Lotaria fiskale, sot afati i fundit i dorezimit te kuponave tatimore

Per te gjithe qytetaret, qe kane kryer blerje te ndryshme duke terhequr kuponin tatimor, nga data 15 nentor e deri ne daten 31 dhjetor 2015, sot eshte afati i fundit per dorezimin e tij per t’u bere pjese e lotarise se pare fiskale ne vend.

Rregulli i vendosur nga ministria e Financave percaktonte qe personat qe duan te jene pjese e lojes duhet t’i mbledhin kuponet dhe t’i dergojne me zarf permes Postes nga data 1 janar deri me 11 janar. Mbi zarf duhet shenuar nga vet individi qe do te marre pjese ne kete loje, numri total i kuponave brenda zarfit dhe vlera nominale totale e tyre.

Ne zarf nuk mund te kete me pak se 50 kupona dhe vlera nominale e tyre nuk mund te jete me e vogel se 5000 leke. Nuk ka kufizime ne vleren e kuponit, pasi interesi i ministrise se Financave ishte te kapte çdo lloj kuponi. Lotaria do te kete mbi 500 çmime fituese, te ndara ne dy grupe, si çmime te medha dhe ato me te vogla. Per grupin e pare, fituesit do te percaktohen sipas nje formule, qe bazohet te vlera e kuponave ne zarf dhe numri i tyre.

70 per qind e pikeve merren nga vlera e kuponave ne zarf dhe 30 per qind nga numri i tyre. Ne baze te ketij vleresimi pikesor do te behet edhe kategorizimi per çmimet. Çmimi i madh eshte mbi 1 milion leke, qe ndiqet nga 10 çmime pasuese me nga 100 mije leke.

Grupi i dyte, ai i çmimeve te vogla do te shpallet nga sistemi kompjuterik i Tatimeve, i cili perzgjedh automatikisht dhe ne menyre rastesore “bar kodin” e zarfeve. Ne kete grup ka 200 çmime me vlere 15 mije leke dhe 300 te tilla me vlere 10 mije leke.

Shorti per lotarine do te hidhet ne daten 15 janar. Shorti i pare do te sherbeje si test, nderkohe qe ministria thote se, lotaria do te vazhdoje edhe me pas, por me nje formule qe mbetet ende per t’u percaktuar.

/Balkanweb/