5 gjerat de duhet ti dini per Kombetaren qe do te luaje ne EURO 2016

Lidhur me artikullin:

Jane 5 gjerat qe duhet te dini per Shqiperine, qe debuton ne Euro 2016 ne Grupin A kunder Frances, Rumanize dhe Zvicres.

Puna italiane

Nuk ka shume trajnere te dekoruar me nderime shteterore per punen e tyre, por Gianni De Biasi e arriti kete per drejtimin e Shqiperise ne ujerat e paeksploruar te kualifikimit ne finalet e Kampionatit Europian qe mbahet ne France.

Dikur nje lojetar dhe trajner ne Itali, 59-vjeçari De Biasi u be me dy shtetesi pas marrjes se pasaportes shqiptare vitin e kaluar, si shenje dashurie per vendin, siç tha ai.

Mentaliteti i forte ballkanas

Nje perzjerje mes shqiptareve dhe atyre te lindur ne diaspore, te rekrutuar nga i urti Gianni De Biasi, “Shqiponjat” kane nje mentalitet te forte ballkanas te perzier me pervojen e lojetareve qe luajne ne Itali, Gjermani e Zvicer.

Nje vend i dyte per t’u habitur ne grupin kualifikues, pas Portugalise, te cilen e munden ne fushen e saj, e vuri Shqiperine perpara Danimarkes, qe deshtoi ta mundte ne shtepi dhe jashte saj, dhe rivalit te hidhur, Serbise, qe humbi 3 piket pas dhunes ne Beograd, qe u be shkak per braktisjen e ndeshjes.

Te veshtire per t’u mundur

Gianni de Biasi luan me stilin italian te kundersulmit dhe shpesh me “parkimin e autobusit” per te perballuar sulmet e kundeshtarit, nje taktike e cila rralle çon ne lejimin e me shume se nje goli.

Pjesa mbrojtese e ekipit perbehet nga portieri i Lacios, Etrit Berisha, mbrojtesi i Napolit, Elseid Hysaj dhe kapitenit te fuqishem te Nantes, Lorik Cana, ish lojetar i Lacios me 90 pjesemarrje ne kete skuader dhe lojetari me i njohur i vendit.

Frike nga goli

Stili bunker i Shqiperise mund te luftohet nese mbrojtja thyhet ne fillim te lojes, siç ndodhi kunder Austrise ne mars kur u shenuan 2 gola ne 15 minutat e para.

Kryesisht vareet nga goditjet standarde dhe ato ne distance, mungesa e sulmit tregohet nga shenimi i vetem 7 golave ne 5 ndeshjeve kualifikuese. 5 nga keta gola jane shenuar kunder Armenise se vendit te fundit ne Grup. Ata shenuan 2 here kunder Luksemburgut ne miqesore, por vetem pasi nje nga kundeshtaret e tyre u nxorr jashte me karton te kuq.

Gjasa per surpriza

Si nje ekip qe s’ka asgje per te humbur, Shqiperia mund te konsiderohet si nje “lekure bananeje” per rivalet ne grupin e Euro 2016 ku ben pjese edhe Franca qe u mund 1 – 0 ne miqesoren e vitit te kaluar.

Per te perparuar ne grup, nevojitet nje fitore kunder Zvicres ose Rumanise me shume gjase.

Kjo mund te varet nga De Biasi, nese ai do te rrezikoje mesfushorin e PAOK –ut, Ergys Kaçe apo Milot Rashicen, 19-vjeçarin te cilet ka impresionuar tifozet e Vitesses kete sezon ne Holande.