50 fakte mbi shtetin me te vogel ne Bote, Vatikanin

Lidhur me artikullin:

Aty ku ra nje perandori, u ngrit nje tjeter perandori. Por nese e para ishte perandori lufte e pushteti ushtarak, e dyta ishte nje perandori shpirterore. Cila eshte historia e Vatikanit, shtetit brenda shtetit, pushteti i te cilit ne sferen nderkombetare s’krahasohet aspak me masen e tij territoriale.

Historia

Perandori Kaligula (37-41) nisi ndertimin e cirkut ne kete zone, i cili u perfundua me pas nga Neroni “Circus GAii et Neronis”, i quajtur thjesht Cirku i Neronit. Obelisku i Vatikanit fillimisht u mor nga Heliopolis nga Kaligula, per te dekoruar cirkun e tij dhe eshte mbetja e fundit e dukshme. Kjo zone u be pjese e martirizimit te shume te krishtereve pas zjarrit te madh te Romes ne vitin 64. Ky eshte vendi ku u kryqezua dhe Shen Pjetri. Perballe cirkut ishte nje varreze e ndare nga rruga “Cornelia”. Varret dhe mazoleumet, si dhe altaret e zotave pagane te te gjitha llojeve u ndertuan dhe qendruan aty deri perpara ndertimit te Bazilikes Konstantiniane te Shen Pjetrit ne gjysmen e pare te shekullit te katert. Mbetjet e ketij nekropoli te lashte kane dale ne drite ne menyre sporadike, gjate rinovimeve te ndryshme nga pape te ndryshem neper shekuj, me frekuence me te larte gjate Rilindjes, deri sa nisen germimet sistematike me urdher te Papa Piut XII nga viti 1939-1941.

Ne vitin 326, kisha e pare, Bazilika Konstantiniane u ndertua ne zonen, ku arkeologet e shquar italiane pranojne se eshte varri i Shen Pjetrit. Qe atehere, zona filloi te behej me e populluar, por me se shumti nga shtepi te lidhura me aktivitetin e Shen Pjetrit. Nje pallat qe filloi te qeveriste rajonet perreth dhe nepermjet struktures papnore qeverisnin nje pjese te madhe te gadishullit italian per me shume se nje mije vjet, deri ne mesin e shekullit te 19-te, kur pjesa me e madhe e shteteve papnore u formuan mbreterine e re te Italise. Ne kete kohe, Vatikani nuk ishte banesa e zakonshme e papeve, por pallati “Lateran” dhe me vone ai “Quirinal”, nderkohe qe rezidenca, nga viti 1309 – 1377 ishte ne Avinjon, France. Ne vitin 1870, zoterimet e papes u perballen me nje situate te pasigurt, kur Roma u aneksua nga forcat, te cilat kishin bashkuar pjesen tjeter te Italise. Nga viti 1861 – 1929 statusi i papes konsiderohej si “Çeshtja Romake”.

Ato nuk shqetesoheshin ne pallatin e tyre dhe kishin nje fare statusi, duke perfshire te drejten per te derguar dhe pritur ambasadore. Por ato nuk e njihnin te drejten e mbretit italian per te qeverisur ne Rome dhe refuzuan te largoheshin nga Vatikani derisa çeshtja u zgjidh, ne vitin 1929. Shtetet e tjera vazhduan ta njohin ne rang nderkombetar Seline e Shenjte, si nje njesi sovrane. Ne praktike, Italia nuk beri asnjehere perpjekje per te nderhyre ne çeshtjet e Selise se Shenjte, brenda mureve te Vatikanit. Sidoqofte, shume prona te kishes ne vende te tjera u konfiskuan, duke perfshire dhe pallatin “Quirinal”, dikur banesa zyrtare e papes. Papa Pio IX, udheheqesi i fundit i shteteve papnore pretendonte se pasi Roma u aneksua ai ishte “i burgosur ne Vatikan”. Kjo situate u zgjidh me 11 shkurt 1929 ndermjet Selise se Shenjte dhe Mbreterise se Italise. Traktati u nenshkrua nga Benito Mussolini, ne emer te mbretit Victor Emmanuel III dhe Sekretari Kardinal i Shetit, Pietro Gasparri si perfaqesues i Papa Pio XI. Traktati percaktonte pavaresine e Shtetit te Vatikanit dhe i jepte katolicizmit status special ne Itali. Ne vitin 1984, nje marreveshje e re mes Selise se Shenjte dhe Kishes modifikoi disa kushte te vjetra, duke perfshire pozicionin e katolicizmit si besim shteteror ne Itali.

Sistemi politik

Qeveria e Vatikanit ka nje strukture unike. Papa eshte sovrani i shtetit. Autoriteti legjislativ zbatohet nga Komisioni Peshkopal i Vatikanit, nje trup kardinalesh te caktuar nga Papa, per nje periudhe pese-vjeçare. Pushteti ekzekutiv eshte nje duart e presidentit te ketij komisioni, i asistuar nga Sekretari i Pergjithshem dhe Zevendesekretari i Pergjithshem. Marredheniet e jashtme te shtetit i jane besuar Sekretariatit te Selise se Shenjte dhe sherbimit diplomatik. Sidoqofte, papa ka pushtet te plote ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqesor mbi Vatikan. Ai eshte aktualisht i vetmi monark absolut ne Evrope. Gjithashtu, ka departamente specifike qe merren me shendetesine, sigurine dhe telekomunikacionin.

Marredheniet diplomatike

Vatikani eshte nje territori i njohur kombetar sipas ligjit nderkombetar, por eshte Selia e Shenjte qe kryen aktivitetin e marredhenieve diplomatike ne emer te tij. Vatikani, thuajse nuk ka sherbim diplomatik vetjak. Ambasadat e huaja ne Seline e Shenjte jane te vendosura ne qytetin e Romes. Influenca e madhe ne çeshtjet boterore eshte ne perpjesetim krejtesisht te zhdrejte me masen fizike te Vatikanit.

Ekonomia

Ekonomia unike, jo komerciale mbeshtetet financiarisht nga kontributet e katolikeve ne gjithe boten, me shitjen e stampave postare dhe relikeve turistike, tarifave per vizitimin e muzeve dhe shitjen e botimeve. Te ardhurat dhe standardet e jeteses se punonjesve jane te krahasueshme, ose disi me te mira se ato te homologeve te tyre qe punojne ne qytetin e Romes. Vatikani ka gjithashtu banken e tij “Istituto per le Opere di Religione”.

Popullsia dhe gjuhet

Thuajse gjithe banoret e Vatikanit jetojne brenda mureve te Vatikanit ose sherbejne ne ambasadat e Selise se Shenjte neper bote. Popullsia e Vatikanit perbehet nga dy grupe: kleri, pjesa me e madhe e te cilit eshte ne sherbimin e Selise se Shenjte dhe disa zyrtare te shtetit, si dhe rojet zvicerane. Shumica e tre mije punetoreve, te cilet perbejne forcen punetore te Vatikanit jetojne jashte Vatikanit dhe jane shtetas italiane pergjithesisht. Si rezultat, gjithe banoret e Vatikanit jane katolike. Vatikani nuk ka asnje gjuhe zyrtare. Ne legjislacion dhe komunikim zyrtar perdoret gjuha italiane. Ne Garden Zviceriane perdoret gjuha gjermane, nderkohe qe faqja zyrtare e internetit te Vatikanit eshte ne italisht, anglisht, frengjisht, gjermanisht dhe spanjisht.

50 faktet

1. Vatikani zyrtarisht eshte shteti me i vogel ne rruzull. Ka nje siperfaqe 44 hektare dhe nje popullsi prej rreth 1000 banoresh. Ai ndodhet ne Rome. (Status Civitatis Vaticane), eshte emri origjinal i Vatikanit. Qytet-shteti i Vatikanit i njohur si Qyteti i Vatikanit ose thjesht si Vatikani dhe eshte nje shtet i pavarur i Europes nen sovranitetin e Qendres se Shenjte

2. Enklave e territorit te shtetit italian, eshte e futur ne perberjen urbane te qytetit te Romes, ne afersi te bregut te djathte te lumit Tevere, mbi kodrat e Vatikanit me nje siperfaqe mjaft te vogel eshte shteti i pavarur me vogel si ne termat e popullsise ashtu ne ato te shtrirjes territoriale.

3. Vatikani eshte qendra e fese katolike dhe institucioni me i larte i Krishterimit. Çdo vendim qe merr ky besim fetar padiskutim qe kalon me pare nga Vatikani. Nga zyrat e tij dalin rreth te gjitha vendimet fetare dhe ne disa raste edhe politike qe kane te bejne me qendrimet zyrtare te Vatikanit. Percjellesi i vetem i ketyre mesazheve eshte Papa.

4. Krijuesi i pare eshte Shen Pjetri per nder te se cilit eshte ndertuar edhe sheshi me te njejtin emer. Kjo daton me vitin 33 te eres sone dhe ai eshte nje nga apostujt e profetit Jezu Krishti i cili mori persiper te percjelle dhe te shperndaje besimin katolik ne te gjithe boten.

5. Vatikani ka nje organizim te monarkise absolute dhe autoriteti me i larte eshte Papa. Ai ka te drejten ekzekutive mbi çdo vendim qe merret ne Vatikan dhe ushtron autoritetin si Pape te Kishes Katolike gjithmone brenda kontureve te kesaj monarkie absolute.

6. Qytet-shteti i Vatikanit dhe Selia e Shenjte jane se bashku subjekte sovrane te se drejtes publike nderkombetare, universalisht e njohur dhe jane pandashmerisht te bashkuar ne personin e Papes, monarku absolut me ane te zgjedhjes dhe eshte kryetari i shtetit. Per kete Vatikani ka nje jete politike te sajen.

7. Shteti i Kishes, Shtetet e Kishes ose Shteti Eklesiastik eshte emri i nje entitet shteteror i marre nga territoret qe ishin ne pushtetin e perkohshem te Papeve. Fillon te konfirmohet nga epoka bizantine me themelimin e dukatit romak (dhjetevjeçaret e fundit te shekullit te VI). Figura e Papes zevendeson ate te (dux) udheheqesit me emrin imperial ne funksionet civile dhe (ne disa raste edhe ushtarake).

8. Vatikani u krijua pikerisht ne ate vend ne themelet e Perandorise Romake, aty ku ra nje perandori u ngriti nje tjeter. I vetmi ndryshim ishte se e para ishte perandori ushtarake dhe e dyta u shnderrua ne nje perandori shpirterore dhe sot besimi katolik ne te gjithe boten numeron afersisht 2 miliard besimtare.

9. Perandori Kaligula (37-41) nisi ndertimin e nje cirku aty ku ndodhet edhe Obelisku i Vatikanit, i cili u perfundua me pas nga Neroni “Circus GAii et Neronis”, i quajtur thjesht Cirku i Neronit. Obelisku i Vatikanit fillimisht u mor nga Heliopolis nga Kaligula, per te dekoruar cirkun e tij dhe eshte mbetja e fundit e dukshme.

10. Kjo zone u be pjese e martirizimit te shume te krishtereve pas zjarrit te madh te Romes ne vitin 64. Ky eshte vendi ku u kryqezua dhe Shen Pjetri. Varret dhe mazoleumet, si dhe altaret e zotave pagane te te gjitha llojeve u ndertuan dhe qendruan aty deri perpara ndertimit te Bazilikes Konstantiniane te Shen Pjetrit ne gjysmen e pare te shekullit te IV.

11. Ne vitin 326, kisha e pare, Bazilika Konstantiniane, u ndertua ne zonen ku arkeologet italiane pranojne se eshte varri i Shen Pjetrit. Qe atehere, zona filloi te behej me e populluar, por me se shumti nga shtepi te lidhura me aktivitetin e Shen Pjetrit.

12. Papet me rolin e tyre laik filluan te qeverisin rajonet perreth dhe nepermjet struktures papnore qeverisnin nje pjese te madhe te gadishullit italian per me shume se nje mije vjet, deri ne mesin e shekullit te 19-te, kur pjesa me e madhe e shteteve papnore u formuan mbreterine e re te Italise.

13. Vatikani nuk ka qene gjithmone banesa e zakonshme e papeve, por pallati “Lateran” dhe me vone ai “Quirinal”, nderkohe qe rezidenca, nga viti 1309–1377 ishte edhe ne Avinjon te Frances.

14. Gjate gjithe historise Vatikanit ka pasur 266 Pape (duke perfshire edhe Papa Françeskun) qe e kane drejtuar. Kisha katolike konfirmon Apostullin Pjeter si Papen e pare. Ai mbajti kete titull nga viti 33 i eres sone deri ne vitin 67 ku vu vra nga romaket. Duhet konsideruar se Papa eshte veskovi i Romes dhe sipas disave pontifikimi i Pjetrit nuk duhej te kishte filluar menjehere pas ngjitjes se Jezu Krishtit ne qiell por vetem ne momentin kur Pjetri u stabilizua ne Rome.

15. Papa eshte titulli i njeriut qe eshte veskovi i Romes, patriarku i Kishes latine, pontefici i Kishes Katolike dhe sovrane te qytet-shtetit te Vatikanit. Zyra e Papes merr emrin papato, nderkohe qe juridiksioni i tij eklesiastik ka emrin Qendra e Shenjte dhe Qendra Apostolike dhe eshte enti i te drejtes nderkombetare.

16. Veçantia e Papes mbi kishen derivon nga qenia e tij si trashegimtari i drejtperdrejte i apostullit Pietro, dhe sipas interpretimit katolik te Vangjelit, i njeh detyren e marre nga Jezu Krishti ne krye te Kishes Universale. Pietro sipas tradites kishte mbledhur ne vitet e fundit te jetes se tij komunitetin e krishtere ne Rome duke u bere keshtu veskovi i pare dhe duke rene martir ne vitin 67 pas Krishtit.

17. Titulli Pape e ka prejardhjen nga fjala greke πάππας (pàppas), shprehje familjare qe do te thote “baba” e cila nisi te perdorej ne shekullin e III te eres se re, Kontekstualisht eshte nje fakt analog i perdorur per te treguar veskovin e Aleksandrise ne Egjipt. Aktualisht ne vend te Pjetrit ulet papa Francesku

8. Numri i shenjtoreve dhe papeve qe kane drejtuar Kishen e Shenjte fundit arrin mbi 266. Dokumentacioni mbi papet e pare eshte shume i manget. Ne periudhat e para ata kishin vetem titullin e veskovit te Romes. Zbulimi me antik i titullit te papes i detyrohet nje epigrafi te gjetur ne San Callisto te Romes. Nje njeri me emrin Severo po germonte nje grope te dyfishte per veten e tij dhe familjen me rastin e vdekjes se vajzes 10 vjeçare duke thene se ishte i autorizuar nga “papae sui Marcellini” (296-304) te eres se re.

19. Emrat me te perdorur nga papet jane: Giovanni (21 eshte numri papeve qe kane mbajtur kete emer) dhe ben pjese ne emrat me te perdorur. I fundit eshte papa Giovanni II, ose i njohur ndryshe papa Vojtila. Gregorio dhe Benedetto (16 eshte numri i papeve me kete emer). Clemente (14 emra), Innocenzo e Leone (13emra )dhe Pio (12 emra).

20. Papa me jetegjate eshte konsideruar Shen Pjetri i cili mbreteroi nga viti 33 i eres sone e deri ne vitin 67, pra 34 vjet. U be nje nga 12 apostujt dhe bente pjese ne nje rreth te ngushte prej tre individesh (se bashku me Xhiovanin dhe Xhakomon) qe asistuan ne ringjalljen e Krishtit. Sipas kishes katolike u emerua nga vete Krishti kapo i 12 apostujve dhe promotor i levizjes kristiane. Sipas tradites vazhdoi predikimet e tij deri ne Rome ku vdiq midis viteve 64 dhe 67 te eres sone, gjate persekutimeve anti-kristiane te urdheruara nga perandori Neron.

21. Papa me jeteshkurter eshte Urbano i VII. Ai mbajti titullin e Papes vetem 13 ditet nga(15 shtatori deri ne 27 shtator te vitit 1590). Urbano VII ose Giovanni Battista Castagna ishte papa i 228 i Kishes Katolike dhe ka hyre ne historine e papateve si papa me jeteshkurter. Ishte me origjine xhenovese dhe u diplomua ne Bolonja ne te drejten kanonike dhe civile. Pati shume detyra dhe zgjedhja e tij si pape u mbeshtet nga fraksion spanjoll. Vdiq nga malaria ne 27 shtator perpara se te shenjterohej.

22. Papa me i korruptuar konsiderohet Aleksanderi VI ose Rodrigo Borxhia. Pati shume lidhje martesore dhe femija i tij ishte Lukrecia. Mbajti pozicionin e Papes nga viti 1492 e deri ne 1503. Akuzohet per organizmin e orgjive me te shumta ne historine njerezore. Gjate tyre ai promovonte satanizmin duke vrare me qindra vete me ane te ketyre riteve te shoqeruara edhe me akte kanibalizmi, duke u kthyer ne rite te rregullta institucionale si sodomia.

23. Prej 600 vitesh, Papet kane vdekur te gjithe ne detyre, por doreheqja, ndonese jashtezakonisht e rralle, ka qene e pranishme ne historine e gjate te Vatikanit. I pari qe vendosi me vullnetin e tij te largohet ishte Papa Marcellinus, ne vitin 304. Megjithate, ne rastin e tij, nuk eshte e qarte nga doreshkrimet e kohes nese ai u dorehoq apo u detyrua te abdikonte. Papa Benedikti IX dha doreheqjen ne vitin 1045, pas nje lufte te brendshme per zoterimin e Papatit. Celestine V eshte papa i trete ne histori qe dha doreheqjen ne vitin 1294, pas vetem pese muajsh ne pushtet. Edhe ai, u largua per shkak te konflikteve te brendshme, fuqizuar nga deshira e Papes per te jetuar nje jete te thjeshte murgu, e jo jeten e mbizoteruar nga levizjet politike te Atit te Shenjte te Romes. Papa Gregori i XII, dha doreheqjen ne vitin 1415. Ne ate kohe, dy drejtime te ndryshme te Kishes Katolike kishin krijuar nje ndarje dhe dy Pape zgjidheshin njekohesish, ne Rome e ne Avinjon te Frances, nga kardinale qe i pergjigjeshin njeres apo tjetres linje. Perballe kesaj situate, qe vazhdoi disa dekada me radhe, ne vitin 1415 u arrit nje marreveshje, per te zgjedhur nje pape te vetem per te gjithe katoliket. Me marreveshje, Gregori XII dhe Benedikti XIII i Avinjonit vendosen te jepnin doreheqjen, per t’i hapur rruge drejtimit te nje Pape te vetem, Martini i Peste. Papa i fundit qe dha doreheqjen dhe qe tronditi bote ishte Papa Benedikti i XVI, qe si arsye dha moshen dhe lodhjen.

24. Papet me reformator kane qene Leone IX, Gregorio VII, Innocenzo III. Ato jane papet e nje kishe mesjetare qe luftonte per t’u emancipuar nga tutela e perandorise se shenjte Romake-Gjermane ne vitin 1630, tjeter pushtet universal dhe per te afirmuar superioritetin shpirteror dhe politik mbi te. Nevoja e nje reforme vinte edhe nga poshte nga populli i cili ishte gjithmone e me i skandalizuar nga ky kler qe shpeshhere nuk ishte ne lartesine e duhur. Dhe nga kjo frike u gjenerua ato levizje te cilat shume shpejt u bene ose u deklaruan eretike dhe me vone me Luterin do te sjellin çarjen e krishterimit perendimor.

25. Jane 14 familje qe kane nxjerre me shume pape ne te gjithe historine e Vatikanit dhe te gjitha jane me origjine italiane. Perkatesisht ato jane: Conti di Tuscolo (5), Conti di Segni (4), Savelli di Roma (3), Orsini di Roma (3), Medici di Firenze (3), Anici di Roma (2), Caetani di Gaeta (2),Borgia di Jàtiva (2), Colonna di Roma (2), Castiglioni di Milano (2), della Rovere di Savona (2), Fieschi dei conti di Lavagna (2), Piccolomini di Siena (2) Roger de Beaufort (2).

26. Modalitetet e zgjedhjes se papes kane pesuar transformacione te shumta gjate shekujve. Ne fillim papa zgjidhej nga populli dhe kleri. Me vone me Enrikun e III u perdor nje pellumb. Pretendenti mbi te cilin ndalonte pellumbi zgjidhej Pape. Aktualisht zgjedhja e Papes vendoset nga kardinalet te mbledhur ne nje konklave (nje e drejte qe vjen nga viti 1059) e stabilizuar me keshillin Lateran i kerkuar nga Papa Nikolo II) nepermjet nje votimi sekret qe kerkon mazhorancen e 2/3. Perfundimi i transmetohet besimtareve jashte me nje tymnaje te zeze nese eshte negative dhe te bardhe nese eshte pozitive.

27. Pape mund te zgjidhet cilido mashkull beqar i pagezuar dhe ne qofte se nuk ka marre akoma urdhrat e shenjte per t’u shenjteruar veskov. Normat ne fuqi per vendin bosh, veprimi i konklaves dhe per zgjedhjen e papes se ri jane rifreskuar nga kushtetuta apolistike Universi Dominici Gregis nga papa Xhovani Paolo II ne vitin 1996

28. Eshte tradite qe Papa i ri te zgjedhe nje emer per veten e tij. I pari qe ndryshoi emrin e tij te pagezimit ndodhi ne vitin 533 me Xhovanin e II qe ne te vertete quhej Merkurio dhe e konsideroi te pavend qe veskovi i Romes te kishte emrin e nje perendie pagane. Pas tij edhe papet e tjere zgjodhen nga nje emer. Asnje prej papeve nuk e zgjodhi me emrin e Pjetrit ne shenje respekti. Ndryshimi i emrit me pas u be rregull me vetem pak perjashtime.

29. Primati papal eshte autoriteti apostolik i veskovit ne dioqezes se Romes mbi te gjitha kishat e veçanta te Kishes katolike, si ato te ritit latin dhe ato te ritit oriental. Kisha ortodokse i njeh kete primat onroifik veskovit te Romes por pretendon se nuk eshte i vlefshem derisa vazhdon ndarja midis kishes lindore dhe asaj perendimore rrjedhur nga shisma Lindje-Perendim.

30. Kishat protestante nuk i njohin asnje autoritet superior veskovit te Romes pasi e konsiderojne jo konform shkrimeve te shenjta. Sot shume kisha i mbahen ketij opinioni, ndersa te tjera nuk perjashtojne nje forme te ministrise papale ne nje prospektive ekumenike, thelbesisht e ndryshme nga primati aktual papal. Kisha anglikane konsideron se “brenda ministrise se saj te gjere, veskovi i Romes ofron nje ministri specifike per sa i perket prejardhjes te se vertetes, si shprehje e primatit universal”.

31. “Donazione di Sutri” ne (728), “Promissio carisiaca” ne (754) dhe “Constitutio romana” ne (824) ishin guret e pare te gjenezes se Shtetit te Vatikanit qe nga nje pronar i thjeshte privat i karakterit latifondist te Kishes u transformua ne nje nga organizmat politik me me influence dhe prestigjioze te Europes.

32. Projektimi nderkombetar i ketij lloj shteti ne epoken mesjetare dhe ne dy shekujt e periudhes moderne i kaloi kufijte territorial qe rrethanat historike i kishin dhene. Mbreteria e Anglise, Mbreteria e Portugalise, Kurora e Aragones, mbreteria e Napolit dhe mbreteria e Hungarise ishin vasalet e saj dhe mbreter e perandor iu desh te vepronin ne hijen e ketij sovrani karizmatik, Papes.

33. Vetem pas 1000 vjetesh ekzistence Vatikani u shperbe ne vitin 1870 ne vazhdimesi te aneksimit te territoreve te tij te fundit nga Roma dhe Lacio, gjate lindjes se Mbreterise se Italise. Situata u zgjidh me luften kunder koalicionit te trete: Austria u mund ne 2 dhjetor te 1805 dhe traktati i Presburgut ne 26 dhjetor te 1805 i dha faktikisht fund Perandorise se Shenjte Romake qe do te shkrihej vetem ne 1807.

34. Aneksimi i Romes ne mbreteri dhe proklamimi si kryeqytet sollen fundin e pushtetit te perkohshem papal. Papa Pio IX nuk dha pelqimin as per bashkimin as konsensusin mbi aktin ulilateral dhe u perpoq qe te mbante dhe te garantonte pavaresine e tij shpirterore dhe vazhdimesine e misionit te tij fetar dhe ai e konsideroi veten i burgosur ne Vatikan. Pas shume tratativash diplomatike, çeshtja u zgjodh ne 11 shkurt te vitit 1929 me firmosjen e paktit “Lateranse” ku njihej ne menyre reciproke pavaresia dhe sovraniteti.

35. Nga viti 1861 – 1929 statusi i papes konsiderohej si “Çeshtja Romake”. Ato nuk shqetesoheshin ne pallatin e tyre dhe kishin nje fare statusi, duke perfshire te drejten per te derguar dhe pritur ambasadore. Por ato nuk e njihnin te drejten e mbretit italian per te qeverisur ne Rome dhe refuzuan te largoheshin nga Vatikani derisa çeshtja u zgjidh, ne vitin 1929.

36. Popullsia e shtetit te Vatikanit eshte aferisht nga 1000 banore, nga te cilet vetem 450 prej tyre kane shtetesi te Vatikanit (Ati i Shenjte, kardinalet, eklesiast e personelit diplomatik, eklesiast te tjere, rojet zvicerane). Te tjere: 3100 jane personat rezidente ne banesa ekstraterritoriale dhe ne banesa te perjashtuara nga taksat dhe shpronesimet.

37. Nenshtetesia e Vatikanit i perket vetem kardinaleve rezident ne Vatikan, rezidenteve te stabilizuar ne Vatikan per arsye te detyres, dinjiteti apo impenjimi, bashkeshorteve dhe femijeve te shtetasve. Gjithashtu nenshtetesia e Vatikanit humbet kur te interesuarit humbin nje nga arsyet e meposhtme (duke mbetur vetem me nenshtetesine origjinale, qe nuk humbet kur merr ate te Vatikanit): rrjedh nga fakti se populli eshte i perkohshem.

38. Qytet-shteti i Vatikanit ka ushtrine e tij te perbere nga trupi i rojeve te famshme zvicerane, duke pasur edhe nje rang regjimenti dhe nje trup policie te quajtur “Trupat e Xhandermarise se qytetshtetit te Vatikanit”.

39. Rojet zvicerane i kane falur besimin e tyre ne sherbim te papatit ne 22 maj te vitit 1506. Po ne kete muaj nje grup prej 150 mercenaresh zvicerane nen komanden e kapitenit Kaspar von Silensen kaloi porten e Popullit dhe hyri per here te pare ne Vatikan per ti sherbyer papa Xhulios se II. Rojet zvicerane moren pjese ne shume beteja para se gjithash ne ate te 6 majit ne 1527 kunder borboneve duke i shpetuar jeten papa Klementit te VII.

40. Dioqezat arrijne ne 4649 dhe jane te bashkuara ne 110 konferenca episkolape te shperndara ne te gjithe boten dhe te gjitha jane te varura nga Vatikani. Ketu ben pjese edhe Shqiperia.

41. Thuajse gjithe banoret e Vatikanit jetojne brenda mureve te Vatikanit ose sherbejne ne ambasadat e Selise se Shenjte neper bote. Popullsia e Vatikanit perbehet nga dy grupe: kleri, pjesa me e madhe e te cilit eshte ne sherbimin e Selise se Shenjte dhe disa zyrtare te shtetit, si dhe rojet zvicerane. Shumica e tre mije punetoreve, te cilet perbejne forcen punetore te Vatikanit jetojne jashte Vatikanit dhe jane shtetas italiane pergjithesisht. Si rezultat, gjithe banoret e Vatikanit jane katolike.

42. Kane qene te shumte artistet dhe arkitektet qe u priten nga pape te ndryshem duke filluar nga katedra e di Pietros –papa i pare ne histori-duke i ngarkuar ata me detyren per ‘ti ofruar veprat e tyre ndertesave te Vatikanit. Ne basilikaten qe edhe sot simbolizon qendren e krishterimit, punuan artistet me te famshem nga Bramante, Pinturikio, Mikelanxhelo, Rafaelo e deri tek Bernini se bashku me nxenesit e tij.

43. Ajo qe sot eshte rezidenca e papeve qe do te thote kompleksi i Pallateve te Vatikanit, permblidhet ne nje vlere te pallogaritshme historike. Behet fjale per nje bashkesi ndertesash qe se bashku numerojne 1000 dhoma ku kane qendren e tyre edhe shume dikastere si kanceleria por edhe muzeu i Bibliotekes Apostolike te Vatikanit ku ruhen nje koleksion antik doreshkrimesh dhe nje milion volume te lidhura.

44. Zemra e qytetit te Vatikanit eshte sheshi i Shen Pjetrit, nga ku ngrihet edhe basilikata, nga ku kupola e madhe dominon te gjithe territorin e shtetit te vogel. Ne brendesi te mureve mesjetare dhe ate te periudhes se rilindjes, perjashto vetem sheshin e Shen Pjetrit, ne te tere zonen gjenden Pallati i Qeverisjes dhe kopshtet e Vatikanit

45. Muzete e Vatikanit gjenden ne Rome ne brendesi te qytetit te Vatikanit dhe eshte nje nga permbledhjet me te medha te veprave te arit ne bote, nga momenti qe ekspozojne nje koleksion gjigand te veprave te artit te akumuluara ne shekuj nga Papet. Muzeumi eshte krijuar nga papa Giulio II ne shekullin e Giulio II ne shekullin e XVI. Cappella Sistina dhe apartamentet papale me afresket e Rafaelos bejne pjesen ne monumentet qe vizitoret mund te admirojne gjate udhetimit te tyre.

46. Origjina e muzeve te Vatikanit nis vetem nga nje skulpture ne mermer, e blere 500 vjet me pare. Skulptura perfaqeson Laocoonte, prifti qe sipas teologjise greke tentoi te bindte trojanet qe te mos pranonte kalin e drurit. U gjet ne 14 janar te 1506 ne nje vreshtari prane basilikates se Santa Maria Maggiore. Papa Giullio II bleu kete skulputre nga pronari i vreshtave. Nje muaj me vone skulpurat u ekspozua para publikut te Vatikanit.

47. Nje rast i çuditshem eshte fakti kur ne 1938 kur Adolf Hitleri arriti ne Rome me ftese se te mbretit Viktor Emanueli III. Papa Piu i XI nuk donte ta takonte dhe per te evituar kete u transferua ne vilen e Castelgandolfo. Por ne te njejten kohe te gjitha muzete dhe Basilikata ishin te mbyllura per nje periudhe te shkurter. Ne kete menyre Hitleri nuk arriti kurre te hynte ne territorin e Vatikanit.

48. Vatikani ka nje nga arkivat e tij me te lashta dhe shume te pasur me dokumente qe i referohen historise, letersise dhe shume fushave te tjera. Hyrja ne keto arkiva ndiqet nga rregulla shume preçise te autorizuara nga kleri katolik. Jo te gjithe kane akses tek kjo arkive e cila eshte konsideruar si me e pasura ne bote.

49. Papa Fraçesku eshte mjaft popullor. I ashtuquajturi “Efekti Françesk” eshte bere narrative per median, ku disa komentatore kane shkuar deri aty sa te parashikojne ndryshime radikale ne kishen 2 mije vjet te vjeter. Por Papa Françesku e ka bere te qarte: Pozicioni i Kishes ne çeshtje urgjente morale eshte edhe pozicioni i tij. “Une jam biri i Kishes”, thote ai. Por aktualisht, thote ai, ka edhe nje shqetesim tjeter mbi “nevojat konkrete” dhe Ungjilli duhet te kete ndikim real mbi besimtaret. Kufizimet e Kishes duhet te zbatohen me dashuri te sinqerte, per shkak se meshira e Zotit eshte e pakufishme. Papa thote: “Ne duhet te gjejme nje balance te re; perndryshe edhe ndertesa morale e kishes ka gjasa te rrezohet si nje shtepi letrash, duke humbur freskine dhe fragrancen e Ungjillit. Propozimi i Ungjillit duhet te jete me i thjeshte, me i thelle, rrezatues. Eshte nga ky propozim nga ku rrjedhin pasojat morale.”

50. Papa Françesku, eshte i pari qe ka marre emrin “Françesk” pas Françeskut te Asisit, murgut shtegtar dhe shenjtorit te madh te te varferve dhe te shtypurve. Ai eshte papa i pare nga Amerika, pasi ka lindur dhe eshte rritur ne Argjentine nga emigrante italiane. Ai eshte papa i pare nga Shoqeria e Jezusit, themeluar nga Shen Ignatius i Lojoles, i cili prodhoi evangjelizues dhe reformues te medhenj. Ne fund, ai eshte Papa i pare qe eshte shuguruar prift pas Vatikan II, keshillit ekumenik qe modernizoi Kishen. Per Papen Françesku, Vatikan II qe nje “pune shume e bukur e Shpirtit te Shenjte,” dhe nje “levizje rinovimi qe vjen thjeshte nga i njejti Ungjill.”