50 fakte nga Ali Pashe Tepelena, ose Bonaparti mysliman

Ne gati 550 vite pushtim osman, prijesit shqiptare dalin rralle neper kronikat e kohes. Shume nga keta shqiptare ngjiten shkallet e karrieres ne Perandorine Osmane, disa vdiqen neper betejat e Anadollit, ndersa disa u kenaqen me pushtetin.

Vetem nje figure, ajo e Ali Pashe Tepelenes, arrin te shkelqeje.

Mizori me romantik qe ka njohur historia, hakmarres, dinak, i zgjuar, komandant brilant dhe shume epitete te tjera. Ali Pasha ishte shqiptari qe beri historine e kohes se tij. Aq sa shkrimtari i madh Viktor Hygo ne vitet 1700 ne te gjithe Europen shihte vetem dy udheheqes: Napoleon Bonapartin dhe Ali Pashe Tepelenen.

“Ali Pasha rri perballe Bonapartit, si tigri me luanin, ata ngjajne me njeri-tjetrin si dy pika uji, sepse te dy e filluan karrieren nga hiçi dhe u ngjiten deri ne majat e perandoreve. Gjithashtu, edhe Bonaparti, edhe Ali Pasha ngriten perandori, por ky i dyti ngriti perandori brenda perandorise”, shkruante Hygo per Ali Pashen. “Si tigri prane luanit, si shqiponja prane skifterit, ashtu qendron edhe Ali Pasha prane Napoleonit”, shkruante Viktor Hygoi.

Ju sjellim 50 fakte nga jeta e shqiptarit te madh qe tronditi Perandorine Osmane. Nga hajdut rrugesh u be inspektor rrugesh. Nga djali i nje pashai te vogel ne Tepelene, arriti ta shtrinte pushtetin e tij qe nga Shkumbini deri ne More te Greqise. Arriti te ngrinte ne kembe nje shtet qe per 30 vite qendroi i pavarur nga Porta e Larte, duke qene vetem formalisht ne perandorine osmane. Ndersa ne vitet e fundit, figura e Ali Pashes nisi te merrte tipare patrioti, qe kerkonte autonomi nga Porta e Larte. Madje ideoi krijimin e dy shteteve. Shteti i shqiptareve, nga Toskeria deri ne Thesali dhe shtetin e grekeve, qe do te ishte po nen mbrojtjen e Shqiperise. Dhe ne fund u vra me tradhti.

50 fakte nga jeta e Ali Pashe Tepelenes

1- Nga hajdut rrugesh u be inspektor rrugesh. Nga djali i nje pashai te vogel ne Tepelene, arriti ta shtrinte pushtetin e tij qe nga Shkumbini deri ne More te Greqise. Arriti te ngrinte ne kembe nje shtet qe per 30 vite qendroi i pavarur nga Porta e Larte, duke qene vetem formalisht ne perandorine osmane. Ndersa ne vitet e fundit, figura e Ali Pashes nisi te merrte tipare patrioti, qe kerkonte autonomi nga Porta e Larte.

2- Ali Pashe Tepelena i cilesuar si Pashai i Epirit lindi ne dimer te vitit 1740 ne Tepelene dhe vdiq (u vra) ne moshen 82-vjeçare me 24 janar te vitit 1822 ne Janine.

3- Ali Pasha ka dy varre. Trupi i tij u varros me 25 janar te vitit 1822 ne ishullin e Kastros ne liqenin e Janines, ndersa koka e tij u varros me 5 shkurt ne varrezat e Stambollit, ne vendin e quajtur Porta e Silirvise.

ali pasha

Perplasja me Turqine dhe si u vra

4- Historiografia turke per nje kohe te gjate ka theksuar si nje prej arsyeve te zemerimit te Portes se Larte ndaj Ali Pashes, bashkepunimin e tij me rebelet greke te cilet po pergatisnin kryengritjen e tyre ne 1821.

5- Ne nje sere veprash, autoret turq kane pershkruar shkaqet e renies se Aliut jo vetem sjellja e pavarur e Pashait shqiptar, por edhe nga ambicia e tij, refuzimi i bindjes ndaj Sulltanit. Ne nje prej ketyre veprave me ndikim te madh perpiqet te provohet se renia e Aliut ishte provokuar nga ky i fundit si “pasoje e rritjes se influences se elementit te krishtere ne Janine”.

6- Por sipas Auron Tares, nje prej hipotezave me interesante eshte ai i nje komploti te Ali Pashes, per te perdorur Sektin e Bektashinjve si nje platforme per pushtetin e tij. E jo vetem ne krijimin e nje shteti te pavarur, por nepermjet Bektashinjve te vinte ne kontroll Jeniçeret te cilet deri me atehere kishin pasur nje bashkejetese te veshtire me Sulltan Mahmudin II. Kjo hipoteze eshte me shume interes, nese marrim parasysh disa fakte si influencen e Aliut ndaj Bektashinjve, mbeshtetjen e tij per kete sekt sufi apo faktin se pjesa me e madhe e lidershipit te jeniçereve ishin me prejardhje shqiptare.

7- Auron Tare thote se fakti qe Sulltan Mahmudi II pas rrezimit te Aliut e shkaterroi perfundimisht armen e jeniçereve me masakren e famshme te 1826, dhe renia e influences se Bektashinjve ne Stamboll, jane argumente me shume ne mbeshtetje te kesaj hipoteze, e cila, duhet thene nuk eshte marre shume ne konsiderate.

8- 1820 eshte viti kur u prishen teresisht marredheniet mes Portes se Larte dhe Ali Pashes. Kulmi i marredhenieve te acaruara arriti kur Aliu urdheroi ne Stamboll njerez per te vrare Pasho Beun, nje pasha nga Shqiperia qe thurte intriga kunder Aliut ne oborrin e sulltanit. Atentati deshtoi, ndersa Aliu u shpall fajtor.

Ali-Pacha-de-Janina

9- 50 mije ushtare dergoi Sulltan Mahmuti i II per te mposhtur Ali Pashen. Ushtria u nda ne dy armata, e para ne drejtimin e shqiptari Pasho Beu dhe e dyta ne drejtimin e bullgarit Pelivan Baba. Dy ushtrite rrethuan Janinen, por kishin frike te perballeshin ne beteje me Ali Pashen, dhe keshtu qe perdoren dredhite.

10- Nje vit e gjashte muaj zgjati rezistenca e Ali Pashes kunder ushtrise se Sulltanit. 100 ushtaret besnike i mbeten Aliut ne fund te jetes se tij. Luani i Janines, njeriu qe mund te organizonte gjithe ushtrine e Jugut te Shqiperise, ne perendim te pushtetit e braktisen te gjithe. Nje pjese e tradhtuan, te tjere e shiten te turqit. I mbyllur ne keshtjelle dhe i rrethuar nga te gjitha anet, Aliu joshte komandantet turq dhe priste te ndihmohej nga pashallaret e tjere shqiptare. Por keta te fundit zgjodhen turqit.

11- Duke bere nje replike me gazeten “Drita” qe kritikonte Ali Pashen duke shkruar se i solli vetem deme Shqiperise dhe se ndihmoi ne pavaresine e Greqise, Faik Konica shkruante ne vitin e larget 1910, ne mbrojtje te Ali Pashes.

Duke kritikuar ashper si shqiptaret qe sulmonin Alun, Konica i ftonte ata te lexonin historianet e huaj per figuren e Ali Pashes.

“….Per te gjykuar mire nje njeri qe ka pase pjese ne Histori, duhet t’a gjykojme jo mbas mendimeve te kohes se sotme, po mas kohes ku ai vet u rrit, u suall e roiti. Ali pasha, per zakonet e per menyren e sundimit, ish njeri i asaj kohe: i rritur ne shkolle politike te Turkut, as me i lig as me i mire se veziret e dere-bejt e atehershem.

Po ku eshte siper te tjereve, ku eshte me te vertet i çuditshem Ali pasha: nga hollesia, nga forca e vullnetit, nga mendja. Mendja e Ali pashes!…

…Ali pasha, i pa mesuar, pa shoke, i rrethuar me armiq, arriti, vetem me force te vullnetit te tij, ne nje shkale po thua mbreterore. Njerez si lord Byro-n, si admirali Nelson, si mbreti Gustav-Adolfi i Suedise, e kishin per nder te piqeshin me te. Shqiptaret u ngjallen, u bashkuan, u ndjene nje komb nene sundimin e tij. E, duke bere kete bashkim, s’pushoj as nje dite te rreshtoje nje ushtri shqiptare me keshilla te ca zyrtareve freng qe kishte. Shihet sheshit se mendimi i tij qe lirimi i Shqiperise….

…Po ç’i mungoj Ali pashes? I mungoj dija, e i mungoj edhe nje komb besnik e jo gati kurdohere te ktheje mendim per te holla….”, shkruante Konica ne vitin 1908 per Ali Pashe Tepelenen.

12- Myftari dhe Veliu ishin dy djemte qe e tradhtuan te paret Aliun. Ata i dorezuan ushtrise turke Prevezen dhe Gjirokastren, duke u dorezuar edhe vete. Sulltani u pati premtuar falje dhe pushtet, por ishte thjesht nje mashtrim. Ata e tradhtuan babain e tyre ne momentin qe Aliu po mendonte te bente perplasjen me ushtrine turke.

Ali-Pacha-de-Janina1

13- Tre djem dhe nje nip e tradhtuan. Ali Pasha kishte arritur 80 vjeç. Veç tyre, e tradhtuan edhe komandantet e ushtrise qe ishin bere me armikun. I pari qe e tradhtoi nga djemte ishte Veli Pasha. Ky ishte Pasha i Vlores dhe kishte nje flote ne Narte. Armiqte e Aliut e joshen me para dhe pushtet. I premtuan te vendosej ne Stamboll, ku do te martohej me vajzen e sulltanit. Vetem nje grusht njerezish besnike i kishin mbetur. E megjithate, historiani Uilliam Palmer shkruante se Aliu nuk e humbi kurre buzeqeshjen dhe embelsine me te cilen fliste gjithmone.

14- Kryengritja greke i gjeti rruget te hapura, pasi Turqia po luftonte kunder Ali Pashes. Fatkeqesisht, mes revolucionareve greke kishte edhe shqiptare qe kishin braktisur Ali Pashen per shkak te hakmarrjeve te tij. Vetem, 20 kilometra larg Janines, shqiptari Marko Boçari luftonte ne krahun e grekeve.

15 -Vrasja e Aliut njihet gjeresisht fale pershkrimit te konsullit francez Pukevil, i cili pershkruan nje beteje heroike te Aliut dhe rojeve te tij ne shkallet e shtepise ne ishullin e Liqenit te Janines. Fale ketij pershkrimi, fjalet e fundit te Aliut ishin per Vasiliqine. Aliu kerkoi qe rojet e tij besnike te vrisnin Vasiliqine, gruan e Pashait, “qe ajo te mos binte ne duart e turkut”.

16- Por studiuesi, Auron Tare kohet e fundit solli nje tjeter version. Duke sjelle nje deshmi te arkivave britanike bazuar ne informacionin e Ministrit te Jashtem Otoman (Reis Efendiut), ai thote se vrasja ishte e paster. “I pergatitur ndoshta per nje beteje perfundimtare, por i genjyer nga te gjithe personazhet qe e vizitonin nga kampi kundershtar, Aliu pret ne audience nje shqiptar mjaft te shquar, por shume pak te njohur nga historia: Muhamed Pashen e Morese, i njohur edhe si Dramaliu, i cili ishte Princ i Portes se Larte. Me sa duket rangu dhe qenia shqiptar mund te mos kene ngjallur dyshime te ai si nje kercenim i mundshem. Ishte ky shqiptar i cili sipas deshmise se Ministrit te Jashtem Otoman, ka ngulur ne trupin e plakut kamen e Sulltanit, duke i dhene fund nje jete plot trazira dhe lavdi. Keshtu Luani i Janines, personalitet i jashtezakonshem i epokes se tij, vdiq ne vetmi i vrare nga nje shqiptar dhe i tradhtuar nga gruaja e tij”, shkruan Auro Tare.

17- Nga ana tjeter, dr. Irakli Koçollari qe ka botuar nje liber per Ali Pashen dhe studiues serioz i shqiptarit te madh thote se edhe ambasador Pukevil ishte nje nder organizatore e vrasjes se Aliut. “Pukevili ishte konsull dhe agjent i Perandorit Bonapart, madje ai ishte edhe nje nder organizatoret deri ne permbysjen dhe vrasjen e Ali Pashes dhe keto i kam te vertetuara ne dokumente te ndryshme per Pukevilin”, ka deklaruar gjate nje interviste Koçollari.

18- Si e pershkruan Aleksander Duma prerjen e kokes se Ali Pashait: “Edhe koka e tij e prere perçonte akoma nje efekt njeherazi te tmerrshem dhe te mahnitshem, sa ata qe e shihnin, mbeteshin te shtangur ne vend. Kur Hurshidit ia sollen ne nje tepsi te madhe prej argjendi, ai u ngrit hopthi per ta marre, u perkul tri here perpara saj dhe, me respektin me te madh, i puthi mjekren, duke shprehur me ze te larte deshiren se edhe ai vete do te deshironte te meritonte nje fund te ngjashem. Nje adhurim i tille per trimerine e Aliut i prekte e i frymezonte kaq shume keta barbare sa zhdukeshin nga kujtesa krimet e tij. Hurshidi urdheroi qe koka te parfumohej me esencat aromatike me te kushtueshme. Perpara se ta dergonte ne Stamboll, ai i lejoi shqiptaret t’i benin nderimet e fundit ish-padronit te tyre”, shkruan Aleksander Duma ne romanin e tij per Ali Pashen.

19- Koka e Ali Pashes iu dergua sulltanit ne nje tabaka argjendi. 300 ushtare turq e shoqeruan koken e Aliut per ne Stamboll nga frika e nje sulmi hakmarres te shqiptareve. Koka mberriti ne Stamboll me 23 shkurt. Gjate rruge, ushtaret e ekspozonin koken e Aliut me para qe ta shikonin prijesit e pashalleqeve te tjera. Nje muaj rruge iu desh ushtrise qe ta çonte koken e Aliut ne Stamboll. Nje shqiptar qe jetonte ne Stamboll dhe shok femijerie i Aliut, e bleu koken dhe e varrosi ne varrezat prane Silivrise. Aty gjenden dhe sot varret e djemve dhe nipit te tij.

20- Koka mendohet se eshte ne Stamboll megjithese shume studiues preferojne te mos japin kompetenca mbi kete vendndodhje. Studiuesi Dorian Koçi ka nje version tjeter per koken e Pashait, sipas nje raporti te atasheut te Ambasades se Anglise ne Stamboll, Robert ealsh. “Nje nga shoket e vjeter te Ali Pashes, i quajtur Dervish Sulejmani qe i kishte sherbyer Ali Pashes si agjent besnik, pati nje projekt me fisnik. Kur mori vesh vdekjen e mikut te tij te vjeter ndjeu hidherim te madh dhe e bleu. Dha nje çmim me te larte nga ajo qe ofronte tregtari. Me vone Sulejmani mori kokat e tre bijve dhe nipit, te cileve pas vdekjes se Ali Pashes, ua prene kokat me pretekste te ndryshme, i vuri perballe portes se Siligrise dhe u vuri nga nje gur varri. Mbi guret e varreve skaliti shenimet e meposhtme: Ketu shtrihet koka e shume te famshmit Ali Pashe Tepelena, qeveritar i Sanxhakut te Janines, i cili gjate 50 vjeteve u perpoq per independencen e Shqiperise”. Sipas Koçit, po ne ate vend, gjenden kokat e tre djemve te tij, Veliut, Myftarit, Saliut dhe nipit, Mehmet Pashes, i biri i Veliut. Te gjitha mbajne daten shkurt 1822.

Ali-Pasha-me-Vasilliqine

21- Ne shtator te vitit 1821, Sulltani urdheron vrasjen e djemve qe kishin tradhtuar Aliun. Te tre kokat e djemve te Aliut, Myftarit, Veliut dhe Selimit, iu derguan sulltanit ne Stamboll. Po ashtu, edhe koka e nipit te tij, Mehmetit. Aleksander Dyma thote ne librin e tij se kur Sulltani pa kokat e djemve te Aliut u pendua qe i kishte vrare. “Une i dija aq pleq sa i ati”, pati thene me deshperim sulltani.

Te dhena personale dhe historike

22- Gjyshi i Aliut, Myftar Bej ishte komandant ne luften venedikase-osmane ne vitin 1714. Vrasja e tij ne keshtjellen e Korfuzit ne vitin 1716, beri qe Ali Pasha dhe babai i tij, Veliu, te hynin ne familjet e medha te Jugut. Mbiemri i tij i vertete eshte Hyso. Pas gradimit si pasha, ai mori titullin Ali Pasha. Ndersa origjina e tij nga Tepelena dhe prej sundimit te tij, i shtoi emrin qe njihet nga te gjithe: Ali Pashe Tepelena.

23- Per Viktor Hygone, Ali Pasha ishte i vetmi njeri i kohes qe mund te krahasohej me Napoleon Bonapartin, ose “Napoleoni mysliman”.

“Ali Pasha rri perballe Bonapartit, si tigri me luanin, ata ngjajne me njeri-tjetrin si dy pika uji, sepse te dy e filluan karrieren nga hiçi dhe u ngjiten deri ne majat e perandoreve. Gjithashtu, edhe Bonaparti, edhe Ali Pasha ngriten perandori, por ky i dyti ngriti perandori brenda perandorise”, shkruante Hygo per Ali Pashen.

24- Perdhunimi i te emes, Hankos, si edhe motres, ne fshatin Kardhiq, me 1775, ishte ngjarja qe la me shume gjurme ne jeten e Aliut. Historianet qe jane marre me jeten e tij, thone se pas kesaj ngjarjeje, Aliu u be me i eger.

25- Kur ishte ne kulmin e pushtetit, Ali Pasha ndermori nje hakmarrje te pashembullt ndaj atyre qe i perdhunuan nenen. Sipas Aleksander Dymase, duke plotesuar amanetin e nenes, Ali Pasha shkrumboi fshatin Kardhiq dhe Hormove, duke vrare dhe masakruar te fajshem dhe te pafajshem. “Kjo ishte nje fitore vendimtare per Aliun. Fshatra, qytete, krahina, te tmerruara nga mizoria e pakufishme, u dorezuan pa shtene nje pushke te vetme. Emri i Aliut, i cili personifikonte ate masaker qe lartesohej si nje veper e lavdishme ne syte e ketij populli te eger, jehoi si rrufe nga lugina ne lugine dhe nga mali ne mal”, shkruan Duma.

26- Ali Pasha eshte themeluesi i policise sekrete ne shtetin shqiptar. Ai ngriti nje rrjet informatoresh qe arrinin deri ne oborrin e Sulltanit. Aliu kishte informata jo vetem per ato qe ndodhnin ne Stamboll, por edhe ne kampet e armiqve. Tahir Abazi ishte komandanti i Policise Sekrete.

27- Tre ishin shtetet me te cilat beri aleance Ali Pasha. Duke mos iu bindur shpesh Portes se Larte, fillimisht Ali Pasha beri aleance me Rusine, me pas me Francen e Napoleon Bonapartit dhe ne fund me britaniket. Ne te gjitha marreveshjet, kushti i tij kryesor ishte: Pranonte ti ndihmonte ata nese njihnin Pashallekun e tij si shtet te pavarur. Me 1803, ruset krijuan ne brigjet e Jonit ate qe quhet Republika e “Shtate ishujve”. Nderkohe qe Ali Pashes ne kete kohe i duhej te merrej jo vetem me osmanet, por edhe me ruset qe te shmangte intrigat e tyre qe financonin kryetaret e ishujve kunder Aliut.

28- Mund te cilesohet si diplomati i pare shqiptar qe firmosi nje marreveshje zyrtare me Angline kunder ruseve. Anglezet i premtuan Aliut perkrahje kundrejt Rusise dhe Turqise, ndersa ai pranonte te mbeshteste Britanine kunder Frances, pavaresisht urdhrave te Portes se Larte.

29- Nuk ishte mjeshter vetem ne lufte, por edhe ne diplomaci. Me 1806 pranon konsullin e Napoleonit, Francois Pouqueville dhe hyn ne negociata me Bonapartin kunder anglezeve. Napoleoni i premton Aliut ishullin e Korfuzit. Nderkohe qe marredheniet e komplikuara mes Turqise dhe Frances bene qe Aliu te ishte Pashai me i rendesishem per Porten e Larte.

30- Per 34 vite Ali Pasha ishte njeriu qe udhehoqi shqiptaret. Gjate kesaj kohe Pashalleku i Janines ishte me shume nje krahine autonome qe vetem formalisht i bindej Portes se Larte. Aleancat me anglezet, francezet e ruset ishin ne vartesi te Pashait te Janines dhe jo te Sulltanit.

31- Ideoi krijimin e dy shteteve. Toskeria deri ne Thesali qe do te ishte nen sundimin e dinastise se Ali Pashes. Ndersa Moreja ne Greqine perendimore do te ishte nje tjeter krahine autonome qe do te drejtohej nga greket, por nen mbrojtjen e Shqiperise. Keto do te ishin dy shtetet e para te pavarura ne Ballkan.

32- Kushtetuta do te ishte rregulli ku do te zhvilloheshin dy shtetet e reja. Sipas historianeve, Aliu do te perdorte si Kushtetute disa ligje te Revolucionit Francez. Por fama e dinakerise se Pashait ishte nje arme me e madhe sesa idete e tij shtetformuese.

ali_pasha_and_lord_byron__60_70cm__by_glejdis-d7zatdk33- Per historianet moderne, gabimi i Aliut ishte mungesa e nje qartesie per te nisur nje kryengritje mbareshqiptare. Ai beri aleanca te shumta, i shpallu lufte kujtdo qe nuk i bindej, por nuk ishte ne gjendje te formesonte nje revolucion kombetar, ashtu si greket qe pas vdekjes se Aliut shpallen pavaresine.

34- Nje nder urdhrat ku Ali Pasha nuk iu bind Sulltanit ishte ai i sulmit ndaj Karamahmut Pashes se Shkodres. Ndjenja kombetare ose jo, e verteta eshte qe Ali Pasha e kurseu jeten e shqiptarit tjeter te fuqishem ne veri te vendit duke mos e sulmuar. Por ky i fundit kur Aliu i kerkoi ndihme kunder osmaneve, zgjodhi Porten e Larte.

35- Napoleon Bonaparti do ta njihte mbret, kryetar te qeverise se Janines dhe sundimtar te pavarur te Ballkanit, nese trupat franceze do te fitonin. Konsulli i Frances ne Janine, Fransua Pukevile premtoi te gjitha keto ne emer te Napoleonit, nese Ali Pasha do te luftonte ruset. Butrinti ishte vendi qe prishi marredheniet mes Ali Pashes dhe Napoleon Bonapartit. Edhe pse ngjarjet luheshin ne Stamboll, Ali Pasha i kerkoi Napoleonit te mbante premtimin per ishujt Joniane, por Bonaparti i kerkoi Stambollit ti jepnin Butrintin si baze ne Mesdhe.

Ngjitja

36- Ali Pasha ishte rreth 170 centimeter i gjate, me trup te beshem dhe mjaft i shkathet. Kishte floke te verdhe dhe sy blu. Artin e luftes e mesoi qe femije, nderkohe qe shume vone mesoi shkrim dhe kendim.

37- Ne moshen 16-vjeçare, Aliu ishte i njohur per plaçkitjet qe bente. Ai u kap rob ne malet e Pindit ne Greqi dhe u dorezua te Pashai i Janines, por nuk iu pre koka sipas ligjeve te kohes, per shkak te nderhyrjes se bejlereve te Gjirokastres, Janines, Permetit dhe te Delvines. Ne moshen 20-vjeçare kapet per here te dyte rob pas shume plaçkitjeve ne jug nga Kurt Pashai i Beratit. Aliu arrestohet bashke me 6 persona te tjere. Por nese 6 te tjeret shkuan ne litar, Aliu shpeton nga litari fale nderhyrjeve te miqve.

38- Nga hajdut rrugesh, Aliu emerohet inspektor i rrugeve nga Porta e Larte. Ne kete detyre ai rekrutoi rreth 4000 ushtare dhe bente kontrollin e rrugeve nga Janina deri ne Termopile. Ishte i vetmi ushtarak qe siguroi rruget e jugut te gadishullit dhe kjo gje u prit mire nga Porta e Larte.

39- Ne moshen 43-vjeçare u emerua Pasha i Janines. Pas detyres si inspektor rrugesh, Porta e Larte e urdheron te vendose rregullin ne Janine.

40- Ushtrine me te madhe Aliu me urdher te Sulltanit e drejtoi kunder kryengritjeve ne Maqedoni, Thrake dhe kunder Bullgarise. Me nje ferman te posaçem, Sulltani e emeroi guvernator (vali) dhe kryekomandant (serasqer) te Rumelise ne krye te 80 mije ushtareve. Kur ishte ne kulmin e pushtetit, Aliu arriti deri ne Filopopoli. Por Porta e Larte i trembej nje sulmi nga Ali Pasha, ndaj urdheroi heqjen e titulli Vali i Rumelise dhe Serasqer

41- Titullin “Asllan”, nje nga me te rrallet qe u jepej pashallareve nga Porta e Larte, Ali Pasha e mori pas pushtimit te krahines autonome te Himares. Asnje pasha tjeter nuk kishte arritur deri ne bregdet dhe malet e saj.

42- Ai cilesohet nga historianet si nje orator i jashtezakonshem. Ishte i afte te joshte kedo ne bisede. Pamja e tij fisnike, mjekerbardhe dhe me syte blu bente qe biseduesit te harronin qe pas asaj pamjeje fshihej nje natyre e ashper dhe shume hakmarrese.

43- Kur Sulltani i hoqi titujt dhe gradat, Aliu u dergoi letra gjithe parise se Athines, Morese, Malit te Zi, Serbise, Vishise e Moldavise, ku i ftonte ne kryengritje kunder Perandorise Osmane. Por askush nuk iu pergjigj pozitivisht. Madje as Bushtatllinjte e Shkodres nuk e mbeshteten Pashain.

44- eshte i pari udheheqes ne Ballkan gjateve viteve 1800 qe ka permendur fjalen “autonomi”. Me 1820 mblodhi ne Janine gjithe parine, myslimane dhe te krishtere, ku propozoi shkeputjen nga Porta e Larte.

Jeta personale

45- Kater ishin grate qe jane martuar zyrtarisht me Ali Pashe Telenen. E para Emine Hanemi, vajza e pashait te Delvines. E dyta, Katerina e Tepelenes, e treta Jorgjia, dhe ne fund te jetes u martua me Vasiliqine.

46- Ne moshen 73-vjeçare, Aliu u martua me Vasiliqine, nje 16-vjeçare nga Pleshevica e Filatit ne Çameri. Thuhet se Aliu ishte ne Çameri per te kapur falsifikatoret e monedhave, por ne nje shtepi sheh Vasiliqine dhe i mahnitur nga bukuria e saj e merr me vete. Vasiliqia nuk pati fundin e Aliut, por nuk pati as nje jete me te mire. Pashai qe i vrau burrin kerkoi ti tregonte thesarin e Aliut. Por ajo nuk u tregoi dhe u internua ne Stamboll. Historiane te ndryshem thone se ajo me pas u martua me nje fisnik italian dhe u vu ne kerkim te thesarit te Aliut. Ndersa historiane te tjere thone se e mbylli jeten ne vendlindje ne avujt e alkoolit.

47- Nuk ka asnje shifer te sakte sesa ishte thesari i Ali Pashes. Gjate largimit nga Janina, Hurshid Pasha, mori 50 kuaj me ar dhe argjend me nje vlere te madhe monetare. Ndersa pjesa tjeter mbeti ne More dhe u perdor nga revolucionaret greke.

48- Historia qe vijon, eshte me kontradiktorja nga “bemat” e Ali Pashe Tepelenes. I rrethuar gjithnje prej femrash qe stoliste e bente me to ç’te donte, mori befas nje vendim te tmerrshem per t’i mbytur ne liqen disa nga dashnoret e te birit.

Frosina, nje greke e martuar me nje tregtar, por ishte edhe e dashura e djalit te Ali Pashes, Myftarit. Nga nje unaze e dhuruar nga Myftari, u be edhe shkaku i vdekjes se saj. Pas ankeses se gruas se ligjshme te Myftarit qe kishte zbuluar unazen, Aliu urdheroi qe Frosina te ekzekutohej dhe e hodhen ne liqenin e Janines se bashku me 17 vajza te tjera qe kishin shkelur kuroren.

49- Me trupin e ndare ne dy hapesira siç eshte Stambolli dhe Janina, Ali Pasha ende nuk e ka nje varr. Trupi i tij eshte varrosur ne Janine brenda kalase, nje vend i kthyer ne pelegrinazh. Koka mendohet se eshte ne Stamboll. Ka pasur deklarata nga qeverite e meparshme per kthimin e kokes se Aliut ne atdhe, por qe kane mbetur vetem deklarata. Duket se historia do vijoje te shkruaje te tjere kapituj pas vdekjes per kete shqiptar qe Aleksander Duma e pershkruan si teper dinak, dhe qe oborri i sulltanit e njihte si “Luani i Janines”, ndersa Viktor Hygoi e quante ‘Bonaparti mysliman’.

50- Per ta mbyllur me poetin britanik, Lord Bajronin. Sepse eshte poeti anglez ai qe i dha famen e perjetshme Aliut, duke e bere personazh te veprave te tij.

Ne vitin 1809, ne oborrin e Ali Pashes shkon poeti i madh anglez Lord Bajron. Bajroni shkruante se sapo e shikoje Ali Pashen, nga menyra se si fliste, kuptoje menjehere se nuk ishe para ndonje pashai oriental.

Per Bajronin, “Shqiperia ishte nje vend me bukuri natyrore te rralla; shqiptaret njerez te pashem, trima, krenare, me fustanella te bardha; kurse Ali Pashe Tepelena nje kapedan i eger, por jo mizor, vezir, por i pavarur, figura e trete historike pas Aleksandrit te Madh dhe pas Skenderbeut”