Reshjet e fundit ndikim pozititv ne Kaskaden e Drinit, reduktohet importi i energjise

Shtimi i ndjeshem i reshjeve ne oret e fundit po jep ndikimin pozitiv ne rritjen e rezerves energjitikes ne Kaskaden e Drinit.

KESH ben te ditur se po e shfrytezon kete situate optimalisht, duke i trajtuar prurjet nepermjet ngarkimit maksimal te mundshem te agregateve te vet dhe njekohesisht duke reduktuar me rreth 75% importin e energjise elektrike te kontraktuar per periudhen kohore 02-15 janar 2016, per t’i rimarre ne nje kohe te pershtatshem gjate javeve ne vijim. Shtyrja ne kohe e importit te energjise nuk do te sjelle kosto per Korporaten.

Ne kushtet aktuale me prurje te medha dhe pas reduktimit te importit, KESH njofton se po prodhon (me kapacitetet gjeneruese te HEC Koman dhe HEC Vau Dejes) per plotesimin e nevojave te konsumatoreve tarifore vendas dhe njekohesisht per te optimizuar bilancin energjetik mes KESH dhe KEK ne kuader te marreveshjes dypaleshe te shkembimit.

Me perjashtim te rasteve kur sistemi do te kete nevoje per me shume energji, HEC Fierze do te mbahet i ndalur me qellim grumbullimin e rezerves ujore dhe lehtesimin e veprimeve operacionale per menaxhimin e situates ne dy HEC-et e tjere.

Perveç administrimit te riskut hidrologjik ne Kaskaden e Drinit, KESH sh.a po administron dhe riskun hidrologjik qe vjen nga HEC-et e vegjel, private dhe koncesionare, te cilet kane katerfishuar kapacitetin e prodhimit te energjise elektrike brenda nje harku kohor prej 24 oresh (nga 50 ME ne mbi 200 ME).

Sipas te dhenave zyrtare te Sektorit te operimit dhe monitorimit te Kaskades ne oren 13:00 niveli i HEC Fierze ishte 277.89 (1.4 m me i larte se 24 ore me pare) dhe prurjet jane rreth 1800 m3/sec (nga rreth 130 m3/sec 24 ore me pare). Ne HEC Koman niveli ishte 173.35 m, (1.8 m me i larte se 24 ore me pare) dhe prurjet anesore jane rreth 600 m3/sec (nga rreth 120 m3/sec 24 ore me pare). Nderkohe ne HEC Vau i Dejes niveli ishte 75.02 m3/sec, (0.2 m me i larte se 24 ore me pare) dhe prurjet anesore rreth 440 m3/sec (nga rreth 270 m3/sec 24 ore me pare).

KESH sh.a. njofton se po ndjek dhe monitoron nga afer dhe ne vazhdimesi situaten ne HEC-et e Kaskades se Drinit per te menaxhuar ne menyre optimale prurjet, njekohesisht duke kontribuar ne uljen e rrezikut nga permbytjet.

/Balkanweb/