Interesimi per prodhimet nga Kosova ne International Green Week ne Berlin

Vizitore te shumte te panairit ‘Interantional Green Week’ ne Berlin jane interesuar dhe kane blere prodhimet nga Kosova qe po prezantohen ne kete ngjarje te madhe per bujqesine ne bote. Ministri i Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi se bashku me perfaqesuesit e 12 kompanive nga Kosova qe po marrin pjese ne kete panair, kane pavijonin e Kosoves, e ku kane marre pjese edhe afariste shqiptare e te tjere ne Gjermani si dhe Ministri i Bujqesise se Shqiperise, Edmond Panariti.

Ne kete panair po marrin pjese shume shtete nga e mbare bota. Nga Kosova po prezantohen kompani prodhuese dhe perpunuese te pemeve dhe perime, frutave te malit, kerpudhave, etj.

Ministri Memli Krasniqi tha se Kosova po ben nje prezantim mjaft dinjitoz dhe ka sjelle para konsumatorit evropian prodhime cilesore e qe mund te jene konkurrente ne tregun evropian.

“Shume prej ketyre produkteve tashme kane gjetur treg ne marketet evropiane por ky panair dhe shume panaire te tjera nderkombetare qe ne do t’i dergojme prodhimet tona jane mundesi ideale qe agrobizneset tona te krijojne lidhje me agrobiznese nga mbare bota, qe ne te ardhmen te rrisin eksportin”, tha ministri Krasniqi.

Perfaqesues te agrobizneseve pjesemarrese jane shprehur shume te lumtur me kete mundesi qe iu eshte ofruar atyre.

“Per neve eshte shume me rendesi ky hap i ndermarre nga ministria sepse vertet ne kemi nevoje qe prodhimet tona t’i shesim edhe ne vendet e tjera, sepse keshtu ne kemi qendrueshmeri dhe rritje te afarizmit”, ka thene Fatmir Krasniqi nga kompania per prodhimin dhe perpunimin e kerpudhave Fungo FF.

Ky panair do te qendroje i hapur per gati dy jave dhe eshte i hapur per vizitoret. Perveç prezantimit, prodhimet ne kete panair edhe mund te shiten.

/Telegrafi/