4 kandidatet per stolin e Chelsea

Lidhur me artikullin:

Skuadra e Chelsea ne Premier League ka bere nje liste trajneresh qe mund te transferoje ne merkaton e veres pas largimit te trajnerit portugez Jose Mourinho.

Skuadra londineze e ka emeruar ish trajnerin  e Holandes, Guus Hiddink ne stolin e tyre deri ne fund te sezonit pasi qe do te kerkoje nje trajner te ri, Chelsea ne liste ka futur kater trajner te cilet kane suksese te medha me skuadrat por edhe me kombetaret te cilet i udheheqin.

Antonio Conte:

Trajneri italian ka nje pervoje te madhe dhe do te ishte nje person i duhur qe te ulej ne stolin e bluve. Problemi eshte qe ai duhet ta le kombetaren e Italise dhe te fokusohet tek Chelsea, mirepo ai nuk e perjashton mundesine qe te drejtoj edhe Kombetaren italiane por edhe skuadren londineze.

Didier Deschamps:

Gjithashtu edhe francezi e ka problemin e njejte si Conte pasi duhet ta lere Kombetaren franceze dhe ta marr drejtimin e klubit londinez.

Diego Simeone:

Trajneri aktual i Atletico Madrid eshte ne agjenden e ekipeve te medha evropiane ku do te ishte nje trajner i persosur nese do te ulej ne stolin e Chelsea ku do te ishte nje zevendesim ideal i Mourinhos pasi edhe vete skuadra londineze ka nje skuader te ciles i pelqen shume Simeones.

Massimiliano Allegri:

Massimiliano Allegri eshte nje zgjedhje e veshtire pasi qe trajneri italian ka kontrate deri ne vitin 2019 me Juventus prandaj eshte e veshtire qe te arrihet kjo marreveshje por qe futbollit asnjehere nuk i dihet.