Produktet e 12 kompanive kosovare ne International Green Week ne Berlin

Nga e enjta 12 kompani prodhuese e perpunuese nga Kosova, do te prezantojne dhe shesin produktet e veta ne Panairin me te madh te bujqesise ne bote, International Green Week qe mbahet nga e enjtja ne Berlin. Kosova po merr pjese ne kete panair ne mesin e shume shteteve te botes. Keto 12 kompani jane derguar atje nga Ministria e Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Malli nga Kosova behet e ditur se tashme ka mberritur ne Gjermani dhe se pavijoni i Kosoves prej 100 metrave katrore eshte ne rregullim.

Ministri Memli Krasniqi eshte shprehur shume i lumtur qe çdo dite e me shume prodhimet nga vendi po kane mundesi te reja te qasjes ne tregun evropian.
“Prezantimi ne kete panair vjen ne kohen kur hyn ne fuqi MSA dhe kompanite tona mund te shfrytezojne kete ngjarje te madhe qe te kontaktojne me afarsite nga mbare bota, per te pare mundesite e bashkepunimit ne veçanti per eksport. Ne kemi derguar atje prodhime shume te mira dhe unike qe padyshim do te lene shije te mire per te gjithe vizitoret dhe pjesemarresit”, tha ministri Krasniqi.

Keto kompani do te prezantohen ne panair:
1- Agroproduct sh.p.k
2- Hit Flores
3- Besiana
4- Frutomania
5- StoneCastle
6- Pestova
7- Abi Progres
8- Koperativa Krusha
9- Amo
10- Fungo F
11- Sole Kosova
12- Bodrumi i Vjeter

Ministri Memli Krasniqi thote se ministria po ben perpjekje qe edhe ne forma te tjera te prezantoje prodhimet e vendit neper bote, te cilat po zgjerohen dhe po rrisin cilesine. Ministri po ashtu theksoi se do te rritet mbeshtetja e MBPZHR-se per fermat dhe bizneset e perpunimit permes granteve ne menyre qe ato te rrisin prodhimin, cilesine dhe te hapin vende te reja pune.

Perveç MBPZHR-se, shkuarjen e prodhimeve nga Kosova ne kete panair e kane mbeshtetur edhe GIZ, KIESA, Ministria e Puneve te Jashtme dhe USAID.

/Telegrafi/