Transporti urban ne Tirane, rritet çmimi i biletes ne 40 leke

Keshilli Bashkiak i Tiranes ne mbledhjen e tij ka vendosur te rrise tarifen e transportit urban me 33%, duke e çuar nga 30 leke ne 40 leke. Rritja u miratua me votat e PS dhe LSI, ndersa keshilltaret e PD votuan kunder.

Vendimi hyn ne fuqi nga 1 shkurti 2016. Kreu i Bashkise Erion Veliaj ka pohuar se indeksimi i çmimit te biletes duhet bere ashtu si per mallrat e tjera. Sipas tij, nese nuk behet indeksimi i çmimit te biletes ne 1 janar nuk do te kemi autobuse dhe per pasoje qytetaret do detyrohen te marrin taksi. Ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak eshte vendosur dhe per konçesionin e parkingut nentokesor tek sheshi ‘Rinia’.

Ne mbledhje eshte miratuar edhe Buxhetit i vitit 2016 dhe paketa fiskale. Sipas kryebashkiakut, kryeqyteti do te kete ne vitin 2016 nje buxhet prej afro 120 milione dollaresh, 39% e te cilat do te shkojne per investime.

/ACP/