4100 persona te arrestuar per baste te jashteligjshme gjate EURO 2016

Lidhur me artikullin:

Me shume se 4100 te arrestuar nga Interpoli per bastet e paligjshme gjate Euro 2016. Ditet e fundit, Interpoli ka kryer arrestime te shumta ne 11 vende, kryesisht ne Azi, por dhe ne disa vende te Europes, perfshi Italine, Greqine dhe Francen duke sekuestruar dhe 13.6 milione dollare ne vazhden e dy operacioneve masive policore, qe kishte si objektiv qendrat dhe faqet e internetit ilegale te basteve sportive ne Azi dhe Europe. Sipas asaj qe raporton vete Interpoli, shume pika te jashteligjshme bastesh jane mbyllur ne vendet e lartepermendura por dhe Singapor, Malajzi, Tajlande dhe Vietnam, te cilat kishin qarkulluar nje xhiro prej 649 milione dollare gjate zhvillimit te Europianit ne France.

Ky eshte cilesuar si nje nga operacionet me te medha te te gjitha koherave, sidomos ne Azi, ku tregu i basteve te paligjshme eshte rritur ne menyre te ndjeshme ne vitet e fundit. Sipas drejtuesve te Interpolit, keto lloj bastesh prodhojne te ardhura per rrjetet e organizuarara krimininale, te cilat shpesh jane te lidhura me korrupsionin, trafikun e qenieve njerezore apo pastrimin e parave. Fale ketyre dy aksioneve policore te Interpolit, kane mundur te mbyllen rreth 3400 pika bastesh te jashteligjshme, te cilat mendohet se kane qarkulluar deri ne 6.4 miliard dollare ne ndeshjet e ndryshme te sportit apo garave me qen