4 hapa per te enderruar kthjellet – ndertojeni vete endrren tuaj!!

 

4 hapa per te enderruar kthjellet – ndertojeni vete endrren tuaj!!

Enderrimi i kulluar (i kthjellet) eshte aftesia per te qene i ndergjegjshem per endrrat e nates dhe per te marre pjese aktivisht ne to.

Ne endrrat e kthjelleta ju nuk jeni subjekt i kufijve normale te ekzistences njerezore, dhe mund te eksperimentoni nje plan komplet te ri ekzistence – imagjinoni te jeni te afte te fluturoni, te shikoni detaje te gjalla, te nderveproni me kedo dhe gjithcka ashtu sic deshironi.

Nuk ka limite ne kete version te realitetit. Studimet shkencore kane provuar ekzistencen e endrrave te kulluara dhe kane treguar se ka teknika efektive te mundshme per pothuajse gjithkend per te aksesuar kete eksperience te jashtezakonshme.

1. Mbani mend endrrat

Duke u bere eksperte ne mbajtjen mend te endrrave tuaja, beni hapin thelbesor per te qene te afte te enderroni kthjellet. Ju keni nevoje per nje ditar afer krevatit tuaj. Sa here zgjoheni gjate nates apo ne mengjes, pyeteni veten nese keni enderruar. Shkruani gjithcka qe ju vjen ne mendje – shkruani shpejti, pa u shqetesuar per gramatiken apo drejtshkrimin e fjaleve. Mundohuni te shkruani fjale kyc ne menyre qe mos harroni pjesen tjeter gjate kohes qe shkruani. Duke bere kete, mendja juaj do te bjere ne nivel me te thelle te ndergjegjies c’ka do t’ju lejoje te mbani mend endrrat me qarte.

Endrrat jane krijesa eluzive por t’i shkruani ato do t’ju ndihmoje te hidhni bazat e memories. Mund te zbuloni edhe modele te fshehura ne endrrat tuaja. Shume njerez gjejne per habi te tyre, se vizitojne vende te njejta here pas here ne jeten e tyre te endrrave. Ndersa zhvilloni aftesine per te kontrolluar veprimet tuaja ne enderr, ju mund te keni me teper kontroll mbi ate bote.

Duke i shkruar endrrat dhe duke u perpjekur aktivisht t’i kujtoni, do te mesoni mendjen tuaj se endrrat jane te rendesishme dhe ndergjegjia duhet te beje kujdes. Ky eshte hapi i pare i rendesishem per te mesuar te keni nje enderrim te kthjellet.

2.Kontrolloni realitetin

Kjo mund te duket pak e cuditshme por eshte perberes shume i rendesishem per shumicen e njerezve, te mesojne sesi te jene te kthjellet ne endrrat e tyre. Shpesh gjate dites, bejeni zakon te sfidoni veten nese jeni ne realitet apo ne enderr. Ne enderr, pervoja e botes fizike eshte me pak e pranishme, qe do te thote se rregullat normale dhe fizike , si dhe materialet, nuk perdoren si zakonisht. Disa njerez sfidojne veten ndersa bejne aktivitetet e dites. Per shembull, ndersa ecni perballe nje dere, pyesni veten “A jam zgjuar apo fjetur? A eshte e prekshme dera?” Ideja eshte se nese zhvilloni kete zakon per te sfiduar veten gjate kohes qe jeni zgjuar, do te keni shkendijen per ta pasur kete sfide ne mendje edhe gjate kohes kur flini. Ky eshte fillimi i kthjellesise ne endrren tuaj.

3.Meditoni

Per disa njerez, surpriza e fillimeve te kthjellesise ne enderr mund te jete e mjaftueshme per t’i zgjuar nga endrra. Per kete arsye, dhe te tjera, meditimi eshte thelbesor per t’u perdorur ndersa mesoni edhe sesi te filloni, edhe sesi te beheni i afte per te enderruar kthjellet. Meditimi shperben kufijte midis ndergjegjies dhe pandergjegjshmerise, dhe ju lejon te njiiheni me pervojen e niveleve te ndryshme te valeve te trurit qe mund te jene te ngjashme me ato te provuara ne gjume dhe gjendjet e endrrave.

Ndersa beheni te afte ne meditim, ju mund te jeni te afte edhe per te pare kalimin direkt negjendjen e enderrimit te kthjellet pa qene nevoja te bini ne gjume me pare. Kjo eshte nje aftesi e zhvilluar qe mund te udheheqe rrugen drejt ndjesise se lirise se pamate po aq sa euforia dhe te berit nje me universin.

4. Inkubacioni

Ky eshte nje proces qe e vendos mendjen tuaj ne mundesine per te patur nje enderr te kthjellet. Thjesht thojini vetes suaj kur po bini ne gjume dhe pasi te zgjoheni nga gjumi gjate nates se “do te shoh nje enderr te kthjellet sot”. Nje tjeter metode per ta vene veten ne kete gjendje eshte te enderroni me sy hapur, pra diten, apo te meditoni mbi nje deshire apo nje skenar te vecante qe do te donit te provonit si nje enderr te kthjellet. Sigurohuni te vizualizoni me sa me shume detaje dhe ta pasuroni imagjinaten tuaj. Nese e vizitoni me pas kete skenar ne enderr, njohja e detajeve qe keni imagjinuar me pare mund te jete e mjaftueshme per te pasur nje kthjelltesi te paster ne enderr.

Te mesuarit si te filloni te enderroni kthjellet mund te jete sfiduese dhe kerkon kembengulje: duke ndjekur keto kater hapa do te keni te mundur te keni nje pervoje me te vertete shperblyese, dhe qe ndryshon jeten tuaj.