Qytetaret e Kosoves te mbingarkuar me kredi

Qytetaret dhe ndermarrjet ne Kosove po del te jene te mbingarkuar me borxhe nga ana e institucioneve kredidhenese. Nje pjese e madhe e pages se qytetareve shkon ne pagesen e kesteve te kredive apo ne pagesen e kesteve te kartelave te kreditit.

Ne fund te muajit nentor te vitit 2015 vlera e kredive aktive ne banka ishte 2.01 miliarde euro, nga te cilat 1.34 milarde euro kredi nga ana e ndermarrjeve dhe 673.5 milione euro kredi te individeve. Rritja vjetore e kredive ishte 8.3 perqind, sipas te dhenave te Bankes Qendrore te Republikes se Kosoves, raporton Gazeta Ekonomia.

Ne nje studim te kryer nga ana e BQK-se rezulton se 72 perqind e gjithsej huamarresve kane me shume se nje kontrate kreditore aktive, me mesatare prej 2.6 kontratave kreditore aktive, por ka numer te larte te atyre qe kane 4 e me shume kontrata kreditore aktive. Ndermarrjet kryesojne me mesatare me te larte te kontratave kreditore aktive dhe verehet se nje ndermarrje ka kredi aktive ne disa banka apo institucione mikrofinanciare.

Afer 40 perqind e gjithsej huamarresve (ekonomi familjare dhe ndermarrje) kane problem me mbingarkese te borxhit, ku vlera e kestit mujor tejkalon mbi 50 perqind te hyrave mujore neto. Ekonomite familjare kane me shume raste te mbingarkeses me borxh, ku 44.7 perqind e tyre shpenzojne me shume se 50 perqind te hyrave per pagese te kesteve, ne krahasim me 36 perqind te ndermarrjeve.

Klientet te cilet kane kredi me afat me te gjate zakonisht kane me shume probleme me kthimin e kredise, dhe po ashtu nga te dhenat mund te thuhet se ndermarrjet kane me shume probleme ne kthimin e kredise krahasuar me individet. Huamarresit qe posedonin disa kontrata kreditore aktive te leshuara nga institucione te ndryshme kane me shpesh raste te vonesave ne pagese.

Rritja e shpejte e kreditimit nga ana e bankave ne njere ane mund te jete faktor i rendesishem ne nxitjen e aktivitetit ekonomik ne vend, por rritja e kreditimit ne menyre te pakontrolluar mund te shkaktoje probleme serioze te mbingarkeses me borxhe si per individet ashtu edhe per ndermarrjet. Prandaj, institucionet kredituese me rastin e lejimit te kredive duhet te bejne vleresim te kujdesshem te kapaciteteve kredimarrese te klienteve, dhe ne vazhdimesi te monitorojne perdorimin e mjeteve per destinimin e aprovuar.

/Gazeta Ekonomia/