5 faktet surprizuese te studimeve se si te kerkoni nje rritje rroge

Nuk ka rendesi se sa fitoni ose se çfare lloj pune beni, ne njefare pike ne karrieren tuaj ju mund te keni pyetur ndoshta veten: “A po paguhem aq sa meritoj?”

Shanset jane qe pergjigjia te jete ‘jo,’ veçanerisht nese nuk e keni negociuar ne menyre aktive pagen tuaj.

Per pjesen me te madhe tonen, negocimet te çfaredo lloji jane stresuese, te çuditshme dhe te parehatshme. Ne nuk duam te dukemi te babezitur dhe druhemi se biseda do te tendose marredhenien tone me shefin, ose edhe te na kushtoje punen.Por pavaresisht se sa e çuditshme mund te duket, te mesojme te kerkojme per nje rritje rroge eshte kritike. Sipas nje studimi ne Gazeten e Sjelljes Organizative (Journal of Organizational Behavior), mosnegocimi gjate ofertes se pare te punes mund t’ju kushtoje me shume se 600,000$ gjate rrjedhes se nje karriere tipike.

Nese parashikoni nje negocim te pages, ka shume libra, seminare dhe artikuj qe ju ndihmojne te zhvilloni taktikat me te mira. Tema ka qene gjithmone fokusi i studimeve te ndryshme te universiteteve, ku ekspertet kane vezhguar çdo detaj qe nga koha kur ta kerkoni deri se çfare te keni ngrene para se ta beni.

Ketu jane 5 fakte surprizuese per t’ju ndihmuar qe te mprihni strategjine tuaj te negocimit.

1. Rritja e rroges eshte me e mira te kerkohet ne fillim te dites

Ne nje artikull te Forbes, psikologu i Seattle Shannon Kolakowski rekomandon te kerkojme per nje rritje te merituar ne mengjes kur shefi ka gjasa qe te jete “me moral” se sa gjate dites me pas.
Kjo menyre mendimi eshte e bazuar ne nje studim te publikuar ne Psychological Science qe tregonte “efektin e moralit te mengjesit.” Ne nje seri te eksperimenteve, pjesemarresit kishin me pak gjasa qe te angazhoheshin ne sjellje joetike ne mengjes sesa kur i benin te njejtat detyra ne mesdite. Rezultati? Negocioni ne mengjes kur “moraliteti i mengjesit” i shefit juaj mund ta shtyje ate qe t’ju jape ju ate qe ju duhet.

2. Dita me e mire per t’u kerkuar eshte e Enjtja ose e Premtja

Mençuria tradicionale se njerezit behen me te lodhur, te derrmuar dhe te panegociueshem ndersa java e punes rendohet; keshtuqe mund te jete me mire qe t’i afroheni nje shefi ne fillim te javes kur mund te jete me i/e fresket dhe me me humor te mire.

Gjithsesi, Psychology Today raporton se e kunderta mund te jete me mire. Sipas nje psikologu ne McGrill University, ne jemi me te fokusuar ne berjen e gjerave heret ne jave, keshtuqe e Hena dhe e Marta jane per vendosjen e objektivave, per caktimin e pergjegjesive, organizimin e puneve dhe thjesht te qenit produktiv. Njerezit (ketu dua te them edhe shefi juaj) ka me shume mundesi te jene te hapur ndaj negociatave dhe kompromisit te Enjten dhe te Premten, derisa ata duan te mbarojne çdo gje para filimit te fundjaves.

3. Kur jeni te uritur u ndihmon me shume

Nese hezitoni t’i afroheni shefit tuaj, do te ishte me mire qe te kishit harruar te hanit mengjesin. Nje studim nga Universiteti i Cornellit dhe Kolegji Dartmouth zbuloi qe uria ve ne levizje motivimin dhe rrit sensin e te drejtes per nje shperblim, qofte ai ushqim, para ose ngritje ne detyre.

4. Ofroni nje interval page per te patur rezultate me te mira

Ne shumicen e diskutimeve rreth taktikave te negocimit, ekspertet ne menyre tipike keshillojne dhenien e nje intervali pagesash, sepse eshte shume e thjeshte per menaxherin tuaj qe te shkoje poshte nje kufiri te poshtem te intervalit. Por nje studim nga Universiteti i Kolumbias dhe i diskutuar ne Quartz sugjeron se ofrimi i kufijve mund te çoje ne rezultate me te mira se sa te kerkosh vetem nje shifer.

Kur ju propozoni per shembull nga X para deri ne Y para, ju po vendosni ne menyre eksplicite kufirin e poshtem dhe shefi do te marre me mend se ju nuk do pranoni me pak se ai kufi. Njerezit jo domosdoshmerisht bejne te njejtin hamendesim kur ju jepni nje shifer te vetme. Perveç kesaj, eshte edhe faktori i politeses. Ka me pak mundesi qe njerezit te bien poshte intervalit, por jo te gjithe mendojne te shkojne poshte nje shifre te vetme te caktuar.

5. Kerkojeni…sepse mund te funksionoje

Lajmi inkurajues eshte se per kedo qe ka qene ngurrues per te kerkuar nje rritje rroge eshte se gjasat jane ne favorin tend. Nje studim nga Payscale gjeti se ¾ e njerezve qe kerkonin per nje rritje rroge i shihnin çeqet e tyre te rriteshin: 44% merrnin shumen qe kerkonin; 31% merrnin me pak se ajo qe kerkonin, por gjithsesi merrnin nje rritje rroge.

Rezultati: Ne nje bote ideale, nje punedhenes do te kuptonte ne menyre proaktive dhe te komepnsonte financiarisht nje performance solide, talentin dhe punen e mire. Por kjo nuk eshte menyra se si funksionon ne shumicen e kompanive, por pak minuta diskomforti mund te kene nje impakt madhor ne te gjithe karrieren tuaj.

/Ky artikull u publikua me pare te Business Magazine Albania.