5 arsye pse duhet të udhëtojmë

 

Përse është e rëndësishme të udhëtosh?

Ushqimi i shëndetshëm, orë të plota gjumi cdo ditë, meditimi, miqtë e mirë… këto janë disa nga faktorët kryesorë që të ndihmojnë të jetosh mirë. Por një ingredient kyc i recetës është dhe të udhëtuarit. Ja pesë arsyet pse:

1- Ndihmon në shëndetin e zemrës

Udhëtimi lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin fizik, qoftë ky aktivitet vrap për të kapur fluturimin tënd apo ngjitje malesh të thepisura. E kjo sjell një ulje të presionit të gjakut dhe rrezikut për sëmundje të zemrës.

Sipas një studimi nga Framingham Heart Study, personat që udhëtonin një herë në 6 vite apo më pak, ishin më të prirura ndaj sëmundjeve të zemrës sesa ato që udhëtonin 2 herë në vit.

2- Një mendje më e mprehtë dhe kreative

Kur truri njerëzor përballet me vende dhe eksperienca të panjohura më parë, kjo sfidë rrit rezistencën qelizore dhe vonon shkatërrimin e qelizave nervore. Gjithashtu, këto ambiente dhe eksperienca sfiduese kontribuojnë në të mirë të këtyre qelizave, gjë që nënkupton kreativitet më të lartë. Jo me kot artistët gjejnë frymëzim nga vende e kultura të reja!

3- Ndryshon perspektivën

Dicka që është normale në vendin tënd, është e paimagjinueshme në një vend tjetër dhe anasjelltas. Fundja, cfarë është normalja?

Të shohësh se si njerëzit jetojnë larg vendit tënd është si të shohësh botën me sytë e dikujt tjetër.

4- Njeh më mirë veten dhe të tjerët

Të udhëtuarit të bën të njohësh njerëz të rinj të cilët nuk do të kishe mundësinë t’i njihje në asnjë situatë tjetër. Je në një vend të panjohur me njerëz të panjohur, gjë që të bën të lidhesh më shumë me veten jashte zonës tënde të komfortit, por gjithashtu të mundohesh të kuptosh njerëz me të cilët nuk të lidh asgjë. E ku ka aventurë më të bukur se kjo?

5- Larg stresit dhe problemeve të përditshme

Problemet do të jenë akoma aty kur ti të kthehesh. Problemet do të jenë gjithmonë aty. Por të largohesh e të udhëtosh për pak kohë të shkëput nga rutina, gjë që është e nevojshme për të gjithë ne.

Dhe në fund, një arsye më tepër: Ushqimi!

Po kërkoni për destinacionin e duhur? Ja sygjerimet tona për ju: Paketa Turistike