BB: Rritje e zbehte ekonomike per 2016

Banka Boterore vlereson se rimekembja e ekonomise shqiptare do te jete e ngadalte dhe rritja ekonomike nuk pritet te kaloje mbi 3.5 per qind as per tre vitet e ardhshme. Parashikimi pesimist vjen ne raportin e fundit mbi Prespektiven e Ekonomise Globale.

Sipas raportit per kete vit, vleresimi per rritjen ekonomike te Shqiperise eshte ulur ne 3.4 per qind nga 3.5 qe ishte parashikuar disa muaj me pare. Por me shume se korrigjimi i lehte me ulje per kete vit, shqetesimi me i madh mbetet parashikimi per rritje mediokre thuajse ne te gjithe horizontin afatmesem.
Sipas dokumentit, rritja ekonomike e Shqiperise do te fiksohet ne 3.5 per qind per 2017-en dhe 2018 ndryshe nga pritshmerite e qeverise, qe pretendon se rritja do te kerceje mbi kater perqind qe vitin e ardhshem.

Kriza globale duket se ka lene pasoja afatgjata ne ekonomine e vendit duke tronditur themelet dhe rrudhur potencialin e saj per t’u zhvilluar me ritme te shpejte. Kufizimi i rritjes ekonomike ne nivelin 3.5 per qind per te gjithe horizontin afatemesem, nese do te vertetohet, paralajmeron nje rimekembje te ngadalte te ekonomise. Kjo do te kishte pasoja jo vetem ne rritjen e mireqenies se familjeve por edhe sfidat sociale te vendit, qe lidhen me zbutjen e varferise apo mbeshtetjen e sektoreve kyc.

Se bashku me FMN, Banka Boterore eshte duke e asistuar Shqiperine ne ndertimin e nje axhende te re ekonomike permes ndihmes ne disa sektore kyç si energjia, financat apo mbrojtja sociale. Por vleresimet e reja dhe zhvillimet e fundit zhgenjyese ne ekonomine globale, paralajmerojne se edhe vitet e ardhshem do te jene te veshtire.

 

/Top-Channel/