Shqiperia me pagen me te ulet minimale ne Evrope e matur me fuqine blerese

Jo vetem ne vlere absolute, por edhe e matur nga standardet e fuqise blerese, Shqiperia ka pagen minimale me te ulet mes vendeve te Bashkimit Europian dhe atyre kandidate, sipas grafikeve qe jane publikuar nga Eurostat, me te dhena qe i perkasin korrikut te vitit 2015 (paga minimale per Shqiperine nuk ka ndryshuar qe nga ajo kohe).

Me rreth 300 euro ne muaj, te matura sipas standardit te fuqise blerese, (paga bruto minimale duke marre ne konsiderate diferencat ne nivelin e çmimeve, duke aplikuar metoden e fuqise blerese per shpenzimet finale te konsumatoreve), shqiptaret qe paguhen me page minimale, kane me pak mundesi per te blere ushqime e mallra te ndryshme, ne krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe fqinjet, qe ashtu si dhe ne jane ne pjesen me te madhe kandidate per ne BE.

Pas Shqiperise, pagen me te ulet minimale sipas fuqise blerese, e kane perkatesisht Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Serbia (shih grafikun).

Edhe ne vlere absolute, paga minimale ne Shqiperi, e shprehur ne euro, eshte me e uleta, ne rreth 160 euro. Me pas renditen Bullgaria, Maqedonia, Rumania dhe serbia, qe e kane pagen minimale po nen 200 euro.

Ne vendet e Bashkimit Europian, paga minimale varion dukshem, nga 194 euro ne Bullgari ne 1 923 euro ne Luksemburg.

/Balkanweb/