Raporti, kredia per bizneset bie me 13%

Bankat po kreditojne gjithnje e me pak sek torin privat per shkak te kerkeses se ulet nga bizneset. Kreditimi i biznesit mbeti i dobet edhe gjate nentorit 2015. Sipas te dhenave nga Banka e Shqiperise, per nentorin sistemi bankar dha rreth 17 miliarde leke kredi per biznesin, vlere kjo me e ulet krahasuar me tetorin, kur kredia e re kishte qene rreth 21.6 miliarde leke. Edhe nentori tregoi se kredia e re per sipermarrjet eshte e destinuar qe per vitin 2015 te beje hapa mbrapa krahasuar me vitin 2014.

Per periudhen janar-nentor 2015, totali i kredise se re per bizneset ishte 174 miliarde leke, ne renie me 13% krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Kjo situate pasqyron qarte veshtiresite e sistemit bankar per te rritur kreditimin, ne kushtet e nje kerkese te dobet nga sektori privat. Sipermarrja vijon te ngelet e pasigurt, si pasoje e dobesise se kerkeses konsumatore dhe nevojes per te rialokuar kapitalet drejt sektoreve te tjere, pasi ndertimi dhe disa prej degeve te sherbimeve duket se e kane shteruar ciklin e tyre te rritjes.

TKURRJA E KREDISE

Kreditimi eshte goditur nga tkurrja e ndjeshme ne sektoret qe mbajne peshen 60%. Sektori me peshe te rendesishme ne kreditim, qe kete vit po regjistron rritje, eshte industria perpunuese, ku kredia e re eshte zgjeruar me 5.4%. Me gjithe rritjen e kredise per bujqesine dhe per disa dege te tjera te sherbimeve, eshte e qarte. Kredia per biznese eshte tkurrur qe pas muajit maj, e ndikuar si nga nje kerkese e ulet per kredi bankare, ashtu edhe nga kushte te shtrenguara kreditimi.

Performanca nen potencial e ekonomise, pasiguria e shtuar per te ardhmen se bashku me shtimin e likuiditetit te injektuar nga qeveria ne ekonomi, kane percaktuar nje kerkese te dobet per kredi nga bizneset. Tkurrja e portofolit ne muajt korrikgusht, ka reflektuar tkurrjen e portofolit per likuiditete, nderkohe qe ajo per investime shfaq rritje te moderuar. Standardet e kreditimit kane vijuar te shtrenguara dhe kryesisht jane shprehur ne uljen e maturitetit te portofolit dhe shtimin e marzhit te rrezikut per segmente te caktuara.

Ekonomia po vuan veshtiresine per ristrukturim, nga sektoret ku eshte mbeshtetur tradicionalisht drejt aktiviteteve qe kane me shume potenciale te rritjes per te ardhmen. As ulja e ndjeshme e interesave te kredive qe jane sot ne nivelet me te uleta historike nuk po mjafton per te rritur kredine. Sistemi bankar po perballet me nje gjendje mbilikuiditeti, e cila po shkarkohet kryesisht ne uljen e interesave te depozitave.

/Balkanweb/