Filmi “Shok” i nominuar per “Oscar,” flasin protagonistet (VIDEO)

Rrugetimi i filmit “Shok” deri te nominimi per “Oscar”, duke shenuar historine ne kinematografine mbareshqiptare, nuk ishte aspak i lehte. Por, sfidat e ketij filmi nuk kane perfunduar. Deri ne ceremonine e ndarjes se çmimeve “Oscar” u nevojitet edhe perkrahja institucionale, duke marre parasysh shpenzimet e nevojshme per lobim ne Hollywood.

Producenti Eshref Durmishi tregon per Top Channel se, perveç producenteve vendas dhe nga Anglia, ishte i nevojshem edhe angazhimi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, per te lobuar drejt suksesit. Dhe kjo eshte realizuar me mjete vetjake nga autoret e filmit.

“Rrugetimi nuk ka qene i lehte, sepse ne, vertet jemi perkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosoves me nje fond prej 25 mije eurosh, por kjo nuk ka qene e mjaftueshme per ta realizuar filmin. Por fati yne i mire ka qene qe kemi pasur bashkeproducente angleze dhe nje pjese te madhe te mjeteve financiare i kemi siguruar si postproduksion, ndersa kamerat kane ardhur nga Anglia. Se fundi ne kemi pasur nje publicist ne Los Angeles, qe ka bere fazen e pare te marredhenieve me publikun, apo te publicitetit. Ate e kemi paguar me parate tona deri dje dhe ka qene i kontraktuar deri dje”, tha Eshref Durmishi, producent/aktor i filmit “Shok”.

Durmishi u beri thirrje institucioneve, qe te ndihmojne financiarisht deri ne fund te ketij rrugetimi. Ai shtoi se, Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit ka premtuar qe do te qendroje prapa ekipit, per te ndihmuar ne te gjitha format e drejtimet e nevojshme.

Ndersa regjisori i filmit, Jamie Donoughue, i cili me filmin “Shok” ka debutuar si regjisor, tha se qellimi i tij eshte arritur, qe bota te dije me shume per Kosoven dhe ate çfare ka ndodhur gjate luftes se fundit.

“Ndjenja eshte fantastike, sepse ka funksionuar ajo qe jemi perpjekur te perçojme permes filmit. Audienca nderkombetare eshte shprehur se, nuk e kane kuptuar çfare ka ndodhur ne Kosove, por tashme kane mesuar, tani dine mjaftueshem per Kosoven dhe do te vazhdojne se hulumtuari. Kjo eshte nje gje shume e madhe, sepse eshte pikerisht ajo çfare kemi shpresuar. Tani, per shkak te nominimit per ‘Oscar’, miliona njerez do te mesojne per Kosoven. Nuk di si ta pershkruaj, eshte fantastike. Jam shume i lumtur per filmin, per veten, por me e rendesishmja per Kosoven si shtet, si dhe njerezit ketu. Per te qene filmi i pare i nominuar eshte nje nder i madh dhe jam shume i lumtur, qe jam pjese e kesaj historie”, tha Jamie Donoughue, regjisor i filmit “Shok”.

Duke e cilesuar Kosoven si nje shtepi e dyte, Donoughue tha se, gjithmone do te kthehet atje te realizoje te tjere filma.

Filmi “Shok”, ku trajtohet miqesia e dy te miturve ne kohe te veshtira lufte ne Kosove, eshte i bazuar ne nje ngjarje te vertete, nje pjese e se ciles eshte ngjarja personale e producentit dhe aktorit Eshref Durmishi.

Ndersa protagonistet Lum Veseli dhe Andi Bajgora, femije qe nuk e kane perjetuar luften, nuk e paten te lehte realizimin e roleve.

“Ne, ne fillim e kemi pasur te veshtire, sepse nuk e kemi perjetuar luften, por me tregimet prej prinderve, Eshrefit dhe gjithe ekipit e kemi pasur me te lehte”, tha Lum Veseli, aktor i “Shok”.

“Ishte diçka shume e madhe. Duke menduar edhe anen tjeter, tashme jemi edhe ne historine e kinematografise, jo veç kosovare, por mbareshqiptare”, tha Andi Bajgora, aktor i “Shok”.

Autoret kane nje mesazh edhe per mediat serbe, te cilat e kane cilesuar nje film me ngjarje te manipuluara. “Po, shpresoj qe ne te sjellim ‘Oscar’-in ne Kosove dhe do te perpiqemi qe ta shfaqim filmin edhe ne Beograd”, tha Eshref Durmishi, producent/aktor i filmit “Shok”.

 

/Top-Channel/