Urimi 2016, per sipermarresit shqiptare

*Rudina Xhunga

Alfredi i Rapsodise u nderua me çmimin “Bleta e Arte”, vitin qe shkoi. Nje çmim simbolik nuk eshte asgje per te vleresuar rapsodine e shijeve te nje djali duararte, qe e ka kthyer restorantin e tij ne Shengjin ne ndalesen e ushqimit te bukur. Nese dua ta njoh dike me gatimin e nje shqiptari, e çoj te “Rapsodia” dhe ndihem e lumtur, kur e prezantoj me pjatat e pazakonta, gjithe ngjyra dhe ere te mire te mjeshtrit.

Alfredi eshte njeriu qe dua t’i uroj kete fillim viti, nje restorant plot dhe mijera si une qe e çmojne dhe marrin kenaqesi, prej tij dhe ideve qe e shnderruan, nga njeri prej atyre qe emigruan, ne mjeshtrin e padyte te ushqimit.

Luca eshte nje mik qe une nuk di kush s’e ka mik, ne kete qytet. Ai qe nuk ka provuar pjatat e peshkut te Rozafes, ka privuar veten nga ca ndjesi aq te mira, sa tregohen me fjale. Nese ke njerez per darke dhe nuk telefonon Rozafen te te sjelle darken gati, nuk di ç’ke humbur. Nese do te hash nje dreke familjare, dhe do te shkosh diku, ku ndihesh ne shtepi, shko te Rozafa, perballe ish-Zerit te Popullit, afer ish-stacionit te trenit. Koha, gjerat i ben ish, por Rozafa ishte dhe eshte, siç ishte Ndrek Luca dhe eshte i biri, Gjergji.

Ndersa, po nuk do te hash ne restorant, por ne shtepi, nuk besoj se ka gje qe te mungon dhe nuk e gjen te Neranxi. Ata te dy, burre e grua e provuan, si shumekush, ta lene kete vend. Po ky vend nuk te le. E nisen me piper. Tani jane piperi i çdo tavoline, jane sheqeri i çdo embelsire, jane spiruline, nese te duhet.

Kur mendoj per shtepine, shtepia per mua eshte Ardeno. Eshte tavolina ku mbledh miqte dhe familjen, jane karriget e bukura, divani i madh, gjithçka me dru dhe pasion, qe ka emrin e Toninit dhe se shoqes, atij çifti, qe kush po me lexon dhe i njeh, e di mire se nuk shtoj asgje, kur tregoj per duart e mençura dhe zemren e bardhe te tyre.

E per te mos ikur nga shtepia, nuk ke shtepine e endrres, po qe se nuk hyn Gezimi ne shtepine tende. Artisti i hekurit, nje shtepie te zakonshme, i shton ca shkalle, kembe tryeze, mbajtese çelesash, kembe pasqyre, krevate dhe ca çudira te vogla, qe e bejne te madhe shtepine tende dhe pastaj, kur ai iken, ke nevoje per hudher ne shtepi.

Hudhrat bliji ku te duash, por gjitha te tjerat, qe i duhen frigoriferit dhe stomakut tend, bliji te EHW. Sepse nuk ka ushqim, pa besim. Nuk ka biznes, pa besuar. Dhe kush e njeh Luanin e kupton, pse duhet blere EHW.

Keta njerez dhe te tjere si ata, si Neli dhe Beni i kemishave te shkelqyera, Genti i Kodres se Diellit e Ullinjve, Jonida e Farmes Sotira, Marku i Valbones, Meti i parajses buzedetit, ne Sarande, Diella e Vainit, Gazi i Beratit, Paulini i Thethit, Frani i veres “Arber”, e sa te tjere qe njoh dhe s’njoh, jane Blej Shqip, bere ne Shqiperi, jane marka, vula jone e prodhimit shqiptar. Qe nje zot e di sa te veshtire e ka t’ia dale ne nje vend ku njeriu nuk i gezohen tjetrit.

Me probleme, pa plan, pa ide, me llafe e llogje ne blogje, me ligesi burokratike, pamundesi, gjoba, sipermarresit shqiptare, ata qe nuk marrin kredi per te blere te kaluaren, por te ardhmen, jane njerezit me te bekuar te ketij vendi, jane mundesia jone e vetme, per t’u zhvilluar. Jane ata qe dua t’u them gezuar ne fillim vit, paçi nje vi te mbare, se mbare per ju, mbare per te gjithe. Pa ta nuk do kete Shqiperi te re. Eshte pa zemer, kujt nuk i vjen keq per Shqiperine e vjeter, te çuar dem, per mundin e mijera njerezve, qe pane t’u shembej, brenda dites; Azotiku, Metalurgjiku, Fabrika e Llambave, Kombinati Tekstil, vetem pse çmenduria kolektive besoi te çeku i bardhe. E pra , koha tregoi qe çek te bardhe nuk pati. 25 vjet iken si iken. Qe 25 te tjere, te mos ikin kot, qe te behet ky vend, qe ta mbajme dhe te na mbaje, te paret, lokomotiva, qofshin sipermarresit tane, prodhimi yne, shqiptaret qe provuan te prodhojne Made in Albania.

U shtofshin dhe permiresofshin! Ky eshte urimi im 2016.

/Mapo/