6 Gjera qe duhet te besoni ne menyre qe te keni sukses

“Praktiko besimet e duhura dhe ne njefare menyre bota te prezanton me ato oportunitete qe nuk do t’i njihje ne te tjera menyra, praktiko te gabuarat dhe shanset ju shpetojne nga syte si hije te mesdites, te shpejta dhe te padallueshme.”

Besimet krijojne lentet nepermjet te cilave ju shikoni boten dhe sjelljet nepermjet te cilave ju i perjetoni ato; ato jane busulla qe ju drejtojne kur rete e pasigurise, frikerave dhe dyshimeve ju peshtjellin dhe ju erresojne te ardhmen. “Praktiko besimet e duhura dhe ne njefare menyre bota te prezanton me ato oportunitete qe nuk do t’i njihje ne te tjera menyra, praktiko te gabuarat dhe ju kalojne para syve si hije te mesdites, te shpejta dhe te padallueshme.”

Ketu jane 6 besimet qe me duken esenciale nese je i vendosur te ndertoni “lentet” me ane te cilave kerkoni te shikoni rrugen drejt suksesit.

1. Besoni te Vetja Juaj

Te besoni te vetvetja eshte bere nje shprehje e rendomte, por nuk eshte ashtu. Ju keni nevoje te zhvilloni besimin e thelle se jo vetem qe mund te jeni i vendosur per zgjedhjet tuaja, por edhe qe te pranoni rezistencen ne te cilen do hasni, qofte edhe nga njerezit me te afert qe keni. Mbaj mend kur nisa biznesin tim te pare dhe nuk mora veçse nje reagim te zymte dhe mosbesimi nga miqte dhe madje te afermit e mi. Njeri prej tyre madje shkoi aq larg duke me thene se po beja gabimin me te madh te jetes sime. Isha teresisht i shushatur. Nese zgjidhni rrugen e dyshimit jini te pergatitur te zhyteni ne te derisa t’ju gelltise teresisht.

2. Besoni se gjithçka ndodh per nje arsye te caktuar

Ka dy menyra per ta lexuar kete. Njera nga ato eshte qe te parapegatitemi se do kete nje skenar, i cili do na e pengoje rrugetimin tone. Ndersa e dyta eshte se nuk ka ndonje arsye te mire sepse ndodhin gjerat negative veç faktit se ju detyrojne te gjeni nje arsye me patjeter sepse duhet te ndodhin. Problemi me te paren eshte se ju nuk ia keni idene se çfare arsyeje mund te jete. Nderkohe qe nje arsye ekziston! Nje nga gjerat me çliruese dhe me shpresedhenese qe mund te beni kur del nje pengese para jush eshte qe te gjeni nje arsye per ta perdorur si nje rruge te re qe do t’ju lançoje te suksesi i se ardhmes. Eshte e veshtire te realizohet ne pamje te pare; kur diçka e keni jashte kontrollit, ajo ju nxjerr totalisht jashte “binareve”. Por i vetmi kontroll qe keni ne ato situata eshte zgjidhja per ta gjetur nje arsye, edhe pse mund t’ju duhet ta perpunoni idene kur ta gjeni.

3. Besoni ne Idene Tuaj

Kjo eshte serish nje nga ato shabllonet per te cilat folem me lart dhe qe keqinterpretohet ne kuptimin se vetem sepse nje ide eshte ideja juaj, ajo duhet te jete e mire. Por eshte e gabuar! Ne vend te saj, besoni ne nje ide ashtu siç prinderit kane besuar te ju; prinderit nuk kane besim te femijet vetem se jane femijet e tyre, ose sepse mund te jene gjithmone ne te njejtin mendim me ta, apo sepse ata bejne gjithmone vendimet qe do donin prinderit te benin, por spse ata besojne ne aftesine e femijeve te zgjedhin dhe te modelojne rrugen e tyre drejt suksesit. Kur Apple prezantoi ne fillim iPod-in ne fakt nuk ishte ajo qe Steve Jobs kishte planifikuar. Problemi eshte se ideja origjinale nuk mund te siuronte nje fare kontrolli qe duhej te realizonte si projekt, por gjithsesi menaxhimi i te drejtave dixhitale te Apple duhet ta prezantonte patjeter ne industrine e muzikes. Keshtu qe ideja duhet te ndryshonte ne menyre radikale deri sa erdhi ne versionin e iPod-it. Por, ja qe ajo gje qe Apple nuk e kishte ne planet e saj ndryshoi pergjithmone industrine e muzikes.

4. Besoni te klientet tuaj

Asnje ide nuk vjen ne treg teresisht e kompletuar. Kjo sepse nuk mund t’i parashikoni kurre menyrat se si konsumatori do ta aplikoje idene tuaj. Eshte e habitshme se si kompani te medha dhe te sofistikuara injorojne deshirat e klienteve te tyre vetem sepse nuk duan t’i permbahen qellimit origjinal te produktit. Me keq akoma, disa sipermarres zgjedhin te mbyllin veshet para disa konsumatoreve qe kane “ankesa” ndaj produktit dhe degjojne vetem ata qe e “dashurojne” produktin e tyre. Kriticizmi eshte i veshtire per t’u marre, por grupi nga te cilet ke me shume nevoje per ta marre ate, eshte pikerisht kontigjenca e konsumatoreve. Merrni çdo kritike, pavaresisht sa armiqesore qe mund te duket. Kjo nuk do te thote qe çdo kritike eshte e duhur, por do te thote se secila prej tyre duhet te degjohet. Pavaresisht se sa e vogel eshte kompania juaj krijoni nje keshill konsumatoresh qe t’ju nihmoje t’ju drejtojne dhe t’i japin forme produktit tuaj. Dhe mos merrni ne te vetem ata qe e duan produktin tuaj, merrni edhe disa qe e “urrejne” ate.

5. Besoni te Vizioni Juaj

Kjo nuk do te thote se duhet te mbyllni syte dhe te injoroni çdo gje te papritur qe ju del nga plani juaj. Vizioni dryshon, kjo ju perfshin ju, kompanine tuaj, produktin tuaj. Nese nuk do ishte keshtu, atehere nuk do te kishte as inovacion. Problemi ketu qendron qe te adaptoni nje vizion, i cili mund te pershtatet “rruges” edhe ne nje periudhe afatgjate. Apple nuk kishte si qellim qe te krijonte MP3 me te mire, por te revolucionarizonte menyren se si degjonim muzike, se si e blinim dhe si e perjetonim ate; ne rrjedhen e 15 viteve ky vizion ka qendruar besnik, pavaresisht ndryshimeve te “buta” ose te “forta” te ndryshimeve qe i jane dashur Apple te beje per te qene ajo qe eshte sot.

6. Besoni ne Intuiten Tuaj

Se fundmi, por jo me pak e rendesishme, e cila me ka habitur ne lidhje me procesin e ”plakjes” eshte se sa shume e rendesishme eshte te besosh te intuita. Nuk mund te kuptosh te ardhmen pa faktet qe keni perjetuar ne te kaluaren. Nese inovacioni na meson dicka tjeter, eshte se modelet e se shkuares, erresojne ato te se ardhmes. Intuita eshte fuqia e te parit pertej ketyre modeleve dhe e marrjes se vendimeve qe çlirojne nga “zinxhiret” e se shkuares. Kjo normalisht nuk do te thote as qe jeni parashikues fati, por do te thote se ne menyre konstante dhe te vazhdueshme t’i kushtoni rendesi zerit tuaj, te njejtit qe ju ndihmoi te lançoni karrieren tuaj si sipermarres.

/Inc./