Fjalimi i fundit i Presidentit Obama

Presidenti Amerikan Barak Obama ju drejtua per here te fundit popullit amerikan nga foltorja e Kongresit. Ky fjalim i i Presidentit Amerikan njihet ndryshe si “ State of the Union” dhe mbahet çdo vit gjate muajit janar. Qellimi i ketij fjalimi eshte prezantimi i vizionit te Presidentit para te zgjedhurve te popullit Amerikan dhe vete qytetareve.

Pasi kane kaluar 6 vjet dhe 358 dite nga dita e zgjedhjes si President i SHBA-se, Obama mbajti fjalimin e tij te fundit para Kongresit. Ai kishte premtuar nje qasje ndryshe nga heret e tjera per kete fjalim dhe e mbajti fjalen e dhene. Obama u perqendrua me shume ne te ardhmen e shtetit me te fuqishem te globit. Megjithese eshte viti i fundit i qeverisjes Obama, ai eshte zotuar qe bashke me administraten e tij do punojne pa u lodhur per vendin e tyre.

Shume gjera kane ndryshuar nga ardhmja e Presidentit Obama ne pushtet. Amerika doli nga kriza ekonomike, industria e makinave u shpetua, Amerika u shnderrua ne promotorin kryesor te ndryshimeve klimaterike dhe 160.000 trupa u rikthyen ne atdhe .

Ne fjalimin e sotem, Presidenti Amerikan foli per sfidat e se ardhmes duke ngritur disa pyetje, pergjigjet e te cilave do t’i japin jete se ardhmes:

Cilat jane hapat qe duhet te hedhim, ne menyre qe t’i japin mundesi dhe siguri gjithesecilit ne ekonomine e re?

Si mund ta perdorim teknologjine per te punuar per ne dhe jo kunder nesh, ne veçanti kur duhet te zgjidhim sfidat tona me te medha?

Si mund ta mbajme Ameriken te sigurte dhe ta udheheqim boten pa u bere polici i saj?

Ne fund, si mundet te kemi nje politike qe te reflektoje çfare eshte me e mira jone?

Presidenti beson se nese amerikanet punojne se bashku per te zgjidhur sfidat qe kane perpara, ata mund te krijojne nje te ardhme me te mire per gjeneratat qe do vijne. Per kete arsye Barak Obama do te ndermarre disa veprime te rendesishme per te rritur perpjekjet per ndryshimet klimaterike dhe te ule varesine nga lendet djegese. Administrata e tij do te vazhdoje investimet per kerkime shkencore dhe do te siguroje qe gjenerata tjeter te kete edukimin e duhur ne fushen e shkencave kompjuterike dhe teknologjise. Ky edukim njihet me shkurtimin STEM ose Science, Technology, Engineering , Mathematics education, pra nje arsim qe priret drejt shkences, teknologjise, inxhinierise dhe matematikes. Presidenti Obama do te vazhdoje ta mbaje Ameriken te sigurte dhe te forte nepermjet politikave qe nuk e izolojne SHBA-ne nga arena nderkombetare.

Ne fjalimin e fundit te mbajtur para Kongresit, Obama deklaroi se do te bente gjithçka per te perkrahur zhvillimin e potencialit te amerikaneve. E ardhmja ishte epiqendra e vizionit te Presidentit Amerikan.

“Kjo eshte nje e ardhme ku çdo amerikan qe punon fort ka mundesine per t’ja dale.”

“Kjo eshte nje e ardhme ku inovacioni amerikan shpeton jete, krijon vende pune dhe mbron planetin tone.”

“Kjo eshte nje e ardhme ku lidershipi amerikan i duhet globit me shume se ne shekullin e 20-te.”

“Se fundi, kjo eshte nje e ardhme ku interesat personale nuk do te ndikojne ne qeverisje, por çdo ze amerikani do te degjohet.” deklaroi President i pare me ngjyre i SHBA-se.

Me poshte mund te gjeni fjalimin e plote te Presidentit Obama.

 

/Artikulli u publikua me pare nga Business Magazine Albania.