50 kosovare te lenduar, dhjete rende – ishin duke shkuar me autobus ne Austri

 

Rreth 50 shtetas te Kosoves, ne mesin e tyre 12 femije jane lenduar ne nje aksident rrugor te ndodhur ne jug-lindje te Serbise.

Mediat serbe njoftojne se dhjete prej tyre jane lenduar rende. Te gjithe pasagjeret jane shqiptare qe ishin nisur nga Podujeva per Salzburg te Austrise. Sipas televizionit publik serb ne autobusin nga Podujeva ishin edhe 12 femije te cilet nuk jane ne rrezik per jete.

Nderkohe ne autobus ishin 49 pasagjere. Mediat serbe thone se ky aksident ka ndodhur te shtunen ne mengjes rreth ores shtate. Ne vend kane dal ekipet urgjences nga Prokuplja qe erdhen per te ndihmuar dhe koleget nga Kursumlija dhe Nishi, te cilet kane nxjerre jashte pasagjeret e plagosur.

Pasagjeret e plagosur , sipas mediave Serbe jane derguar ne spital dhe fatmiresisht asnjeri prej tyre nuk eshte ne rrezik per jeten.

Top Channel