Ekonomia gjermane rritet me 1.7% gjate 2015-s

Ekonomia gjermane u zgjerua me nje hap prej 1.7 per qind pergjate 2015-es, duke shenuar nje permiresim te ndjeshem ne krahasim me vitin paraardhes.

Keshtu, te dhenat paraprake te institutit te statistikave ne vend sinjalizojne se 2015-ta ka qene viti me i suksesshem nder 4 vitet e fundit per ekonomine me te madhe te Eurozones. Konsumi privat konfirmohet si lokomotiva e kesaj performance, pasi ka shenuar rritjen me te madhe qe prej vitit 2000.

Shpenzimet e familjareve jane nxitur nga rritja e pagave, inflacioni anemik dhe punesimi ne shifra rekord. Kreu i institutit te statistikave ne vend konfirmoi konsumatorin si faktorin kryesor te rritjes. Konsumi privat u rrit me 1.9 per qind pergjate 2015-es, duke kontribuar me 1 per qind ne normen e rritjes vjetore.

Shpenzimet publike nderkohe, kontribuan me 0.5 per qind, dhe tregtia me 0.2 per qind. Rritja e Prodhimit te Brendshem Bruot te Gjermanise pergjate 2015-es rezulton ne linje me pritshmerite e qeverise. Per vitin aktual, Berlini projekton nje norme rritje prane 1.8 per qind.

/Telegrafi/