639 milione euro per te pasur sherbimet e Lionel Messi

Lidhur me artikullin:

Chelsea tashme e di se sa do t’i kushtoje blerja e Lionel Messi. Sic siguron ne edicionin e tij tabloidi “The Sun”, argjentinasi i ka bere te ditur klubit anglez, gjate kontakteve te realizuara ne keto ditet e fundit pretendimet e tij ekonomike dhe koston ne total te operacionit per blerjen e tij ne menyre qe te braktise “Camp Nou” dhe te luaje ne “Stamford Bridge”. Shifra eshte aq e larte sa rrezikon te te merren mendte, plot 500 milione Paund qe te konvertuar ne monedhen europiane bejne 639 milione euro.

Kjo eshte shifra qe duhet te shpenzoje ne total klubi londinez per te paguar klauzolen e largimit nga Barcelona prej 250 milione Eurosh, pagen e futbollistit gjate gjithe kohezgjatjes se kontrates si dhe kostot shtese te operacionit. Sipas raportimeve ne mediat britanike, Messi ne Londer do te perfitoje nje kontrate prej 6 sezonesh me nje page neto qe i kalon 20 milione eurot ne vit.

“The Sun” shton se po ashtu edhe Manchester City eshte informuar per koston e operacionit, ndersa citon edhe nje burim anonim nga brenda klubit te Barcelones, i cili ka siguruar se Messi ka nder mend te largohet nga klubi katalanas, pasi eshte lodhur nga episodet e papelqyeshme qe po ndodhin ne klub te cilat e bejne thuajse te pamundur per te qe te gjeje nje zgjidhje per te dale nga kjo situate.