Pagat ne Kosove te pamjaftueshme te mbulojne shpenzimet

Per te mbijetuar nje familje gjashte anetareshe ne Kosove, vetem per konsum, sipas te dhenave zyrtare, nevojiten 634 euro ne muaj. Nga kjo vlere i bie qe nje person ne Kosove, per konsum te shpenzoje 105 euro ne muaj, apo te kete ne dispozicion per shpenzime 3.5 euro ne dite.

Bashkim Bellaqa, drejtori i Departamentit te Politikave Sociale ne Agjencine e Statistikave te Kosoves, ka thene per Radion Evropa e Lire se shuma me e madhe e kesaj vlere shpenzohet per ushqim dhe banim. “Kategorite kryesore te konsumit jane ushqimi, banimi, alkooli, duhani, transporti dhe veshmbathja, te cilat paraqesin 85 per qind te konsumit te pergjithshem, kurse shtate kategorite e tjera te konsumit perbejne 15 per qind te konsumit te pergjithshem”, ka thene Bellaqa.

Ai gjithashtu tregon se konsumi vjetor per ekonomite familjare ne Kosove, sipas statistikave te vitit 2014, eshte mbi 7600 euro, kurse konsumi per koke banori rreth 1400 euro. Burim i rendesishem i te ardhurave te ekonomive familjare, sipas Agjencise se Statistikave te Kosoves, jane rrogat dhe pagat nga sektori publik.

Vlera prej 634 euro per konsum mujor eshte e paperballueshme per shumeqytetare, pasi ne Kosove llogaritet shkalle e larte e papunesise dhe e varferise, kurse qytetaret qe punojne kane paga te uleta.
Selatin Kaçniku, udheheqes i organizates joqeveritare “Konsumatori”, edhe pse dyshon ne saktesine e te dhenave zyrtare, thote se konsumatoret kosovare ushqehen ne dem te shendetit te tyre.

“Eshte shkathtesi e jashtezakonshme se si nje familje gjashte anetareshe arrin te ushqehet dhe ta perballoje muajin. Nese llogaritet fakti se shporta mujore kushton 115 – 125 euro ne muaj, dhe qe konsumatoreve u nevojiten disa shporta gjate muajit, atehere rezulton se ne (qytetaret) ushqehemi ne dem te shendetit tone. Me 600 euro ne Kosove mund te mbijetosh, por jo te thuhet se ka mireqenie sociale”, thote Kaçaniku.

Edhe qytetaret thone se çmimet ne Kosove jane shume te larta, krahasuar me pagat qe marrin. Ata madje pohojne se shporta e konsumatorit ne Kosove eshte shtrenjtuar qe nga muaji shtator, nga hyrja ne fuqi e Ligjit te ri mbi Tatimin Mbi Vleren e shtuar.

Me kete ligj, per disa artikuj baze, norma e tatimit mbi vleren e shtuar eshte ulur nga 16 ne 8 per qind, kurse per produktet te tjera, norma e tatimit eshte ngritur ne 18 per qind.

Valdete Berisha, me profesion juriste, punon ne sektorin publik. Ajo thote se po verehet rritje e çmimeve ne shume artikuj ushqimore. “Pas ndryshimit te normes se tatimit, çmimet per shume artikuj jane shtrenjtuar. Pothuajse te gjitha produktet e nevojshme per shporten time, koheve te fundit po i marr me rritje”, thote Valdetja.

Ndryshe, paga neto mesatare ne Kosove per sektorin publik eshte 429 euro, derisa, sipas te dhenave te organizatave ekonomike ne sektorin privat, paga mesatare eshte rreth 349 euro.
Sipas te dhenave zyrtare, shkalla e papunesise ne Kosove eshte mbi 35 per qind, varferia e pergjithshme afer 30 per qind, kurse varferia ekstreme eshte 10 per qind.

/Gazeta Ekonomia/