50 fakte interesante mbi shtetin me popullesine me te madhe ne Bote, Kinen

Lidhur me artikullin:

Kina eshte vendi me i madh ne Azi, vendi me popullsine me te madhe ne bote, vendi ku gjenden shume bukuri perrallore, vendi me nje kulture mbi 5 mije vjeçare. Kina eshte vendi ku jane bere shpikjet e para te shume mjeteve qe perdorim dhe sot. Kina eshte dhe vendi i çajit. eshte ekonomia e dyte e botes dhe vendi kryesor i investimeve per kompanite e medha boterore. Ja disa kuriozitete te tjera per Kinen qe ndoshta nuk i kishit degjuar me pare:

1. Kina prodhon dhe perdor 60% te çimentos se botes

2. Linjat hekurudhore te Kines mund te rrethojne token 2 here

3. Çdo vit ne Kine priten 20 milione peme per te bere shkopinj ngrenieje

4. Kina eshte vendi ku rriten gjysma e derrave te botes: 475 milione

5. Ne vitin 2012 kinezet konsumuan 52 milione tone mish derri

6. Kina prodhon 46% te qymyrgurit te te gjithe botes

7. Vetem nje distrikt ne Kine, distrikti Datang prodhon 8 miliarde pale çorape ne vit, ose 16 miliarde cope.

8. Kina eshte vendi me popullsine me te madhe ne bote. Nje ne 5 persona sot ne Toke eshte kinez.

9. Letra e tualetit eshte shpikur ne Kine dhe me pare perdorej vetem nga perandoret

10. Kinezet shpiken letren, busullen, printerin dhe barutin.

11. Kinezet shpiken balonat rreth 3 mije vjet me pare. Ato perdoreshin per te trembur armikun ne lufte, dhe Marco Polo (1254-1324) tha dikur se balonat mund te parashikonin gjithashtu suksesin e nje udhetimi.

12. Shume historiane besojne se futbolli u shpik ne Kine rreth vitit 1000 para eres sone.

13. Ping-pongu eshte nje nga lojerat me te famshme ne Kine.

14. Hobi numer nje ne Kine ka qene filatelia.

panda

15. Pandat gjigantet e kane origjinen 2-3 milione vite me pare. Sipas filozofise kineze universi perbehet nga 2 forca te kunderta, Yin dhe Yang. Panda eshte simbol i kesaj filozofie me kontrastin qe ka ne bardhe e zi. Kinezet besojne se natyra paqesore e pandes paraqet faktin se si Yin dhe Yang sjell paqe dhe harmoni kur eshte ne ekuiliber. Pra, panda eshte simboli i paqes ne Kine.

16. E bardha, dhe jo e zeza, eshte ngjyra qe perdoret per funerale ne Kine.

17. Zhang Heng, nje astronom kinez shpiku ne vitin 130 instrumentin e pare per monitorimin e termeteve. Kjo pajisje mund te zbulonte drejtimin e termetit

18. Kinezet shpiken akulloren duke rrethuar me debore nje mix qumeshti me oriz. Thuhet se ishte Marko Polo ai qe e çoi akullore nga Kina drejt Europes se bashku me makaronat.

19. Ishte kinezi Su Song i cili ndertoi oren e pare mekanike ne mesin e viteve 1088 dhe 1092. Kjo ore mund te tregonte kohen si dhe kastelacionet.

20. Emri i kryeqytetit te Kines ka ndryshuar me kalimin e shekujve. Ne fillim ishte Yanjing, me pas Dadu, dhe Beiping. Peking ose Beijing do te thote “Kryeqyteti verior.” Pekini eshte qyteti i dyte per nga madhesia i Kines, pas Shangait. Ne Pekin nodhet dhe Muri i Madh Kinez, nje nga mrekullite e botes.

21. Ne te kaluaren, ekzistonte nje zakon per burrat dhe grate e pasura- ata rrisnin shume thonjte si shenje e gradave apo shtreses se tyre. Ata i benin thonjte me dekoracione prej ari dhe argjenti per t’i mbrojtur ato nga thyerja.

caj kinez

22. Kina eshte vendi i çajit. Sipas nje legjende te famshme, çaji u zbulua nga perandori kinez Shennong ne vitin 2737 para Krishtit, kur nje gjethe çaji ra ne filxhanin e tij me uje te ngrohte. Kinezet e konsiderojne çajin nje nevoje per jeten.

23. Kina eshte vendlindja e arteve marciale. Ne lashtesi njerezit e pare luftonin per te mbrojtur veten nga kafshet e egra. Me vone njerezit filluan te sterviteshin fizikisht qe te kishin me shume sukses ne lufterat midis vendeve. Ne Kine keto praktika jane perdorur nga gjenerale, ushtare, luftetare, etj., te cilet perpiqeshin te permiresonin artin e luftimit dhe filluan te perhapin njohurite e tyre.

24. Festa me e rendesishme ne Kine eshte Festa e Vitit te Ri kinez apo Festa e Pranveres.

25. Gjuha kineze flitet nga 92% e popullsise kineze. Ka te pakten 7 familje te medha te gjuhes kineze, perfshi Mandarin, Kantonisht, Wu, Hakka, Gan, Xiang, dhe Min.

26. E kuqja simbolizon lumturine per kinezet dhe perdoret gjeresisht ne te gjitha festat dhe eventet e tjera te gezuara ne Kine, perfshi ditelindjet dhe martesat.

27. Ne Kinen e lashte, lotusi shihej si simbol i pastertise dhe nje lule e shenjte per budistet dhe taoistet. Bozhurja (“Mbreteresha e Luleve”) simbolizon pranveren, krizantema simbolizon jetegjatesine, dhe narcisi besohej se sillte fat te mire.

mendafsh

28. Te gjithe ata qe kapeshin duke nxjerre sekretin e perpunimit te mendafshit ne Kinen e lashte denoheshin me vdekje.

29. Kinezet kane prodhuar mendafshin qe nga viti 3,000 p.k. Romaket e njihnin Kinen me emrin “Serica,” qe do te thote “Toka e Mendafshit”.

30. Kina kufizohet me 14 shtete.

31. Matematika kineze u zhvillua e pavarur nga ajo greke dhe ka qene gjithnje ne interesin e matematicieneve dhe historianeve.

32. Feneret kineze datojne ne vitin 250 para Krishtit dhe konsiderohen si simbol i jetegjatesise. Me pare feneret konsideroheshin si simbol i pasurise se familjeve, dhe familjet me te pasura kishin fenere aq te medhenj sa duheshin disa njerez per t’i vendosur diku.

33. Ne dinastine Tang, çdokush qe ishte i arsimuar duhet te pershendeste dhe te thoshte mirupafshim dikujt tjetri me anen e nje vargu poetik te improvizuar ne moment.

34. Kanali i Madh i Kines eshte kanali me i gjate dhe me i vjeter ne bote.

35. Lakuriqi i nates tradicionalisht eshte konsideruar si nje simbol fatsjelles.

36. Biçikleta erdhi ne Kine rreth vitit 1891 nga dy turiste amerikane. Biçikleta eshte tani menyra kryesore e transportit per miliona kineze.

37. Krapi eshte simboli i forces ne Kine. Figura e peshkut ze nje peshe te madhe ne kulturen kineze dhe fjala “peshk” dhe “bollek” shqiptohen njesoj ne kinezisht (yu).

38. Ne Kinen e lashte, besohej se pasqyrat mbronin njerezit nga e keqja. Nje person qe ishte trembur nga nje hije, mund te sherohej vetem duke u pare ne pasqyre.

39. Lumi me i gjate ne Kine eshte 3,494 milje lumi Yangtze dhe pas tij lumi i Verdhe 2,903 milje i gjate.

40. Kali, i cili mendohet se e ka origjinen nga Azia Qendrore eshte nje kafshe e veçante ne Kine. Kali konsiderohet si nje simbol mashkullor, apo yang, dhe klasifikohet ne elementin e zjarrit. Nje person i lindur ne Vitin e Kalit konsiderohet si nje person i pavarur, inteligjent, orator dhe i zoti me parate.

41. Konkubinazhi eshte praktikuar pothuajse gjate gjithe historise se Kines, veçanerisht nga te pasurit. Perandoret kineze kishin hareme te medha me mbi 100 konkubina.

42. Feniksi eshte zogu me i rendesishem ne legjendat kineze dhe perfaqeson fuqine e gruas dhe perandoreshen. Rosat gjithashtu jane nje simbol i rendesishem dhe perfaqesojne lumturine dhe besnikerine bashkeshortore.

china-flag

43. Flamuri Kombetar i RP te Kines eshte flamur i kuq me 5 yje. 5 yjet jane te verdhe, 4 yje te vegjel qe drejtojne ne maje te tyre nje yll te madh ne qender simbolizojne solidaritetin e madh te popullit nen udheheqjen e PK te Kines.

44. Kina ka kalendarin me te vjeter ne bote. Kalendari henor e ka origjinen 2600 vjet para Krishtit dhe ka 12 shenja zodiaku.

45. Konsumi i kerpudhave ne Kine daton rreth 3,000 vjet me pare. Ne vitin 1996, Kina prodhoi 600 mije tone kerpudha, duke u renditur e para ne bote.

46. Disa aktore kineze me fame boterore jane Jackie Chan, Chow Yun Fat, Bruce Lee, Jet Li, Zhang Ziyi dhe Lucy Liu

47. Lojerat Olimpike te vitit 2008 ne Pekin ishin lojerat me te shtrenjta ne histori, ne nje kohe kur kostoja e Lojerave te Athines ne vitin 2004 ishte rreth 15 miliarde dollare, lojerat e Pekinit arriten ne 40 miliarde dollare.

48. Cheongsam eshte nje veshje tradicionale per femra me karakteristika kineze qe njihet boterisht, madje dhe nga moda e larte nderkombetare. Shume vipa te huaj preferojne kete veshje kineze. Emri “cheongsam,” do te thote thjesht “fustan i gjate.”

49. Kinezet supersticioze tradicionalisht e lidhin domethenien e numrave me shqiptimin e tyre. Numri kater konsiderohet si ogur i keq, pasi tingellon ne menyre te ngjashme me fjalen vdekje. Ne disa vende te Kines, numri “4” nuk perdoret si numer telefoni, numer banesash, ne ashensor apo edhe ne vende te tjera.

50. Ndersa numri tete eshte oguri i mire, pasi shqiptohet ne menyre shume te ngjashme me fjalen fat. Numri i telefonit 8888-8888 u shit per me shume se 270 mije dollare ne nje krahine kineze, ndersa Lojerat Olimpike u hapen me date 08.08.08 ne oren 08:08:08.