene deri ne fyt me pune.

22- Nentedhjete perqind e politikaneve iu japin dhjete per qindeshit tjeter nje reputacion te keq.

23- Asnje politike e jashtme – sado gjeniale – nuk mund te kete sukses nese ka lindur ne mendjet e pak vetave dhe nuk eshte ne zemren e asnjerit prej tyre.

24- Askush nuk mund ta fitoje ndonjehere betejen midis gjinive: ka teper vellazerim midis armiqve.

25- Pushteti eshte nje afrodiziak i jashtezakonshem.

26- Mungesa e alternativave i kthjellon mendjet mrekullisht.

27- Ushtria konvencionale humb nese nuk fiton. Ushtria partizane fiton nese nuk humb.

28- Sa me gjate qe kam qene jashte postit, aq me i pagabueshem me duket vetja.

29- Gjeja e bukur e te qenit i famshem eshte se, nese i merzit njerezit, ata mendojne se eshte faji i tyre.

30- Detyra e burreshtetasit eshte te ndertoje ure midis pervojes se kombit dhe vizionit te tij.

31- Qellimi i liderit eshte ta marre popullin e tij prej aty ku ndodhet dhe ta çoje atje ku nuk ka qene.

32- Nderkohe qe ne nuk i shkelim kurre parimet tona, ne duhet ta kuptojme gjithashtu se nuk mund t’i mbajme parimet tona nese nuk mbijetojme.

33- Nuk mund te besh lufte ne Lindjen e Mesme pa Egjiptin dhe nuk mund te besh paqe pa Sirine.